AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Reforma për drejtësi apo për pushtet

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA

Pas fjalive bombastike me standarde, Europë e Amerikë, fshihet një dëshirë më tokësore mbi kontrollin e drejtësisë nga qeveria e radhës.

Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama i shtrëngon dorën aleatit të vet në qeveri Ilir Meta ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha i shtrëngon dorën presidentit Bujar Nishani gjatë konferencës mbi reformimin e sistemit të drejtësisë, në Tiranë më 6 tetor 2014. Foto: LSA

Politikanët shqiptarë, nga Presidenti e deri tek kryetari i ndonjë komune të humbur që shumë shpejtë do të shkrihet për shkak të reformës administrative, e artikulojnë nevojën për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë si një detyrim ndaj procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në fakt, nuk është shumë e qartë nëse nisma për reformë në drejtësi, është me të vërtetë për të reformuar drejtësinë apo është pjesë e luftës së zakonshme për pushtet ku institucionet teorikisht të pavarura si Këshilli i Lartë i Drejtësisë që kanë qenë në të shkuarën të varura nga qeveria e radhës, aktualisht ajo e shkuara, të hyjnë në varësinë e qeverisë së radhës, pra asaj aktuale.

Në tryezën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani të hënën, të gjithë binin dakord në këtë pikë, ka nevojë për reformë dhe reformë të thellë, edhe pse kur vjen puna për mënyrën se si do të ndërmerret kjo reformë e çfarë do të ndryshojë, vazhdojnë të jenë të ndarë.

Vëzhguesit u gajasën me fjalitë bombastike të krerëve të politikës, ku korrupsioni qe një fjalë e përgjithshme dhe aspak konkrete.

“Ne mund të fshihemi pas Kushtetutës dhe mund t’i tregojmë njëri-tjetrit ligjet, e mund të bëhemi zëdhënësit më të zhurmshëm të lirive dhe të drejtave të gjykatësve e të anëtarëve të korruptuar të KLD-së, por kjo nuk do të na ndihmojë të shkojmë në Europë,” deklaroi kryeministri Rama.

Presidenti Nishani, që nuk ndan të njëjtin opinion me kryeministrin për sa i përket gjyqtarëve dhe të drejtave të tyre, ishte po aq i qartë se nga buronte nevoja për ta reformuar sistemin.

“Vendimi inkurajues i Këshillit Evropian, i cili vendosi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, vlerësonte progresin e arritur nga Shqipëria në disa fusha parësore, përfshirë reformën në drejtësi, dhe po kështu ripërcaktoi prioritetet ku puna duhet të vijojë me përparësi, me qëllim hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian,” Nishani tha.

Ndërsa për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, reforma në drejtësi nuk kërkon as më pak dhe as më shumë, se “ekspertiza europiane dhe euro-amerikane.”

Elementi më shqetësues i të gjithë kësaj qe që krijohet përshtypja se palëve politike në Shqipëri, nevoja për një sistem gjyqësor të pa korruptuar i duket si një andrallë e sjellë nga Brukseli dhe jo si nevojë për të përmbushur funksionin themeltar të shtetit, atë të drejtësisë.

Që kur Shqipëria filloj procesin e anëtarësimit në BE shumë dhe shumë vite më parë, çdo reformë apo vendim, nga importi plehrave e deri tek vendosja e çadrave të plazhit në sezonin e verës, argumentohet me togfjalëshin standarde europiane.

Qeveria duket sikur beson se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është thjeshtë e imponuar nga standardet e Brukselit dhe përballë kësaj, delikatesa të tilla si gjyqësor i pavarur, ligj apo kushtetutë, nuk kanë rëndësi.

Nga ana tjetër presidenti mbron kontrollin e tij mbi gjyqësor duke pretenduar që reforma e duhur kërkon konsultime të mëtejshme sipas standardeve Europiane, që praktikisht i blen kohë atij, opozitës dhe të besuarve të tyre në drejtësi.

Edhe pse të dyja palët përdorin BE-në si argument, interesat që fshihen mbas fjalimeve plot me referenca ligjesh, ose pa referenca ligjesh, standardesh dhe komisionesh ndërkombëtare si ai i Venecias, janë më vendore dhe lidhen ngushtë me pushtetin dhe influencën e tyre mbi sistemin e drejtësisë.

Është e paqartë kush do të dalë fitimtar nga beteja midis presidencës dhe opozitës nga njëra anë dhe qeverisë dhe mazhorancës nga ana tjetër për kontrollin e sistemit të drejtësisë. Në të shkuarën qeveria gjithmonë ka triumfuar edhe pse me kosto, por këtë herë nuk është e thënë që historia detyrimisht të përsëritet.

Megjithatë, qytetarët shqiptarë duhet të ndihen minimalisht të lënë pas dorë, që edhe kur vjen puna për një reformë kaq themeltare, kurrkush nga klasa politike nuk i referohet detyrimeve që këto të fundit kanë ndaj zgjedhësit apo taksapaguesit. Minimalisht mund të na kishin futur ke lista e gjatë e referencave që listohet në fjalimet e secilës palë.

Në emër të Bashkimit Europian janë marrë shumë vendime dhe ja kaluar shumë ligje këto njëzet vjet. Gjithmonë e më pak vendimet qe merren në emër të Republikës bëhen duke ju referuar detyrimeve që klasa politike i ka qytetarëve Shqiptarë.

Një pjesë e mirë e kësaj oligarkie politike ka qenë aq gjatë në pushtet me metoda që nuk janë aspak demokratike, sa praktikisht ka harruar se ndaj qytetarëve mund të ketë edhe ndonjë detyrim, dhe amnezia e tyre kolektive kërkon më shumë se ekspertizë ‘euro-Amerikane’ për t’u kuruar.

Etiketa: AdministrativeBashaBashkimin EvropianBashkimit EuropianBEBrukseliBujar NishanidetyrimEdi RamaEuroFushaGjykatëGjyqgjyqtarIlir MetaKEKorrupsionikostoKryeministri Edi RamaLigjLuftaLulzim BashaMetanismaPunaQeveriaRamaReformashqipShqipëriShqipëriaVendimVendimetVendimiVëzhguesit
Tjetri
Landfilli i vjetër i Shkodrës mbetet kërcënim për banorët e periferisë

Landfilli i vjetër i Shkodrës mbetet kërcënim për banorët e periferisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.