Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Opinion

Rënia ekonomike sfidon reklamat e qeverisë

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
18:15 | 06/10/2014
Në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Rënia ekonomike sfidon reklamat e qeverisë

Një nga reklamat e qeverisë për 300 ditët. Foto: Facebook/Edi Rama

Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse rënia ekonomike e shënuar në tremujorin e dytë të këtij viti nuk përbën lajm, kriza e thellë ekonomike që përballet vendi meriton më shumë vëmendje.

Një nga reklamat e qeverisë për 300 ditët. Foto: Facebook/Edi Rama
Një nga reklamat e qeverisë për 300 ditët. Foto: Facebook/Edi Rama

Instituti i Statistikave publikoi sot lajmin se prodhimi i brendshëm bruto apo Vlera e Shtuar Bruto, për tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar rënie me 0.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekonomia rezulton se ka rënë pikërisht në përmbyllje të 300 ditëshit të parë të qeverisë së re, e cila me këtë rast mbushi vendin me tabela reklamash. Njëra prej tabelave të reklamave thoshte: “Në 300 ditë rikthyem rritjen ekonomike”.

Në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria realizoi rritje ekonomike në masën 1.65 për qind.

Sikur të mos qe reklama e gënjeshtërt e qeverisë për “rikthim rritjeje ekonomike” as rritja e tremujorit të parë dhe as rënia e tremujorit të dytë nuk do të kishte kurrfarë rëndësie.

Nga pikëpamja praktike, shqiptarët nuk u pasuruan në tremujorin e parë dhe nuk u varfëruan në tremujorin e dytë. Shqipëria ka prodhim të brendshëm bruto shumë të vogël (dmth është shumë e varfër) aq sa faktorë të ndryshëm natyrorë apo të tjerë ndikojnë në rritjen apo uljen e PBB-së. Dhe më e rëndësishmja, qeveria nuk është se ka ndonjë rol as në rritje e as në ulje.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë pësoi rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për shkak se vitin e kaluar, qeveria kishte marrë borxhe për të ndërtuar rrugë. Vetëm rruga Tiranë-Elbasan, e cila vijon të jetë e papërfunduar dhe që u ndërtua me kredi të huaj, mjafton për të shkaktuar rritje në tremujorin e dytë 2013. Ky është ilustrim për problemin e përmasave. Një ekonomi me vlerë prej vetëm 10 miliardë eurosh, 100 milionë euro kredi mjaftojnë për të rritur  PBB-në me 1 për qind. Por ky është edhe një nga defektet e PBB-së si tregues; nuk merr parasysh burimin. Kur kjo kredi të shlyhet, natyrisht që ajo do të shkaktojë rënie në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Në mënyrë të ngjashme qe rënia me 30 për qind në prodhimin e energjisë elektrike këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

Shqipëria ka një histori të gjatë ulje-ngritjeje të PBB-së në normën 1 apo më pak për qind të shkaktuar nga fenomene të tilla. Një rast i tillë për shembull është mbyllja e kompanisë Belle Air vitin e kaluar. Si kompani shqiptare, ajo regjistrohej te prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë. Kur ajo u  mbyll, u zëvendësua nga kompani të huaja. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët ndërprenë së përdoruri transportin ajror, vetëm se në këtë rast, volumi i biznesit në këtë sektor llogaritet si PBB e Italisë apo Austrisë.

Por përveç faktit se rënia ekonomike me 0.65 nuk përbën ndonjë lajm domethënës për jetën e përditshme të shqiptarëve, fakti tjetër është që Shqipëria ka tashmë prej vitesh një krizë të thellë ekonomike, nga ato lloj krizash që kërkojnë vendimmarrje të fortë për t’u zgjidhur.

Plani i qeverisë dhe i FMN-së i shpallur vitin e kaluar, për të zbutur ngërçin ekonomik përmes shlyerjes së faturave të prapambetura ndaj biznesit dhe rigjallërimit të biznesit dhe të sektorit bankar, duket se nuk po funksionon. Qeveria ka shlyer një pjesë të mirë të detyrimeve të prapambetura që pati marrë përsipër të shlyente, kreditë e këqija nuk kanë pësuar rënie. Përkundrazi, të dhënat e fundit tregojnë se janë rritur më tej në 26 për qind të të gjithë portofolit të kredive bankare.

Qeveria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të të punësuarve në ekonominë formale urbane me 40 mijë vetë të regjistruar në sigurimet shoqërore e shëndetësore. Ky është fakt i prezantuar jo vetëm në reklamat e qeverisë, por edhe në statistikat e ISSH. Vetëm se kjo rritje e punësimit formal nuk duket të ketë sjellë ndonjë pasojë tjetër pozitive në ekonomi. Papunësia e regjistruar mbetet po aq sa ka qenë, 144 mijë vetë. Papunësia e matur me vrojtim nga INSTAT mbetet 18.9 për qind, po aq sa vitin e kaluar. Do të duhet ndonjë gjeni për të shpjeguar këtë kontradiktë. Por një shpjegim mund të jetë që këto 40 mijë vetë kanë qenë të punësuar pa sigurime më parë dhe thjeshtë sa janë siguruar aktualisht me paga të ulëta. Ndonëse është pozitive lufta kundër informalitetit në ekonomi, kjo nuk mjafton për të shlyer malin me borxhe të vendit dhe as për të siguruar rritje ekonomike të konsiderueshme. Aq të konsiderueshme, sa të mund të përbëjë lajm.

Tjetri
Vanessa Redgrave jep premierën e filmit për protestat e Bosnjës

Vanessa Redgrave jep premierën e filmit për protestat e Bosnjës

Më të lexuarat

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

20:01 | 24/06/2022
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit

KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme

15:17 | 22/06/2022
Rënia ekonomike sfidon reklamat e qeverisë

Rënia ekonomike sfidon reklamat e qeverisë

18:15 | 06/10/2014
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

17:11 | 22/06/2022
Marsida Frashëri u dërgua për rishkollim pas mbajtjes në sirtar të çështjeve

Marsida Frashëri u dërgua për rishkollim pas mbajtjes në sirtar të çështjeve

12:35 | 22/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.