Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Grafiti Islamik në Manastirin Serb të Kosovës Ngjall Zemërim

Nektar ZogjaniSimo GacesaNgaNektar ZogjanidheSimo Gacesa
14:22 | 13/10/2014
Në Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Grafiti Islamik në Manastirin Serb të Kosovës Ngjall Zemërim

Një nga grafitit në manastir.

Share on FacebookShare on Twitter

Politikanët në Prishtinë dhe Beograd kanë dënuar grafitin me  emrin e Shtetit Islamik dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në manastirin mesjetar ortodoks serb në Visoki Deçani.

Një nga grafitit në manastir.
Një nga grafitet në manastir.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi vandalizmin e manastirit të shekullit 14 në perëndim të Kosovës, një zonë e mbrojtur nga UNESCO që ka qenë prej kohësh në qendër të mosmarrëveshjeve mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Akte të tilla vandalizmi “nuk kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve dhe janë në konflikt me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike, që janë bazat e shtetit tonë,” tha Jahjaga.

“Kalifati po vjen”, “IS” dhe “UÇK” janë mes grafitive të shkruara në muret e jashtme dhe ndërtesat e vogla të manastirit të dielën, sipas fotografive të vandalizmit të publikuara nga dioqeza Sava Janjic në llogarinë Twitter.

Marko Djuric, drejtor i zyrës së qeverisë serbe në Kosovë, i bëri thirrje forcës së Kosovës në NATO, KFOR, për të rikthyer sigurinë në manastir dhe po ashtu i bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës të arrestojë përgjegjësit.

“Mesazhe si këto që janë shfaqur në manastir me siguri krijojnë frikë dhe ankth mes popullsisë serbe,” tha Djuric.

Zona e lashtë është sulmuar nga protestuesit disa herë që prej luftës së Kosovës, dhe ka qenë në fokus të demonstratave kundër një vendimi gjykate vitin e shkuar që i dha tokë manastirit jo ndërmarrjeve të Kosovës.

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ish-lider politik i UÇK, tha ndërkohë se UÇK nuk mund të krahasohej me luftëtarët e Shtetit Islamik.

“Dora e dikujt që shkruan emrin e UÇK në një fjali që përmban edhe fjalët ISIS nuk është dora që i uron mirësi shqiptarëve dhe komuniteteve në Kosovë po ashtu,” shkroi Thaçi në profilin e Facebook.

Ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit që kanë njësi xhihadiste ose njësi ekstreme pan-ortodokse, ne kemi luftuar të mbështetur nga aleanca më e madhe në botë, NATO,” shtoi ai.

Visoki Deçani është një nga zonat e njohura të trashëgimisë serbe në Kosovë, e krijuar në vitin 1327 dhe ku ndodhet varri i themeluesit, Mbretit Stefan Uros ‘Deçanski’, ndërsa se tani është pjesë e territorit të populluar nga shqiptarët etnikë.

Tjetri
Serbia kthen në Kosovë eshtrat e 12 viktimave të luftës

Serbia kthen në Kosovë eshtrat e 12 viktimave të luftës

Më të lexuarat

Grafiti Islamik në Manastirin Serb të Kosovës Ngjall Zemërim

Grafiti Islamik në Manastirin Serb të Kosovës Ngjall Zemërim

14:22 | 13/10/2014
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.