AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Opozita maqedonase kërkon transparencë për buxhetin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Julien Jorge

Opozita bëri thirrje për ndërmarrjen e masave të reja që do të rrisin transparencën ndaj buxhetit, do të ndihmojnë njerëzit e thjeshtë që të kuptojnë më mirë financat publike, si dhe do të sigurojë që Maqedonia nuk do zhytet më thellë në borxhe.

Foto: Julien Jorge
Foto: Julien Jorge

Partia opozitare e Social Demokratëve, SDSM, i bëri thirrje qeverisë ditën e djelë që të fillojë të publikojë çdo vit të ashtuquajturin ‘buxhet civil’, i cili do të jetë një version i thjeshtëzuar dhe më lehtë i kuptueshëm i planit vjetor financiar të vendit.

Si pjesë të këtij propozimi me dhjetë pika, opozita kërkoi gjithashtu zhvillimin e një aplikacioni në internet të aksesueshëm nga publiku, i cili do të përmbante informacion të detajuar mbi të gjitha kontratat e prokurimeve publike që janë duke u vënë në jetë.

“Kjo do të nxiste përgjegjshmërinë fiskale, si dhe do të lejonte njerëzit të kishin informacion mbi shpenzimet publike dhe të merrnin pjesë në diskutime të gjera mbi politikat fiskale të vendit,” tha Dragan Tevdovski, kryetari i komisionit të ekonomisë së SDSM.

Partia SDSM po kërkon publikimin e të dhënave të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit çdo gjashtë muaj në mënyrë që të monitorohet borxhi i përgjithshëm i qeverisë.

Për më shumë, SDSM kërkon që qeveria të ketë detyrimin ligjor që të publikojë çdo muaj numrin e saktë të nënpunësve civilë, si dhe informacionin e detajuar se në cilat institucione janë të punësuar.

Gjatë viteve të fundit, Maqedonia është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për mosraportimin e numrit të nënpunësve civilë, i cili sipas kritikëve të saj mund të jetë një nga barrat më të mëdha për buxhetin.

Opozita e vendit ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë për shpenzime jo-transparente, pavarësisht se këto akuza janë hedhur poshtë nga kjo e fundit. Një nga projektet kryesore që dyshohet se po thith shuma të mëdha të të ardhurave publike pa përgjegjshmërinë e mjaftueshme është dhe ai i financuar nga qeveria për restaurimin e kryeqytetit, Shkup 2014.

Maqedonia e ka braktisur që nga viti 2010 praktikën e saj të mëparshme mbi publikimin semestral të të dhënave mbi borxhin publik dhe tashmë raporton mbi borxhin publik vetëm një herë në vit.

Të dhënat e fundit të qeverisë mbi nivelin e borxhit u bënë të ditura gjatë Programit Ekonomik për pre-anëtarësimin në BE, të cilat deklaruan borxhin në nivelin e 40.2 për qind të GDP-së ose të rritur me mbi 3.2 miliard euro që nga shtatori i kaluar.

Por partia VMRO DPMNE në pushtet e kryeministrit Nikola Gruevski tha se propozimi i opozitës ishte veçse një përpjekje për të krijuar një imazh të gabuar se vendi ka problem me borxhin.

“Kjo ishte e pritshme nga opozita, menjëherë pasi Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e tyre të fundit e vlerësuan Maqedoninë si vendin me ecurinë më të mirë në rajon dhe një nga më të mirat në Europë bazuar në nivelin e lartë të rritjes për vitet 2014 dhe 2015,” tha partia qeverisëse.

Në mungesë të të dhënave më të fundit zyrtare mbi borxhin, FMN u bazua në vlerësimet e saj për të përllogaritur se borxhi i përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë kishte arritur nivelin e 42.1 për qind të GDP në fund të viti 2013, ndërkohë që vetë qeveria deklaronte një shifër prej 35.9 për qind.

Parashikimet e FMN-së janë që deri në fund të këtij viti borxhi i përgjithshëm do të arrijë nivelin e 44.8 për qind ndërsa qeveria deklaron se ai do të arrijë nivelin e vetëm 36.8 për qind.

Të ashtuquajturat Kritere të Maastricht përcaktojnë se borxhi i përgjithshëm i një qeverie mund të jetë i menaxhueshëm/sustainable deri në nivelin e 60 përqindëshit të GDP.

Megjithatë, shumë ekspertë të financës thonë se për një vend si Maqedonia, për shkak të ekonomisë së saj të brishtë, zilet e alarmit duhet të bien kur borxhi arrin nivelin e 40 ose 45 për qind të GDP, siç është dhe situate aktuale.

Opozita e vendit po propozon gjithashtu ngritjen e një Këshilli Fiskal në parlament, çka do të forconte debatin mbi buxhetin.

Etiketa: AkuzaBEBorxheBorxhiEuroFinancatFMNGruevskiMaqedoniaNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaPunëQeveriarajonShkupshpenzimeVMRO DPMNE
Tjetri
Përplasje e Dhunshme në Kampin e Refugjatëve në Malin e Zi

Përplasje e Dhunshme në Kampin e Refugjatëve në Malin e Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.