AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Misteri që rrethon numrin e madh të kishave në fshatin Cerckë

Florenc DrizaringaFlorenc Drizari
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Fakti që Cerckë në jug të Shqipërisë ka vetëm grusht banorësh por jo më pak se trembëdhjetë kisha të cilat mbeten burim habie për vendasit.

Kisha e Shen Kollit, Cerckë, Leskovik
Kisha e Shen Kollit, Cerckë, Leskovik

“Sipas traditës, çdo fshat ka tre kisha, por i joni ka 13 të tilla,” thotë Niko Bili, kujdestari i kishave në fshatin e Cerckë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Leskovikut.

Fshati ndodhet majë një kodër që shikon mbi qytetin grek të Konicës, të cilët i ndan vetëm kufiri mes dy vendeve. Nga trembëdhjetë kishat që janë ndërtuar në fshat, tashmë shumica janë kthyer në gërmadha dhe vetëm pak janë ende në këmbë.

Shumica prej tyre u shkatërruan gjatë regjimit komunist kur besimi u ndalua me ligj dhe vendi u shpall si shteti i parë ateist në botë.

“Si mund të na ndihmojë zoti kur ne bëmë një masakër,” pyet me një ton keqardhës Polikron Dhamo, një banor i fshatit. “Nëse nuk mund të japësh, mos jep, por të paktën mos shkatërro,” shtoi ai.

Sipas Polikronit, kisha e Shën Kollit, më e madhja në fshat, ishte dëmtuar gjatë viteve ’60 kur ishte përdorur si depo armësh për çetat vullnetare dhe magazinë.

“Përveç kishës së Shën Mërisë, e cila u deklarua nga regjimi si monument kulture, të gjitha të tjerat u detyruam t’i shkatërronim,” thotë Polikroni.

“Ne i morëm trarët dhe gurët e kishave dhe me to ndërtuam stalla dhe qendrën kulturore; shkatërruam ikonostasin e kishës së Shën Kollit dhe ndërtuam lapidar për celulën komuniste të fshatit,” shpjegon ai.

Për gati gjysmë-shekulli nën regjimin brutal të diktatorit Stalinist Enver Hoxha, Shqipëria ishte vendi më i izoluar në Europë, i krahasueshëm sot vetëm me Korenë e Veriut.

Në 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë, duke nisur kështu dhe një fushatë persekutimi kundër të gjithë besimeve dhe duke shkatërruar mijëra kisha dhe xhami.

Megjithëse Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, ajo ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Sipas censusit të popullatës së vitit 2011, 56.7 për qind e shqiptarëve e deklarojnë veten si myslimanë, 10.53 për qind katolikë, 6.75 për qind ortodoksë dhe 2.09 për qind bektashinj. Nga pjesa tjetër e popullatës, 5.53 për qind deklarohen si besimtarë të pa përcaktuar dhe vetëm 2.5 për qind si ateistë.

Cercka është fshati më i afërt me qytetin e Leskovikut, i cili ndodhet vetëm pesë kilometra larg tij. Rrugët e fshatit janë të shtruara me kalldrëm dhe çatitë e shtëpive janë të ndërtuara me rrasa guri.

Pothuajse të gjithë banorët e fshatit janë besimtarë ortodoksë. Pavarësisht se nuk ka të dhëna historike mbi themelimin e fshatit, banorët vendas thonë se ai ka qenë i populluar për më shumë se 800-900 vjet.

Kisha e Shën Kollit, Cerckë
Kisha e Shën Kollit, Cerckë

Kur Polikroni 75-vjeçar numëron 13 kishat e fshatit, ai i lidh ato me emrat e shenjtorëve të cilët ato mbajnë si dhe ditët kur fshati i kremton emrat e tyre.

Polikroni thotë se kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në vitin 1473 është më e vjetra në të gjithë rajonin e Leskovikut, ndërsa sqaron se mes gjithë kishave të tjera, vetëm ajo e Shën Kollit dihet se kur është ngritur.

Megjithatë, prifti i fshatit Sotiraq Bili, thotë se kisha e Shën Mërisë mund të jetë ndërtuar dhe më herët në kohë duke datuar mbi 900 vjet më parë, arsye kjo pse u deklarua si monument kulture dhe u shpëtua gjatë regjimit komunist.

Kisha e Shën Mërisë, ose kisha e madhe siç e quajnë vendasit, ndodhet rreth 500 metra larg fshatit, e rrethuar vetëm nga pemët. Themelet e saj janë ngritur mbi një shkëmb disa metra të lartë.

Brenda mureve të saj të gurta kanë ngelur vetëm pak ikona, të cilat janë dhuruar nga banorët pas rifillimit të praktikimit të besimit në Shqipëri në vitin 1991.

Si shumë ndërtesa të vjetra, kisha e Shën Mërisë është e rrethuar nga mite mbi mënyrën se si është ndërtuar.

“Legjenda thotë se muratorët e nisnin ndërtimin nga perëndimi dhe pas tre ditëve, muret shëmbeshin,” thotë Valentina, një banore e fshatit.

“Pasi kjo ndodhi disa herë rresht, ata vendosën të nisnin ndërtimin nga ana lindore dhe pasi përfunduan tre anët e ndërtesës, ditën tjetër ata zbuluan se muri i katërt ishte ngritur vetë,” shtoi ajo.

Niko Bili, kujdestari, beson se 13 kishat e Cerckës nuk i përkasin vetëm fshatit, por u kanë shërbyer dhe fshatrave të afërt që tashmë nuk ekzistojnë më, të shkatërruar nga luftërat e shumta që kanë prekur zonën.

Dafina, Monument Kulture, Cerckë, Leskovik
Dafina, Monument Kulture, Cerckë, Leskovik

Megjithëse fshati është i vogël dhe numëron vetëm 28 familje dhe 22 ndërtesa të banueshme, që nga rënia e regjimit disa prej kishave janë rindërtuar.

Një prej tyre është dhe kisha e vogël e Shën Mitit, e cila është rindërtuar në vitin 2005 nga Dhimitraq Prici, një banor i fshatit.

Përveç trashëgimisë fetare, fshati i Cerckës krenohet dhe me monumentin e tij të natyrës; një dafinë shekullore e cila bën hije në oborrin e kishës së Shën Kollit.

Gaqe Milo, 83-vjeçar, thotë se dafina u soll në fshat nga një banor i tij i vjetër.

“Kur Shqipëria u poshtua nga turqit një burrë nga Cercka, Kiço Marina, gjatë luftës në Stamboll, mori në fshatin e tij një fidan dafine sa një borzilok të vogël dhe e mbolli para kishës, duke e rrethuar me mur. Kjo i rezistoi kohës dhe sot është monument natyre”,-thotë Milo.

Etiketa: ArmëBanorëEnver HoxhaFamiljeikonaKishëKultureLigjMiloMonument KulturemyslimanenatyreortodokspaktParaSHshqipShqipëriShqipëriaStambollxhami
Tjetri
Varësia nga nafta përbën rrezik për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

Varësia nga nafta përbën rrezik për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.