AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Serbia llogarit dëmet nga sherri në ndeshjen me Shqipërinë

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Huligani serb sulmon Bekim Balajn me grushte dhe një karrige plastike. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Pritet reagimi i UEFA-s pasi ndeshja Serbi –Shqipëri për Euro 2016 në Beograd u ndërpre si pasojë e sherrit në fushë.

Huligani serb sulmon Bekim Balajn me grushte dhe një karrige plastike. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)
Huligani serb sulmon Bekim Balajn me grushte dhe një karrige plastike. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Ndeshja e parë e futbollit pas shumë dekadash mes Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi në kaos dhe dhunë në minutën e 41, pasi një avion i telekomanduar minidrone me një banderolë me simbolet kombëtare shqiptare fluturoi mbi fushë dhe tifozët serbë shpërthyen.

Banterola e fluturuar me dron paraqiste një hartë të “Shqipërisë së Madhe” të mbuluar me një flamur shqiptar dhe me portretet e dy baballarëve themelues të Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Pasi futbollisti serb Stefan Mitrociv kërceu për të kapur banderolën një përleshje pasoi mes dy skuadrave kur lojtarët shqiptarë ia rrëmbyen banderolën Mitrovicit.

Përleshja u kthye në sherr kur një grup huliganësh serbë zbritën në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë, duke e shtyrë arbitrin britanik Martin Atkinson të pezullojë ndeshjen. Rezultati qe 0:0 në atë moment.

Videot dhe fotografitë tregojnë tifozë serbë duke sulmuar futbollistët shqiptarë me grushte dhe shkelma dhe lojtarët serbë që përpiqen t’i mbrojnë ata.

Tifozët serbë hodhën gjithashtu fishekzjarrë dhe çakmakë ndaj lojtarëve shqiptarë ndërsa këta të fundit u larguan nga fusha. Një prej lojtarëve shqiptarë u godit nga një huligan që pati dalë në fushë.

UEFA konfirmoi se ndeshja është braktisur ndërsa komisioni i saj i disiplinës do të vendosë nëse duhet të ndëshkojë skuadrat.

Në një deklaratë në Tëitter, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili pritet të vizitojë Serbinë pas pak ditësh, tha se qe krenar për skuadrën shqiptare dhe i zhgënjyer nga pritësit.

“Krenar per Kuqezinjte qe per sa  pati futboll fituan me loje e me raste,” shkroi Rama. “Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar,” shtoi ai, duke iu referuar incidenteve.

Ndeshja për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian të Futbollit UEFA 2016 qe e para që u luajt mes Serbisë dhe Shqipërisë që nga viti 1967.

Tifozët shqiptarë nuk u lejuan të marrin pjesë në stadium në Beograd për shkak të frikës për dhunë.

Vendimi erdhi pas shqetësimit se tensioni mes tifozëve mund të përshkallëzohej në dhunë për shkak të një historie konfliktesh mes Serbëve dhe Shqiptarëve në lidhje me Kosovën. Më shumë se gjysma e skuadrës kombëtare shqiptare vjen nga Kosova.

Dhjetëramijëra shqiptarë qenë mbledhur në të gjithë rajonin për të parë ndeshjen në ekrane të mëdhenj nëpër sheshe.

Pasi ndeshja u ndërpre, mijëra tifozë shqiptarë të mbledhur në sheshin Nënë Tereza në kryeqytetin shqiptar Tiranë parakaluan nëpër qytet.

Rreth 3 mijë prej tyre shkuan në aeroport për të përshëndetur skuadrën kombëtare të Shqipërisë ndërsa ajo mbërriti nga Beogradi rreth orës 3 e gjysmë të mëngjesit.

Në një konferencë për shtyp para zyrtarëve dhe mijëra tifozëve, kapiteni i skuadrës shqiptare Lorik Cana përshkoi dhunën në fushë si “brutale” dhe indicentet si një ditë e trishtë për sportin.

“Kur ka dhunë në një mjedis sportiv ne nuk mund të jemi të lumtur megjithë ne vetëm mbrojtëm veten,” tha Cana.

Cana vërejti se përveç tifozëve serbë edhe punëtorët e stadiumit të Partizanit i sulmuan.

Pasi ndeshja u ndërpre, tifozët shqiptarë dolën në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë për të përshëndetur skuadrën shqiptare duke valëvitur flamuj deri natën vonë. Një grup dogji një pankardë me fjalën “Serbi” të shkruar mbi të.

Shumë nga tifozët e Kosovës kërkuan që UEFA të ndëshkojë vendin pritës që lejoi hyrjen e tifozëve në fushë.

Dhjetëra shqiptarë u mblodhën gjithashtu në anën jugore të urës mbi qytetin e ndarë të Mitrovicës në veri të Kosovës ndërsa disa serbë manifestuan në anën veriore të qytetit. Policia e Kosovës tha se nuk pati incidente mes palëve.

Shqiptarët e Maqedonisë që ndoqën ndeshjen u mblodhën gjithashtu në rrugë për të manifestuar.

Makina të zbukuruara me flamuj shqiptarë, sirena dhe fishekzjarre u panë deri natën vonë në pjesën shqiptare të kryeqytetit Shkup si dhe në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit.

Shqiptarët dolën edhe në rrugët e Plavës, Ulqinit dhe Tuzit në Malin e Zi. Makinat me flamuj shqiptarë i ranë burive deri natën vonë.

Situata qe më e përulur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Zyrtarët dhe publiku akuzuan palën shqiptare për ndërprerjen e ndeshjeve, duke e quajtur flamurin e valëvitur një provokim.

Media serbe raportoi se mbrojtësi i Serbisë Stefan Mitrovic e uli flamurin në mënyrë që të vijonte ndeshja duke akuzuar lojtarët shqiptarë se e shkaktuan përleshjen duke reaguar me zemërim.

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic tha se droni qe përgatitur paraprakisht dhe se Serbia nuk mbante përgjegjësi për çfarë ndodhi në stadium.

“Çështja kyçe është si do të reagojë BE-ja dhe UEFA,” tha ai, duke shtuar se “nëse dikush nga Serbia do të shpaloste një flamur të Serbisë së Madhe në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të bëhej sakaq një çështje e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.”

Vanja Udovicic, ministër i Rinisë dhe Sportit, tha se shpalosja e flamurit të Shqipërisë së Madhe qe një “provokim i papranueshëm nga ekstremistët” dhe se priste që Shqipëria ta dënonte atë.

“Ky qe një abuzim brutal i sportit nga ekstremistët shqiptarë,” tha Udovicic për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai mohoi të kishte patur incidente të dhunshme nga ana serbe.

“Ne treguam se i presim miqtë. Asnjë fjalë e keqe nuk erdhi nga ana jonë. Edhe pas provokimit, shumica jonë qëndroi e qetë,” shtoi Udovicic.

Lojtarët e Serbisë qenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

“Ne thjeshtë deshëm të luajmë futboll,” tha Bane Ivanovic, kapiten i skuadrës kombëtare të Serbisë.

Etiketa: abuzimAeroportBEBeogradDhunëEdi RamaEuroFushaKosovaKosovëMakinaMediaMitrovicëMjedisOKBParaplastikePoliciaPolicia e KosovësPunëPunëtorPunëtorëRamaSerbiSerbiaSHShkupshqipShqipëriShqipëriashqiptareTanjugUEFAVendimi
Tjetri
Nevoja për bashkim të tregut energjetik të Europës Juglindore

Nevoja për bashkim të tregut energjetik të Europës Juglindore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.