AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Problemi i Serbisë me vetveten dhe vizita e Ramës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia serbe duke u përleshur me tifozët gjatë derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezda për kampionatin e Serbisë më 18 tetor 2014. Situata eshte e tensionuar ne te gjithe Beogradin ndersa ambasada e Shqiperise eshte rrethuar nga policia serbe si shenjester potenciale per t’u sulmuar nga huliganet. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Pyetja nuk është a do Rama të shkojë në Beograd dhe a bën mirë apo keq. Pyetja është a do politika serbe një vizitë të tillë dhe, nëse jo, çfarë është e gatshme të bëjë për ta ndaluar.

Policia serbe duke u përleshur me tifozët gjatë derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezda për kampionatin e Serbisë më 18 tetor 2014. Situata eshte e tensionuar ne te gjithe Beogradin ndersa ambasada e Shqiperise eshte rrethuar nga policia serbe si shenjester potenciale per t'u sulmuar nga huliganet. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Policia serbe duke u përleshur me tifozët gjatë derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezda për kampionatin e Serbisë më 18 tetor 2014. Situata eshte e tensionuar ne te gjithe Beogradin ndersa ambasada e Shqiperise eshte rrethuar nga policia serbe si shenjester potenciale per t’u sulmuar nga huliganet. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd u shpall në Konferencën e Berlinit, një takim i organizuar nga Gjermania për Ballkanin Perëndimor, në emër të bashkëpunimit rajonal dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe rolit të BE-së në Ballkan gjatë “ngricës së madhe”, pra faktit që BE-ja nuk do të pranojë vende të reja anëtare për së paku pesë vjet.

Ndërsa europianët duken të etur që vizita e Ramës në Beograd të kryhet, politika në Beograd nuk duket e gatshme për ta hedhur këtë hap. Debati i pafundmë mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri dhe fyerjet pa teklif të zyrtarëve serbë ndaj shqiptarëve në tërësi si popull, krijojnë përshtypjen se politika serbe po bën gjithçka që mundet për ta ndaluar vizitën, duke testuar njëkohësisht fuqinë e vet negociuese përballë Brukselit si dhe duke ushqyer popullin e vet me nacionalizëm, pikërisht në kohën kur ky vend përballet me krizën e vet identitare, afrimi me Bashkimin Europian ose afrimin me Rusinë.

Jelena Milic, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, CEAS, një institucion kërkimor, komentoi për BIRN më herët këtë muaj se Serbia në fakt gjatë shtatorit ka hedhur tre hapa të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s, ndërsa sugjeron se vizita e Putinit është një masë propagandistike që synon të heqë vëmendjen ndaj marrëveshjeve reale me BE-në dhe NATO-n.

Në këto kushte, nuk është e paarsyeshme që retorika nacionaliste e politikës serbe kundër Shqipërisë të jetë pjesë e propagandës për konsumim të brendshëm të udhëheqësve serbë. Serbia është aktualisht jo vetëm në krizë ekzistenciale, të llojit “me Moskën apo me Brukselin” por edhe me një krizë të fortë ekonomike. Vetëm pak javë më parë kryeministri i Serbisë Ivica Dacic njoftoi se i duhet të bëjë shkurtime të konsiderueshme në shpenzime, gjë që do të sjellë reduktim të pagave dhe pensioneve të konsideruara si “të larta”, ndërsa premtoi se do të kursejë nga shkurtimet pensionet dhe pagat e konsideruara si “të ulëta”.

Fakti është që politika serbe nuk u tregua e gatshme të garantojë as kushtet më minimale të sigurisë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë. Për një shtet me aparat të zhvilluar policor si Serbia, vështirë se mund të pranohet se siguria “nuk qe e mundshme”. Vërshimi i huliganëve në fushë është produkt i tolerancës së politikës serbe dhe policisë serbe ndaj këtyre huliganëve.

Në këto kushte, sjellja e tyre në lidhje me ndeshjen me Shqipërinë apo vizitën e Ramës, duhen parë si propagandë e destinuar për konsum të brendshëm. Teoritë e konspiracionit mbi dronin me banerin e Shqipërisë së Madhe u krijuan dukshëm nga politika e Serbisë për të krijuar përshtypjen mes votuesve të tyre të një komploti botëror kundër Serbisë. Ky është i njëjti model propagande si ai i Shqipërisë komuniste që synonte të justifikonte dhunën ndaj popullit të vet me teorinë e një komploti botëror, e një sulmi iminent nga NATO dhe Traktati i Varshavës mbi Shqipërinë.

Por pavarësisht se çfarë arsyesh i shtyjnë politikanët e Serbisë për këto lloj lojrash propagandistike, fakti është që në situatën aktuale, Rama vështirë se mund të marrë garancitë e duhura nga politika serbe për zhvillimin e një vizite normale shtetërore të nivelit të lartë.

Politika e Serbisë po bën përpjekje të ethshme për të ndaluar vizitën e Ramës pa marrë parasysh kostot që mund t’i krijohen nga ky refuzim. Dukshëm Beogradi nuk është i përgatitur shpirtërisht për normalitet.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianBEBeogradBIRNDhunëEdi RamaEuroGjermaniaMASNATOPagatpensionetPoliciapropagandeRamaSerbiSerbiashpenzimeshqipShqipëriSiguriavizita
Tjetri
Kërkimi i Bosnjës për eshtrat dhe të vërtetën

Kërkimi i Bosnjës për eshtrat dhe të vërtetën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.