AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Pse Edi Rama bën një sy qorr ndaj hajdutëve të vërtetë të energjisë?

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Faqja e pare, Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për energjinë në Tiranë më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Ndërsa është shumë e drejtë të luftohen lidhjet e paligjshme të energjisë, është akoma më e domosdoshme të luftohen ato lidhje ku vjedhja ka mburojë politike.

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për energjinë në Tiranë më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për energjinë në Tiranë më 27 tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Nën llambushkat vezulluese të një ekrani gjigant të vendosur në sallën e pallatit të kongreseve, të martën kryeministri Edi Rama u zotua që do t’i japë një herë e përgjithmonë fund vjedhjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

Rama nënvizoi që ishte i gatshëm të paguante ‘çdo çmim’ për t’i dhënë fund rrëshqitjes së pandalshme drejt rrënimit të sistemit energjetik, edhe pse kjo do prodhonte mëri, disa do t’i kthenin kurrizin kryeministrit dhe një ditë mbase nuk do ta votonin më.

Kryeministri tha që ‘kishte zgjedhur një ilaç të hidhur,’ por që e kishte të pamundur të vazhdonte të bashkëjetonte me hajdutët e energjisë elektrike.

“Ne nuk e kemi luksin që t’i heqim vetes 150 shkolla të reja çdo vit, për të vazhduar të bashkëjetojmë me hajdutërinë e energjisë elektrike,” Rama tha.

“Ne nuk e kemi luksin që t’i heqim vetëm 100 kilometra rrugë kombëtare çdo vit, sepse duhet të pranojmë që këto rrugë nuk do të bëhen, ngaqë 150 milionë eurot, me të cilat mund të bëhen këto rrugë, duhet të vidhen, me njëmijë e një arsye që s’kanë asnjë arsye, në fakt, të lidhur me interesin kombëtar, por edhe me interesin e çdo familjeje,” shtoi ai.

Sigurisht që çdo shqiptar i ndershëm, që paguan çdo muaj taksat dhe faturën e dritave, e di shumë mirë që nuk e ka luksin që një situatë e tillë e papranueshme të vazhdoj.

Ka më shumë se njëzet vjet që një pjesë shoqërisë paguan, jo vetëm për hajdutët e dritave por edhe për luksin e politikanëve që ishin mbledhur në sallën e pallatit të kongreseve të dëgjonin fjalimin e kryeministrit.

Rama ka shumë të drejtë kur thotë që nuk janë të varfrit dhe varfëria arsyeja pse energjia elektrike vidhet, duke i vënë gishtin e tij kozmopolit kompanive të mëdha dhe lokaleve në qendër të Tiranës.

“Ata që paguajnë më shumë sot dhe që e vuajnë më shumë atë që paguajnë, janë ata që janë qytetarë të ndershëm dhe qytetarë që respektojnë ligjet e këtij vendit dhe që paguajnë edhe për ata që nuk paguajnë,” tha Rama.

Ajo që kryeministri nuk tha dhe humbi në retorikën e tij të pasur, që shumë politikanë do ta kishin zili, është që nëpërmjet heqjes së fashës 300 KWh për konsumatorët familjar, ato që deri tani kanë paguar për ato që nuk paguajnë, duhet të paguajnë dhe më shumë, për ata që s’paguajnë.

Ka një diferencë midis atyre që për arsye të ndryshme nuk e paguajnë faturën e energjisë elektrike dhe atyre që e vjedhin atë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes.

Por ka dhe një klasë me të madhe vjedhësish që kryeministri bën sikur nuk ekzistojnë më, edhe pse kur ishte në opozitë, shpesh ai dhe deputetët e tij, i bënin fajtor për kolapsin e sistemit energjetik.

Kjo kategori nuk e bën qarkun e shkurtër me at shtyllën e dritave plot tela, foton e së cilës kryeministri ka postuar në Facebook, por në parlament, politikë dhe në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Një investigim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, i botuar dy javë më parë hodhi dritë mbi akuza konkrete se si OSHEE, ka bashkëpunuar me dy tregtarë të energjisë, EFT A.G dhe GSA – për të manipuluar rezultatin e tenderëve për importimin e energjisë elektrike.

Këtë akuza tashmë po hetohen dhe Autoriteti i Konkurrencës, dhe besohet që i kanë sjellë një dëm konsumatorit Shqiptarë prej 7.3 milionë eurosh.

Është e vështirë të ketë lokal në qendër të Tiranës që vjedh një shumë të tillë, me lidhjet e tij të paligjshme në rrjetin kombëtar të shpërndarjes së energjisë, dhe as që mendohet që ndonjë barakë në Bathore faturon kaq shtrenjtë.

Megjithatë, edhe pse qeveria e majtë e drejtuar nga Edi Rama është e gatshme t’i presë ato lidhjet e paligjshme të abuzuesve të vegjël dhe të mesëm në shtyllat e rrjetit elektrik, ajo mbetet e pafuqishme të luftojë korrupsionin e madh sistematik me energjinë.

Mund të jetë e vërtetë që kryeministri Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe ndonjë votues për të luftuar lidhjet e paligjshme me rrjetin, po ai nuk duket i gatshëm të sakrifikoi lidhjet e paligjshme të qeverisë së tij me korrupsionin.

I njëjti alet i vogël qeverisës që kontrollonte sistemin energjetik të vendit para 23 qershorit e kontrollon dhe tani që Edi Rama është kryeministër. Ai ka zgjedhur të bashkëjetojë me të dhe duket se nuk është i gatshëm që kjo bashkëjetesë e (pa)lumtur të rrezikohet për një faturë  më shumë që shqiptarët duhet të paguajnë.

Nuk është vetëm kryeministri që po bën një sy qorr ndaj akuzave për korrupsion, telat e paligjshëm të të cilit duket se shkojnë përtej qeverisë dhe kompanive publike.

Kur Fatos Lubonja, njëri nga zërat e pakët të pavarur në Shqipëri, tentoj ta ngrinte çështjen e abuzimeve me tenderët e energjisë gjatë një debati në emisionin Opinion në TV Klan, ai u zhurmua dhe gazetarët e BIRN u quajtën gënjeshtarë të paguar.

Drejtori i OSHEE na quajti gënjeshtarë se kemi raportuar se Autoriteti Konkurrencës po e heton kompaninë të cilën ai drejton, për krijimin e praktikave ilegale dhe jokonkurruese në treg, edhe pse diçka të tillë e ka pranuar dhe publikisht drejtuesja e këtij institucioni.

Një komentuesi i uluar nga ana e majtë e ekranit, na quante gënjeshtar për shkak se nuk e paskemi denoncuar çështjen në prokurori.

Të vjen keq kur dikush që e quan veten gazetar, nuk e di ose bën sikur nuk e di, që reporterët i denoncojnë faktet në sferën publike, dhe përbën një shkelje e etikës dhe paanshmërisë angazhimi në një çështje gjyqësore.

Ky hap më shumë, nuk është aspak i nevojshëm, sepse prokuroria ka të drejtën dhe detyrën ta fillojë një çështje të tillë kryesisht.

Si gazetarë ne do të vazhdojmë t’i raportojmë çështjet që janë në interes të publikut sepse detyra jonë është të informojmë. Ato që besojnë që duhet të bëjmë rolin e prokurorit dhe gjykatësit, thjesht bëjnë një sy qorr jo vetëm ndaj etikës së profesionit por edhe rregullave të një shoqërie të lirë.

Edhe pse politikanët mund të kenë vendosur të bashkëjetojnë me vjedhjen, dhe disa njerëz ekranesh e kanë të pamundur mos të bashkëjetojnë me politikanët, ky nuk është problemi i joni dhe as i çdo shqiptari të ndershëm.

Etiketa: AkuzaBIRNBIRN AlbaniadeputetEdi RamaEnergjiaenergjia elektrikeFacebookFatos LubonjagazetarGjykatëGjyqInvestigimKlanKorrupsionKryeministri Edi RamaOSHEEParaparlamentProkuroriProkuroriaQeveriaRamareportershkollashqipShqipëriTaksattenderTiranëTregTV KlanVotues
Tjetri
Vjedhës të mëdhenj dhe hajdutë të vegjël te dritat

Vjedhës të mëdhenj dhe hajdutë të vegjël te dritat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.