AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

OJQ-të e Maqedonisë kundërshtojnë ndryshimet mbi lejen e lindjes

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua shtatzënë. Ilustrim

Mbrojtësit e të drejtave të grave thonë se ndryshimet e planifikuara në sistemin e pagesave për lejen e lindjes do të shtyjnë kompanitë të mos punësojnë gra në moshë të re.

Një grua shtatzënë. Ilustrim
Një grua shtatzënë. Ilustrim

Ndryshimet e planifikuara në sistemin e pagesave për lejet e lindjes, të promovuara javën e kaluar nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore, FZOM, të ashtuquajtura “Pagesa të shpejta të lejes së lindjes”, do të nxisin diskriminim kundër grave në vendin e punës, thonë aktivistët e të drejtave.

Ndryshimet parashikojnë që punëdhënësit – në vend të fondit të sigurimeve – të paguajnë për lejen e lindjes për gratë shtatzëna dhe më pas të kompensohen nga qeveria.

“Nënat do të marrin pagesat e tyre në të njëjtën kohë që kolegët do të marrin pagat e tyre, dhe pastaj ne do të transferojmë të njëjtën sasi parash tek kompanitë,” tha kreu i FZOM, Maja Panardzieva-Zmejkova.

Plani i ri u propozua nga partia social-konservatore VMRO DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevskit. Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në fillim të prillit kjo parti promovoi planin, siç thonë ata, për të përshpejtuar pagesën e lejes së lindjes.

Por shumë aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ky është një hap në drejtimin e gabuar.

“Në qoftë se kjo rezulton në ndryshime ligjore, do të jetë një katastrofë për të drejtat e grave,” tha për BIRN Marija Savova, kreu i OJQ-së Zdruzenska.

“Ne përballemi tashmë me diskriminim të përhapur në punësimin e grave që janë në kulmin e viteve të tyre riprodhuese,” shtoi ajo.

Savova tha se duke i detyruar kompanitë punëdhënëse të paguajnë lejen e lindjes më parë dhe pastaj të kërkojë rimbursimin nga shteti, process që zakonisht rezulton i ngadalshëm, do të sjellë si rezultat që kompanitë të largojnë gratë në moshën e lindjes.

“Kompanitë do të inkurajohen që të diskriminojnë edhe më shumë gratë, në mënyrë që të shmangin një kufizim shtesë financiar që mund të kenë,” tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se “kjo do të nxisë praktikën e detyrimit të grave për të nënshkruar kontrata në bazë të të cilave ato deklarojnë se nuk do të mbeten shtatzënë, çka po bëhet e zakonshme tashmë  kur është fjala për postet e larta në menaxhimin e kompanive të mëdha”.

Savova tha se kjo politikë do të jetë në kundërshtim me prioritetin e deklaruar të qeverisë për të rritur normën e lindjeve, “përveçse nëse qëllimi i vërtetë është ideologjik; për të rikthyer gratë në shtëpi, ku ato do shërbejnë vetëm si amvisa tradicionale”.

Neda Korunovska, nga OJQ-ja për të drejtat e njeriut Reaktor, i tha BIRN-it se ndryshimi do të rezultojë në “rritjen e varfërisë mes grave, rritje të varësisë ekonomike të tyre dhe rënie të përqindjes së grave të punësuara, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me politikën zyrtare të shtetit” – për të rritur shkallën e punësimit të grave.

Punëdhënësit kanë shprehur ndërkohë rezervat e tyre në lidhje me planin.

“Ne nuk mund të themi [në këtë fazë] nëse shteti në raste të tilla do të paguajë kontributet në kohë apo jo,” tha për BIRN-in Mile Boshkov, kreu i Konfederatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

Në raportin e fundit vjetor, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka thënë se kishte arritur të siguronte që pagesat mujore për lejen e lindjes të mbërrinin të gjitha në kohë.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse është i nevojshëm ky ndryshim?” pyeti Korunovska.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNdiskriminimgrandryshime ligjorePagatPartiaPunëQeveriaSHVMRO DPMNE
Tjetri
‘Hajdutët’ e energjisë që po arreston qeveria

‘Hajdutët’ e energjisë që po arreston qeveria

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.