AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ministri jugosllav i mbrojtjes që u nda nga jeta “mashtroi drejtësinë”

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kadijevic në një seancë televizive në komandës supreme të forcave të armatosura të Jugosllavisë më 1991.

Ish presidenti i kroacisë Stjepan Mesic tha se Veljko Kadijevic, komandanti i kohës së luftës së Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë i cili vdiq në ekzil, duhej të qe gjykuar për krime lufte.

Kadijevic në një seancë televizive në komandës supreme të forcave të armatosura të Jugosllavisë më 1991.
Kadijevic në një seancë televizive në komandës supreme të forcave të armatosura të Jugosllavisë më 1991.

Ish udhëheqësi i kroacisë Stjepan (Stipe) Mesic, i cili qe gjithashtu kreu i fundit i presidencës së Jugosllavisë më 1991, shprehu zhgënjimin e tij për faktin që Kadijevic, i cili vdiq të dielën në Moskë, nuk u hetua kurrë për akuzat për krime të ndodhura gjatë rrëzimit të Jugosllavisë.

Mesic akuzoi Kadijevic, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes nga viti 1988 deri më 1992 dhe komandoi Ushtrinë Popullore të Jugosllavisë (JNA) gjatë luftës dhjetëditore me Slloveninë dhe vitet e para të konflikti me Kroacinë, se përdori forcat e tij për të zhvilluar objektivat politike të udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç.

“Ai me siguri është fajtor për transferimin e disa pjesëve të mbetura të JNA-së në shërbim të Sllobodan Millosheviçit, në shërbim të krijimit të “Serbisë së Madhe”. Ai është përgjegjës për krimet e kryera nga ushtria… Më vjen keq që ai nuk u gjykua,” tha Mesic.

“Të gjithë gangsterët kriminelë në Kroaci dhe Bosnjë e Herzegocinë [gjatë luftërave atje] u furnizuan dhe raportuan drejtpërsëdrejti te Ushtria e Jugosllavisë ndërkohë që Kadijevic qe ministër i mbrojtjes dhe Gjenerali [Blagoje] Adzic qe shefi i shtabit. Që nga fillimi, ata të dy mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për gjithçka ndodhi,” shtoi ai.

Gjenerali kroat në pension Antun Tus, një nga komandantët e fundit të forcave ajrore të Jugosllavisë para konflikti me Kroacinë, akuzoi gjithashtu Kadijevic për dhunën që shoqëroi kolapsin e vendit.

“Kadijevic qe me rol kyç si ministër i mbrojtjes në shpërbërjen e Jugosllavisë. Qe e qartë se Jugosllavia duhej të ndahej në mënyrë paqësore, por ai mori anën e politikave të Millosheviçit me përpjekjen për të ruajtur Jugosllavinë,” tha Tus.

Ai akuzoi Kadijevic se i mundësoi paraushtarakëve të serbisë të komanduar nga Zeljko Raznatovic (me nofkën Arkan), udhëheqësit të Partisë Radikale të Serbisë ojislav Sheshel dhe të tjerëve të hynin në territorin e Kroacisë dhe për rrjedhojë mbështeti “projektin e Serbisë së Madhe”.

Kadijevic u arratis në ekzil në Rusi më 2001 kur ai dyshoi se mund të arrestohej dhe të dërgohej për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (ICTY).

Ai nuk u akuzua kurrë nga ICTY, por në fazat fillestare të aktakuzës së gjykatës së mbështetur nga OKB kundër Millosheviçit, ai u rendit si pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale për rolin e tij në luftën e Kroacisë. Gjithsesi gjykata vendosi të rrëzojë akuzat ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë jugosllavë dhe të përqendrohej te Millosheviçi.

Zagrebi ngriti tri padi ndaj Kadijevic për rolin e tij në luftën e Kroacisë dhe kërkoi gjithashtu ekstradimin e tij nga autoritetet e Rusisë në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpol, por Moska nuk e miratoi kurrë ekstradimin e tij.

Ai u akuzua për krime lufte kundër civilëve, të burgosurve të luftës dhe shkatërrimin e monumenteve kulturore dhe historike gjatë bombardimit të qytezave kroate të Vukovarit dhe Dubrovnikut nga Ushtria Popullore e Jugosllavisë (JNA).

Kadijevic i hodhi poshtë këto akuza, duke këmbëngulur se JNA veproi në mënyrë të ligjshme gjatë luftës.

“Çdo gjë që unë bëra dhe çdo gjë që ushtria ime bëri ndërsa unë isha ministër nuk qe krim lufte, qe mbrojtje, përpjekja jonë për të mbrojtur vendin,” tha ai.

Etiketa: aktakuzëAkuzaArkanDhunëGjykataGjykatëGjykatësgjykimInterpolKrimkrim lufteKrimekrime lufteKroaciLuftembrojtjeMillosheviçMoskaOKBpadiParaRusiSHSllobodan MillosheviçUshtria
Tjetri
Kosova përballet me krizë të re energjetike gjatë dimrit

Kosova përballet me krizë të re energjetike gjatë dimrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.