AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Kosova përballet me krizë të re energjetike gjatë dimrit

Nektar ZogjaningaNektar Zogjani
12 years më parë
në Energjia, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kosova gjendet përballë një dimri të vështirë energjetik pas një shpërthimi në një impiant të vjetër të energjisë, ka paralajmëruar kompania që furnizon me energji elektrike, KEDS.

Guri Shkodra, një zëdhënës për kompaninë e furnizimit me energji elektrike, KEDS, tha se Kosova po përballet me një krizë energjetike këtë dimër si pasojë e një incidenti në qershor, në impiantin Kosova A të elektricitetit.

“Importimet janë rritur shumë ndërsa prodhimi ka rënë ndjeshëm,” tha ai. “Çmimi i energjisë së importuar është gjithashtu dy deri në tre herë më i lartë se energjia e prodhuar në impiantet e energjisë në Kosovë,” tha Shkodra për Balkan Insight.

Shpërthimi në impiantin Kosova A në qershor vrau dy persona, plagosi disa të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi të rrisë çmimin e energjisë me 5 për qind në mënyrë që të kompensojë dëmin e shkaktuar nga shpërthimi.

Mbi 30.000 persona firmosën një peticion që kundërshtonte rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa grupe nga shoqëria civile paralajmëruan për protesta në rrugë.

Situata e furnizimit me energji u përkeqësua edhe më shumë të hënën si rezultat i një ndalese të papritur në një nga objektet e prodhimit të energjisë në vend. Pjesë të kryeqytetit, Prishtinës, dhe shumë zona të tjera mbetën për disa orë pa elektricitet.

Duke paralajmëruar se gjendja e energjisë do të bëhet më kritike, KEDS i ka bërë apel qytetarëve të përdorin me ekonomi energjinë.

Pothuajse e gjithë energjia e gjeneruar në Kosovë vjen nga dy impiante qymyri, Kosova A dhe Kosova B, që kanë një kapacitet rrjeti operativ nga 840 deri në 900 MW (megavat).

Kosova ka pasur vazhdimisht probleme me energjinë, veçanërisht gjatë dimrit, kur shumica e vendit nuk ka energji për disa orë në ditë.

Impianti Kosova A do të mbyllet në vitin 2018 për shkak se çlirimet e tij në atmosferë besohet se paraqesin dëme serioze për shëndetin. Megjithatë, pak presin që kjo të ndodhë në afatin e caktuar.

Etiketa: Apelekonomienergji elektrikeEnergjiaKosovapeticionProtestaSH
Tjetri
Stereotipet në media dhe rasti Walbanie

Stereotipet në media dhe rasti Walbanie

beci 750x584

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

18:45 | 20/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

18:29 | 20/07/2026
us china relations status irreversible

Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

18:15 | 20/07/2026
cover

Përpjekja e një profesoreshe për të shpëtuar kulturat bujqësore tradicionale të Maqedonisë së Veriut

10:55 | 20/07/2026
herbert2512 jet boat 2779896

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

08:20 | 20/07/2026
plazhi i durresit

Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon

07:20 | 19/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.