AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Stereotipet në media dhe rasti Walbanie

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Lani1_0Na rastis shpesh në media të lexojmë tituj që përmbajnë emra qytetesh dhe vendesh, të cilat janë larg nesh. Si të tilla, ato janë edhe larg perceptimit tonë mendor. Shkak për këtë artikull u bënë dy tituj që lexova njëri pas tjetrit në median shqiptare; përkatësisht: ‘Rama: vitin tjetër plazhi i Durrësit s’do jetë si Kandahari’ dhe ‘Jemi në Tiranë, jo në Kabul’ (lajm që fliste për gjendjen e rëndë tek Pazari i Ri me ujërat e zeza mbi tokë). Në të dy këto lajme, emrat e qyteteve Kandahar dhe Kabul ishin përdorur vetëm në tituj dhe jo në përmbajtjen e lajmit.

Titulli i një lajmi ka dy funksione, të tërheqë vëmendjen  e lexuesit dhe të përmbledhë me një fjali, idenë kryesore. Në titujt që shohim pak më sipër është e qartë se emrat Kandahar dhe Kabul përdoren për qëllimin e parë të lajmit, pra të tërheqin lexuesin. Por një fjalë apo fjali ka forcën që të shprehë më shumë se sa një kuptim. Pra në të dy titujt e mësipërm, audienca merr disa kuptime vetëm nga leximi i titullit. Kështu, ne mund të interpretojmë për lajmin e parë:  Plazhi i Durrësit po pastrohet; Plazhi i Durrësit deri  tani ka qenë i pisët; Ka qenë po aq i pisët sa Kandahari; Kandahari është i pisët. Ndërkohë, lajmin e dytë mund të deduktojmë: Në Tiranë nuk është normale të ketë ujëra të zeza  në rrugë; Në Kabul kjo gjë do konsiderohet normale; Kabuli është i pisët.

Pra në të dy lajmet kemi një përdorim stereotipist për dy qytete, të cilët shumica prej nesh nuk ka pasur mundësi t’i vizitojë apo t’i njohë. E duke qënë se media është një nga mjetet e informimit për realitetin që s’mund ta prekim vetë, ne kështu mësojmë edhe për vendet apo botën larg nesh. Nga këto dy tituj mësojmë që Kabuli dhe Kandahari janë qytete të pista , në të cilët është e vështirë të jetohet. Unë nuk kam vizituar ndonjëherë asnjë prej këtyre qyteteve, ndaj nuk di të them nëse këto dy qytete ose pjesë të tyre, mund të kenë probleme me pastërtinë. Por i sigurt është fakti se të dyja këto qytete, janë shumë më tepër sesa vetëm epiteti: i pisët.

Një qytet, kudo qoftë, ka një të shkuar dhe një tashme, ka histori, ka zhvillime, ka njerëz…ndaj përdorimi stereotipik që bëhet në media ndihmon në zvogëlimin dhe përfaqësimin e tij vetëm në një kuptim, që në rastin tonë është negativ. Ka disa arsye pse ndodh stereotipizimi në media dhe më tepër në tituj mediatikë. E para, është efekti i sensacionales. Pra gazetarët apo lajme-bërësit përdorin terma të njohur me një kuptim të caktuar për audiencën, në mënyrë që kjo e fundit të ndjehet më familjare me lajmin e ta blejë atë si produkt. Arsyeja tjetër ka të bëjë me vetë gazetarët. Por duhet thënë, ky nuk është një fenomen shqiptar.

Stereotipizimi në media është një fenomen universal. Por në rast se nuk shqetësohemi për atë çka veprimet tona iu shkaktojnë të tjerëve, ne kemi vërtetuar se shqetësohemi shumë, kur na preken interesat tona si komb (si në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri).

Rastet e mësipërme ngjajnë me një skandal me emrin Walbania, që plasi disa kohë më parë në Belgjikë. Ky stereotip ishte përdorur për të përshkruar pjesën e pazhvilluar të Wallonisë, pjesës frëngjisht-folëse e Belgjikës. Lajmi u publikua nga mediat frankofone të fyera nga krahasimi me Shqipërinë, si sinonim i një vendi të varfër e të pazhvilluar. Termi ishte përdorur edhe në librat e gjeografisë së një shkolle në Bruksel, të cilat u hoqën nga përdorimi pas pubikimit të lajmit. Përkrah tij kishte terma si Walabama (pjesa rurale e Wallonisë) apo Walifornia (pjesa e pasur e Wallonisë).

Çështja nuk është nëse ne jemi vërtet të varfër apo të pazhvilluar, çështja është se ne jemi shumë më tepër se kaq. Ndaj nëse gjithë sa fëmijët belgë mësojnë për Shqipërinë është ‘një vend i varfër e i pazhvilluar në jug të Europës’ kjo patjetër do t’i hapë probleme secilit prej nesh që do vizitojë këtë vend, që do të studiojë atje, apo politikës sonë që po përpiqet ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ja pse duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj stereotipeve në media!

*Autori është student i doktoraturës në Shkenca Komunikimi, në Universitetin e Gentit, Belgjikë

Etiketa: Bashkimin EvropianBrukselgazetarlajmeMediaParaPiSRamaSerbiShkencashqipShqipërishqiptarestudentUjërat e zeza
Tjetri
Ligji i ri i konsultimit publik merr lëvdata

Ligji i ri i konsultimit publik merr lëvdata

Komente 1

  1. Diana says:
    12 years më parë

    Si nje shqiptare qe jeton dhe punon ne Afganistan mund te them qe ndihem aspak rehat me steriotipet e ketij lloji.Me vjen turp te mendoj qe vendi ku une jetoj prej dy vitesh steriotipizohet nga media e vendit tim .Them shyqyr qe njerezit ketu nuk jane te interesuar te lexojne median shqiptare ketu se me kursejne nga nje ndjesi turpi para kolegeve te mi. Me shume skuqem nga turpi kur mendoj qe thjesht si individ perpiqem gjithnje qe tju jap nje imazh sa me te vertete dhe divers te vendit tim miqve dhe kolegeve ketu dhe jo thjesht te nje Shqiperie steriotipe te “pazhvilluar” apo “ish komuniste”.
    Shume e vertete, ceshtja eshte qe nuk ka thjesht te varfer dhe te pazhvilluar por ka vende dhe njerez me histori te ndryshme dhe mencuria me e madhe qe mund te tregoje media eshte te tregoje sa me shume nga keto histori dhe eksperienca te ndryshme qe ti ndihmoje njerezit te krijojne vete mendimet e tyre dhe jo ti bllokoje njerezit dhe aq me keq vende te caktuara ne steriotipe kornize.Nese do bazohesha ne steriotipin e mediave ndoshta nuk do kisha vendosur kurre te vija ne kete vend dhe nuk do kisha patur nje nga eksperiencat jetesore me te cmuara deri tani. Dhe nga eksperienca ime modeste kam pare sa shume ngjashmerira ka kjo qenia njerezore dhe sa shume diversitet gjithashtu dhe lum ai qe sheh pertej steriotipeve Faleminderit Emiljano per shkrimin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.