Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

‘Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

BIRNNgaBIRN
14:19 | 07/11/2014
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
‘Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

Njoftimi për shtyp i botuar në media.

Share on FacebookShare on Twitter

Një lëvizje misterioze që e quan veten Ushtria Çlirimtare Kombëtare mori përgjegjësinë për bombardimin e ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë, e cila u godit në çati dhe mure.

Njoftimi për shtyp i botuar në media.
Njoftimi për shtyp i botuar në media.

Policia e Maqedonisë i tha BIRN të premten se ata janë duke hetuar një njoftim për shtyp të publikuar në media – dhe nëse ky njoftim është me të vërtetë i lidhur me një sulm që ndodhi më 28 tetor në ndërtesën e qeverisë në Shkup, kur dy predha shkaktuan vrima në çati dhe mure.

“Në mbrëmjen e 28 tetorit forca elitare Hasan Prishtina në një aksion të koordinuar goditi ndërtesën e qeverisë. Koha e sulmit u zgjodh në mënyrë që të shmangeshin dëmtime në njerëz,” shkruan njoftimi për shtyp.

Dokumenti, i publikuar nga televizioni në gjuhën shqipe i Maqedonisë, Alsat M, është firmosur nga një organizatë e quajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe nga “Komandant Kushtrimi”.

Aty thuhet se organizata është e pakënaqur me zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Ohrit të vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur mes militantëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë.

Organizata bën thirrje te faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në Maqedoni, duke deklaruar se vetëm integrimi i plotë Europian dhe Euroatlantik i rajonit mund të sjellë mirëqënie.

Marrëveshja e Ohrit parashikoi ndryshime kushtetuese duke i dhënë më shumë të drejta dhe integrim institucional shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së vendit.

Marrëveshja bëri që luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të çarmatoseshin dhe të krijonin një parti politike, Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Në mungesë të të dhënave të mëtejshme, spekulimi ka lidhur sulmin e mistershëm me shpalljen e kohëve të fundit të të ashtuquajturës “Republika e Iliridës”.

Disa dhjetëra shqiptarë etnikë u mblodhën në Shkup në mes të shtatorit për të dëgjyar një ish politikan, Nevzat Halilin, i cili lexoi deklaratën për të “republikë të pavarur” shqiptare.

Halili këmbënguli se republika e vetëshpallur, e cila sipas hartës përbën gati gjysmën e territorit të Maqedonisë, do të jetë një faktor stabiliteti në Ballkan.

Javën e kaluar media publikoi një njoftim tjetër për shtyp, kësaj rradhe të lëshuar në emër të “Rojeve të Iliridës”, e cila pretendoi se tashmë po patrullon zonat e banuara nga shqiptarët.

Analisti politik Sefer Tahiri tha se zhurma mbi Republikën e Iliridës është e fryrë nga rrjetet e medias sociale. Ai përshkroi “Republikën e Iliridës” si diçka që ekziston më së shumti në internet.

Vladimir Pivovarov, një profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, i tha BIRN se deklarata ppër shtyp nuk do të thotë automatikisht se ne kemi një “UÇK të re në Maqedoni sepse ajo deklaratë mund të jetë sajuar nga çdokush. Është shumë treguese që ky dokument është publikuar shumë më vonë se sa koha kur ndodhën sulmet dhe se në të ku ka kërkesa”.

Tjetri
Skandal dhe Dyshim në Misionin e BE-së në Kosovë

Skandal dhe Dyshim në Misionin e BE-së në Kosovë

Më të lexuarat

‘Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

‘Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

14:19 | 07/11/2014
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

16:19 | 03/02/2023
‘Inceneratori nuk po punon’: Asgjë e re nga ekspedita e deputetëve në Fier

Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore

17:58 | 05/02/2023
Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj

17:27 | 03/02/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Elona Toro

14:37 | 02/02/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.