AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rikthimi i Vojisllav Sheshelit shkakton debate në Serbi

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Postera në Beograd me sloganin “Shesheli po vjen”. Foto: BIRN

Politikanët serbë shkëmbyen akuza mbi mbërritjen e pritshme në Beograd të udhëheqësit nacionalist Sheshel pas lirimit të tij me kusht nga Gjykata e Hagës për mjekim të kancerit.

Postera në Beograd me sloganin “Shesheli po vjen”. Foto: BIRN
Postera në Beograd me sloganin “Shesheli po vjen”. Foto: BIRN

Ministri i Punës Aleksandar Vulin këmbënguli se Shesheli, i cili pritet të mbërrijë në Beograd nga Haga të martën, do të kërkojë të destabilizojë qeverinë e udhëhequr nga Partia Progresive, disa prej udhëheqësve të së cilës kanë qenë pjesë e Partisë Radikale të të akuzuarit për krime lufte.

Vulin akuzoi të dielën se vendimi për t’i dhënë Sheshelit liri me kusht qe ndikuar nga vende perëndimore, të cilat nuk i përmendi me emër, me synimin “për të minuar kryeministrin reformator Aleksandar Vucic”.

Por Vucic, i cili u largua nga Partia Radikale e Sheshelit dhe krijoi Partinë Progresive në vitin 20008, refuzoi të japë një opinion mbi pasojat e mundshme politike të rikthimit të ish udhëheqësit të tij.

“I uroj shëndet,” tha Vucic në komentin e tij të vetëm mbi ngjarjen të shtunën.

Deputeti Milorad Drecun nga Partia Progresive tha gjithsesi se skuadra e Vucic qe “mjaftueshëm e fortë” për t’i rezistuar ndikimeve të mundshme destabilizuese të Sheshelit.

“Partia që mori mbështetjen e 50 për qind të votuesve në zgjedhje dhe që ka një pozicion të qëndrueshëm politik nuk mund të shkatërrohet nga Vojisllav Shesheli, as nga partia e tij, e cila mori dy apo tre për qind të votave në zgjedhje,” tha Drecun.

Por  Balsa Bozovic, një deputet nga Partia Demokratike në opozitë, pretendoi se Progresistët po bëheshin “gjithnjë e më nervozë”.

“Shumë anëtarë që gjatë kohës [kur Sheshel ka qenë në gjyq për krime lufte në Hagë] janë larguar nga Radilakët për te Progresistët dhe tashmë shumë prej tyre po mendojnë se duhet të kthehen atje,” tha Bozovic.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish Jugosllavinë ICTY i dha të enjten liri me kusht Sheshelit, i cili ka qenë në gjyq prej 11 vjetësh për krime të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi gjatë viteve 1990.

Gjykata e mbështetur nga OKB tha se lirimi i kreut të Partisë Radikale të Serbisë po bëhej për arsye humanitare, duke përmendur përkeqësimin serioz të shëndetit të tij si një nga arsyet kryesore. Ai u diagnostikua me kancer vitin e kaluar.

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipovic gjithsesi shprehu zhgënjim për faktin që Shesheli po lejohej të kthehej në Serbi para se gjykata të japë vendimin e vet.

“Është për të ardhur keq që ky gjyq nuk përfundoi me vendim fajësie siç e prisnim ne të gjithë,” i tha Josipovic medias në qytezën e Vukovarit të shtunën.

Rasim Ljajic, kreu i Këshillit Kombëtar të Serbisë për Bashkëpunimin me ICTY, konfirmoi se Shesheli ka gjasa do të mbërrijë ne Beograd të martën.

“Ne kemi informacion nga gjykata e Hagës se Shesheli dhe mjekët e tij kanë bërë një marrëveshje për ta shtyrë mbërritjen e tij me gjasa deri të martën, deri sa dokumentet e tij mjekësore të përkthehen në mënyrë që ai të mjekohet nga doktorët e tij,” tha Ljajic në një deklaratë të dielën.

“Ne dëshëm të dërgonim policinë dhe stafin e ambasadës për ta shoqëruar atë në aeroport [në Hollandë], por ai refuzoi,” shtoi Ljajic.

Shesheli ka qenë i ndaluar në Hollandë që nga viti 2003, kur ai u dorëzua vullnetarisht. Vendimi i tij qe planifikuar të jepej tetorin e vitit të kaluar, por u shty pasi një nga gjykatësit në gjyqin e tij u hoq pas akuzave për anësi.

Gjykatësi i ri pritet të vijojë punën së paku deri në qershor 2015 për të familjarizuar veten me detajet e çështjes, duke shkaktuar edhe një vonesë tjetër në këtë gjyq maratonë.

Etiketa: AeroportAkuzaBeogradBIRNdebatedeputetGjykataGjykatëGjyqKrimekrime lufteKroaciLuftemarrëveshjeMjekmjekëOKBParaPartiaPartia DemokratikePunëSerbiSHShesheliVendimVendimiVojisllav Sheshelizgjedhje
Tjetri
Mesazhi i Ramës për Kosovën irriton Vuçiç dhe censurohet nga televizionet serbe 

Mesazhi i Ramës për Kosovën irriton Vuçiç dhe censurohet nga televizionet serbe 

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.