AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Njerëzit e drejtësisë, pro ndryshimit të Kushtetutës

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantim i gjetjeve te Sondazhit “REFORMA KUSHTETUESE NËN OPTIKËN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE”..

Sondazhi i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” zbulon se gjyqtarët dhe prokurorët janë pro ndryshimit të pjesshëm të Kushtetutës në forcimin e rolit të Presidentit dhe të institucioneve të pavarura 

Prezantim i gjetjeve te Sondazhit “REFORMA KUSHTETUESE NËN OPTIKËN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE”..
Prezantim i gjetjeve te Sondazhit “REFORMA KUSHTETUESE NËN OPTIKËN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE”..

Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri kërkojnë një President më të fortë dhe distancë më të madhe nga politika. Më shumë se 63 për qind e njerëzve të drejtësisë mendojnë se ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht në forcimin e rolit të Presidentit të Republikës dhe statusit të institucioneve të pavarura.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, SOROS publikoi të premten të dhënat e një sondazhi, gjatë së cilit janë intervistuar 388 gjyqtarë dhe prokurorë nga 469 që janë në total në vend. Shumica e tyre janë plotësisht dakord me nevojën për ndryshime kushtetuese, ndërsa vetëm 6.5 për qind shprehen kundër.

Ndryshimi i fundit i Kushtetutës është bërë në vitin 2008, por juristët dhe opinioni publik e kanë kritikuar këtë proces si të diktuar nga interesat politike, në kurriz të institucioneve të pavarura. Megjithatë, të intervistuarit refuzojnë në shumicë një rikthim tek varianti i vjetër.

“Të gjithë jemi dëshmitarë për problemet që kanë shkaktuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, në ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e institucioneve të pavarura”,-tha aktivistja e të Drejtave të Njeriut, Kozara Kati. Ajo sugjeroi rishikimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit dhe të formulës së KLD-së.

Juristët bashkohen në shumicë me idenë që Kushtetuta duhet të garantojë zgjedhjen e një Presidenti të paanshëm politikisht. 47.8 për qind e të intervistuarve mendojnë se ai duhet të zgjidhet nga populli, ndërsa 36.7 për qind nga tre të pestat e Kuvendit.

Gjyqtarët dhe Prokurorët janë kundër idesë së bashkimit të Gjykatës së Lartë me atë Kushtetuese, por ata shohin nevojën për ndryshime në juridiksionin e tyre.

E mbi të gjitha, të mënyrës se si zgjidhen anëtarët e këtyre dy gjykatave.

KLD mbetet sërish një “patate e nxehtë”, pasi të intervistuarit janë të ndarë gjysmë për gjysmë në nevojën për ndryshimin e formulës aktuale. Ndërsa Prokuroria ka marrë “votat” e mjaftueshme për të mbetur një institucion i centralizuar.

Ish-kryeprokurori Arben Rakipi u shpreh i habitur nga kjo gjetje e sondazhit, duke pohuar se koha ka nxjerrë në pah defektet në organizimin e Prokurorisë. “Sistemi aktual i rreshton prokurorët në varësi administrative dhe ndrydh autoritetin e tyre. Nga ana tjetër, mënyra se si zgjidhet dhe kush e propozon Prokurorin e Përgjithshëm e bën detyrën e tij të varet totalisht nga personaliteti i këtij individi”,-tha në fjalën e tij Rakipi.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari sugjeroi zgjedhjen e një zv.Prokurori të Përgjithshëm dhe ngritjen e Këshillit të Prokurorisë në një rol më të lartë.

Prezantimi i sondazhit të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe diskutimi i gjetjeve nga ekspertët e fushës vjen në kohën kur mazhoranca dhe Presidenti i Republikës janë angazhuar me diskutime publike në reformën për drejtësinë.

Por shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të mendimit që kjo reformë duhet të shoqërohet edhe më ndryshime kushtetuese, që garantojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe rrisin rolin e Presidentit të Republikës.

Etiketa: AdministrativeArben RakipiGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarkushtetuesepresidentprokurorProkuroriProkuroriaReformashqipShqipëriSoros
Tjetri
Oligarku serb Milan Beko plagoset rëndë nga një atentat

Oligarku serb Milan Beko plagoset rëndë nga një atentat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.