AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Rritja e çmimit të dritave u imponua nga Banka Botërore

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesja e Bankës Botërorë në Shqipëri, Tahseen Sayed dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE, Arben Seferi, gjatë ceremonisë së firmosjes mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore të fondit prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjetik në Shqipëri. Foto: Franc Zhurda/LSA

Kontrata e kredisë me Bankën Botërore e detyron qeverinë të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind edhe pse teorikisht ERE nuk ka vendosur akoma mbi kërkesën e OShEE-së dhe duhet ta marrë vendimin në mënyrë të pavarur.

Përfaqësuesja e Bankës Botërorë në Shqipëri, Tahseen Sayed dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE, Arben Seferi, gjatë ceremonisë së firmosjes mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore të fondit prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjetik në Shqipëri. Foto: Franc Zhurda/LSA
Përfaqësuesja e Bankës Botërorë në Shqipëri, Tahseen Sayed dhe Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE, Arben Seferi, gjatë ceremonisë së firmosjes mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore të fondit prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjetik në Shqipëri. Foto: Franc Zhurda/LSA

Teorikisht, Enti Rregullator i Energjisë është një institucion i pavarur, i krijuar me një ligj të rekomanduar nga organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore si pjesë e njërit prej programeve të asistencës teknike të financuar me kredi të BB për Shqipërinë.

Teorikisht, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë në shqyrtim kërkesat e operatorëve të tregut për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2015.

Praktikisht, qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë me Bankën Botërore më 3 nëntor të këtij viti ku kushtëzohet rritja e çmimit të energjisë elektrike para se Enti të marrë vendimin që ligjërisht duhet të jetë i pavarur.

Sipas projektit, për të lëvruar kredinë e Bankës Botërore prej 150 milion dollarë për rimëkëmbjen e sistemit energjetik, qeveria shqiptare është angazhuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind në vitin 2015.

Sipas Aneksit 6 të projektit të Bankës Botërore, OShEE është një kompani e falimentuar që po ndikon në rrënimin e të gjithë sistemit energjetik në Shqipëri duke dëmtuar edhe kompanitë e tjera si KESH dhe OST.

“Ristrukturimi i OShEE-së, zgjidhja e humbjeve të mëdha të energjisë dhe financim i deficitit agregat prej 700 milion dollarësh, është esencial dhe i vonuar,” shkruan Banka Botërore.

Një audit i OShEE-së i ndërmarrë në fund të 2012 dhe vlerësimet për 2013, kanë zbuluar që sistemi energjetik shqiptar është në një krizë të thellë financiare.

“OShEE është e falimentuar dhe i gjithë sistemi është ndikuar negativisht për shkak të humbjeve të vazhdueshme në rrjet dhe normës të keqe të arkëtimeve,” shkruan Banka Botërore. “KESh dhe OST, edhe pse solvente për shkak të rivlerësimit të aseteve të tyre, kanë një mungesë likuiditeti të lartë për shkak mungesës së pagesave konsistente nga OShEE,” shton raporti.

Sipas Bankës kjo pozitë e sistemit energjetik është e paqëndrueshme dhe mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet një programi afatgjatë që përfshin: “rritjen e arkëtimeve, uljen e humbjeve në rrjet, stafe drejtuese me eksperience në kompanitë energjetike publike, si dhe rritjen e tarifës për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind gjatë një periudhe kohe.”

Sipas marrëveshjes së kredisë midis OShEE dhe Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, pjesë e Bankës Botërore, një nga indikatorët kyç në periudhën afatmesme, do të jetë “implementimi i një metodologjie të re tarifimi,” që duhet të zbatohet në 2015.

OShEE merr përsipër gjithashtu uljen e vjedhjeve në rrjet nga 29.8 për qind të energjisë së futur në vitin bazë 2013, në 1.4 për qind në vitin 2019. Në të njëjtën periudhë humbjet teknike duhet të ulen nga 15.3 për qind në 12.6 për qind.

OShEE është detyruar nga Banka që të raportojë çdo gjashtë muaj për progresin e bërë drejt implementimit të projektit. Banka gjithashtu i ka kërkuar OShEE të rrisë arkëtimet nga 78 për qind në 93 për qind në 2019.

Me nënshkrimin e marrëveshjes OShEE do humbasë dhe një pjesë të pavarësisë së saj si kompani dhe do duhet të raportoi në mënyrë të vazhdueshme tek stafi i menaxhimit të projektit të bankës.

Stafi i menaxhimit të projektit të bankës do të hapë deri me 31 dhjetor 2014 një llogari bankare [escrow account] dhe do të depozitojë datë 20 të çdo muaji gjatë marrëveshjes të ardhurat mujore për të paguar kostot kotraktuale të kompanisë për KESH dhe OST.

Morali i fabulës është që ndonëse me ligj, Enti Rregullator i Energjisë duhet të vendosë në mënyrë të pavarur nga palët çmimin e energjisë elektrike, Banka Botërore, e cila, prej kohësh propagandon nevojën e një enti rregullator të pavarur, e ka parë të arsyeshme të imponojë vendimin për rritjen e çmimit e dritave duke e kthyer ERE-n dhe praktikisht, edhe OShEE, në një degë të vetën.

Etiketa: BERZHEREfinancimKESHkrediLigjOSHEEOSTParaQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHshqipShqipërishqiptareSistemi energjetikzhvillim
Tjetri
Bllokohen 50 minatorë në thellësi të Trepçës në Kosovë

Bllokohen 50 minatorë në thellësi të Trepçës në Kosovë

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.