AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Hapja e bunkerit të Luftës së Ftohtë në Shqipëri shkakton debate

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.

Hapja për publikun e një bunkeri të madh të Luftës së Ftohtë, ndërtuar në vitet 1970 për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, shkaktoi ankesa nga një pjesë e shqiptarëve të cilët e quajtën atë si rehabilitim të të shkuarës komuniste.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.

Bunkeri, i cili ndodhet në periferi të  Tiranës, u hap për herë të parë për publikun të shtunën, i kompletuar me objekte kujtimesh nga ish diktatori stalinist i Shqipërisë Enver Hoxha.

Në ceremoninë e hapjes, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tregoi kompleksin e tuneleve me pesë kate dhe 106 dhoma një grupi ambasadorësh të vendeve perëndimore në Tiranë.

“Ne kemi hapur sot një thesar të kujtesës sonë kolektive që përfaqëson mijëra copa nga gjarjet e hidhura dhe jeta nën komunizëm,” tha Rama në një fjalim në sallën kinema të bunkerit.

Për gati gjysmë shekulli, Hoxha sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt duke e kthyer vendin në një nga më të izoluarit në botë, të krahasueshëm sot vetëm me Korenë e Veriut.

I vetëshpallur në armiqësi me Bashkimin Sovjetik – të cilin nuk e konsideronte mjaftueshëm stalinist – Hoxha ndërtoi mijëra bunkerë nëpër të gjithë vendin nga vitet 1970 deri në vdekjen e tij më 1985 për t’u mbrojtur ndaj një sulmi potencial.

Bunkeri u hap për publikun si pjesë e eventeve të organizuara me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe qeveria ka njoftuar se në të ardhmen ky mjedis do të përdoret si atraksion turistik dhe vend ekspozitash i quajtur Bunk-Art.

Gjithsesi, jo të gjithë janë dakord me vendimin e kryeministrit për të hapur këtë muze dhe disa kritikë kanë paralajmëruar se tuneli po kthehet si një lloj memoriali për Enver Hoxhën.

“Askush nuk duhet të besojë se Bunk-Arti i Ramës në Malin e Dajtit është një muze mbi bunkerët e Hoxhës,” paralajmëroi ish i burgosuri politik i kthyer në politikan Spartak Ngjela në një njoftim në Facebook.

“Është një metodë tipike e propagandës totalitariste për të hapur ilegalisht një muze për Enver Hoxhën,” shtoi ai.

Sipas Ngjelës, bunkeri i cili u grabit gjatë trazirave të vitit 1997, nuk mbartte relike për t’u ekspozuar dhe ngriti pikëpyetjen se ku i ka gjetur qeveria këto relike për muzeun e ri.

“A mund të besoni se Hoxha do të mbante fotografinë e tij të epokës së Luftës së Dytë Botërore në zyrën e vet?” pyeti Ngjela.

Sociologu Ergys Mërtiri është dakord, duke thënë se fjalimi i Ramës gjatë ceremonisë së hapjes së bunkerëve qe kundër Hoxhës dhe diktaturës, por vetë ekspozita duket se glorifikon regjimin e kaluar.

“Diktatura, totalitarizmi, dhuna dhe terrori janë gjëra serioze dhe nuk duhet të ngatërrohet me xhinglat e ish artistëve të konvertuar në politikanë,” tha ai, duke krahasuar fjalimin e Ramës, një ish-piktor me një këngë sipërfaqësore muzike popullore.

Etiketa: 1997ambasadordebatedhunaEdi RamaEnver HoxhaErgys MërtiriFacebookLufteMjedisQeveriaRamarehabilitimSHSHBAshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Familjarët e viktimave të Gërdecit, ‘të tradhtuar’ nga Edi Rama

Familjarët e viktimave të Gërdecit, ‘të tradhtuar’ nga Edi Rama

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.