AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria arrin marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shefi i misionit te FMN për Shqipërinë Nadeem Ilahi dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një konferencë për shtyp më 25 nëntor 2014. Foto: LSA

Rritjet e taksave dhe e çmimit të energjisë elektrike duket se e bindën FMN-në të japë miratimin për politikat e uljes së borxhit publik si dhe të shpërblejë qeverinë me 53 milionë euro kredi të buta.

Shefi i misionit te FMN për Shqipërinë Nadeem Ilahi dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një konferencë për shtyp më 25 nëntor 2014. Foto: LSA
Shefi i misionit te FMN për Shqipërinë Nadeem Ilahi dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një konferencë për shtyp më 25 nëntor 2014. Foto: LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se ka arritur një mirëkuptim me qeverinë shqiptare në nivel stafi misioni për të përfunduar rishikimin e dytë dhe të tretë të marrrëveshjes së ndihmës mes Tiranës dhe Fondit të nënshkruar fillimisht vitin e kaluar.

Misioni nuk arriti të mbyllë rishikimin e dytë të marrëveshjes në shtator të këtij viti kur misioni u largua pa deklaratë finale dhe qeveria nuk arriti të marrë këstin e rradhës prej 26.5 milionë eurosh, pasi Tirana zyrtare nuk u shpreh tërësisht e bindur për rritjen e taksave dhe të çmimit të energjisë elektrike në atë kohë.

Por së fundmi, qeveria futi në parlament projektligjin për buxhetin e vitit 2015, i cili parashikon disa masa fiskale që sjellin rritjen e përgjithshme të taksave me rreth 160 milionë dollarë.

Pas përfundimit të bisedimeve të zhvilluara nga 17 nëntori deri më 25 nëntor 2014, shefi i misionit Nadeem Ilahi deklaroi: “Programi ekonomik i Shqipërisë është në rrugën e duhur. Skuadra e FMN arriti mirëkuptim në nivel stafi me autoritetet mbi politikat e nevojshme për të përfunduar rishikimet e dyta dhe të treta të Marrëveshjes”.

Pas kësaj, misioni i Fondit pritet të raportojë para bordit të Drejtorëve të FMN-së në Uashington, i cili do të japë firmën finale.

“Bordi Ekzekutiv i FMN pritet të diskutojë rishikimin e dytë dhe të tretë vonë në janar 2015. Miratimi i rishikimit do të mundësojë disbursimin e 47.1 milionë SDR-ve, (rreth 53 milionë Euro),” tha Ilahi.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe FMN-së parashikon që Shqipëria të marrë 330 milionë euro kredi të butë brenda tri viteve përkundrejt një interesi të luhatshëm mes dy dhe tre për qind në vit.

Kredia do të disbursohet me 9 këste brenda tri viteve. Kësti i parë u lëvrua në shkurt të këtij viti bashkë me miratimin e marrëveshjes ndërsa kësti i dytë erdhi në qershor. Qeveria e pati të vështirë të marrë këstin e tretë dhe u detyrua të ndryshojë buxhetin e shtetit këtë vit përmes një akti normativ, në të cilin zhvendosi një pjesë të kredive që priteshin nga FMN për t’i zëvendësuar me borxh të brendshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret nga Shqipëria që të ndalojë rritjen dhe më pas të ulë borxhin publik si përqindje e PBB-së brenda afatit të kësaj marrëveshjeje.

Borxhi publik shqiptar është aktualisht rreth 68 për qind e PBB-së dhe pritet të ulet në mënyrë drastike gjatë viteve të ardhshme me objektivin e rënies nën 60 për qind të PBB-së rreth vitit 2018.

Etiketa: Akti normativBorxhiBorxhi publikEuroFMNkredikrediaMarrëveshjamarrëveshjeMasaParaparlamentPBBQeveriashqipShqipëriashqiptareshtatorTiranaTiranë
Tjetri
Gjykata e Hagës bën publike kushtet e lirimit të Sheshelit

Gjykata e Hagës bën publike kushtet e lirimit të Sheshelit

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.