AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Hagës bën publike kushtet e lirimit të Sheshelit

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas kritikave të mëdha nga Kroacia, Gjykata e Hagës më në fund bëri publike kushtet për lirimin e përkohshëm të të pandehurit ultra nacionalistit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

Seselj miting
Shesheli në protestën e tij të fundit në Beograd. Foto: BETA.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ish-Jugosllavinë ditën e martë publikoi kushtet për lirimin e përkohshëm dy javë më parë të Sheshelit, i cili shkaktoi zemërim në Kroaci duke bërë një sërë deklaratash nacionaliste pasi u kthye në Serbi për t’u kuruar nga kanceri.

Gjykata e mbështetur nga Kombet e Bashkuara tha se e ka urdhëruar Sheshelin t’i dorëzonte pasaportën e tij autoriteteve serbe sapo të arrinte në Beograd, dhe e ka urdhëruar Serbinë “të mos i japë pasaportë të re të akuzuarit dhe të mos e lejojë atë të udhëtojë pa lejen e gjykatës.”

Kushtet, të cilat deri më tani ishin konfidenciale, gjithashtu urdhëronin Sheshelin “të mos ketë asnjë kontakt të asnjë lloji me viktimat, dëshmitarët apo të përpiqet të ndikojë tek ata në ndonjë farë mënyre, si edhe të mos pengojë në ndonjë lloj mënyre drejtësinë”.

Shesheli, lideri i Partisë Radikale Serbe, duhet gjithashtu të kthehet në Gjykatën e Hagës kur t’i urdhërohet kjo gjë.

Shesheli po ndiqej penalisht për krime lufte në Kroaci, Serbi dhe Bosnje në një gjyq maratonë, i cili deri tani ka zgjatur 11 vjet.

Që prej kthimit të tij, ai ka organizuar gjithashtu një protestë në Beograd, e cila tërhoqi rreth 3000 vetë.

Por kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se nuk duhet fajësuar Beogradi për veprimin e Sheshelit.

“Ishte Gjykata e Hagës ajo që vendosi për lirimin e Sheshelit. Askush nuk na pyeti apo u konsultua me ne për ndonjë gjë. Ne kemi përmbushur gjithçka që ata kanë kërkuar dhe tani po kritikohemi për vendimet e tyre,” tha Vuçiç.

Një anëtar kroat i Parlamentit Evropian javën e kaluar ndërmori një rezolutë duke e dënuar lirimin e Sheshelit. Anëtarët e Parlamentit Evropian do ta votojnë këtë rezolutë ditën e martë.

Parlamenti kroat gjithashtu ka miratuar një deklaratë që e dënon këtë lirim, e cila do të ratifikohet nga ligjvënësit të mërkurën.

Ish kryeministri kroat dhe deputeti i pavarur Jadranka Kosor, i cili ishte ai që e ndërmori këtë nismë, i kërkoi Gjykatës së Hagës ta kthente anulojë vendimin për lirimin e Sheshelit.

“Ai përhap urrejtje, tremb dhe poshtëron dëshmitarët. Ai qesh në Gjykatën e Hagës dhe shpresoj që Parlamenti kroat ta aprovojë në mënyrë unanime deklaratën,” tha Kosori të martën.

Shesheli shkaktoi zemërim kur dërgoi një deklaratë për shtyp në median kroate, ditën që kroatët përkujtojnë çlirimin e qytetit të Vukovarit nga forcat Serbe në vitin 1991. Ata e quajnë atë “Dita e çlirimit të Vukovarit”.

Në protestën e tij më 15 nëntor ai i shpreh gjithashtu se ai “e mposhti Gjykatën e Hagës” duke u liruar nga burgu.

Presidenti kroat Ivo Josipovic i është ankuar drejtpërdrejtë Gjykatës së Hagës për lirimin e Sheshelit, duke e përshkuar këtë si një pengesë për drejtësinë ndërkombëtare.

Por presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e luftës, Theodor Meron, e ka mbrojtur lirimin e përkohshëm dhe ka argumentuar se politikanët vendas duhet të jenë përgjegjës për pajtimin.

“Gjithmonë kam menduar se liderët politikë, fetar dhe liderë të tjerë vendas brenda shoqërive të tyre duhet të jenë ata që e përshpejtojnë procesin e pajtimit,” u shpreh Meroni në një letër dërguar Josipovicit.

Etiketa: BeogradBosnjedëshmitarëGjykataGjykatëGjykatësGjyqKombet e BashkuaraKrimekrime lufteKroaciKroaciaLufteSerbiShesheliVendimet
Tjetri
Po paratë ku janë?

Po paratë ku janë?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.