AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Po paratë ku janë?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke përuruar zyrat e reja të Shërbimit Kombëtar të Punës. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Erjon Veliaj deklarojnë me bindje se gjatë kohës së tyre në qeveri, vendi ka shtuar 81 mijë kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore. Ka vetëm një problem: para nuk ka!

Kryeministri Edi Rama duke përuruar zyrat e reja të Shërbimit Kombëtar të Punës. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama duke përuruar zyrat e reja të Shërbimit Kombëtar të Punës. Foto: LSA

Në fillim qe një reklamë qeveritare nga vera e këtij viti që mbushi rrugët e Shqipërisë me deklaratën pompoze: Kemi hapur 43 mijë vende pune. Pa kaluar as gjashtë muaj nga ky deklarim, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, deklaroi se atij i rezultojnë 81 mijë vende pune më shumë.

E njëjta deklaratë u përsërit nga kryeministri Edi Rama të martën më 25 nëntor 2014: “Në borderonë e shtetit shqiptar janë 81 mijë e disa qindra vende të reja pune. Kur kemi folur për 300 mijë vende të reja pune, kemi ditur për çfarë flasim dhe kemi thënë qartësisht se bëhet fjalë për vend pune sipas konceptit europian të vendit të punës”.

BIRN u përpoq të gjejë statistika zyrtare që të mund të vërtetojnë ose të hedhin poshtë këtë deklaratë të z. Rama dhe ministrit të tij Veliaj.

Rezultati, siç pritej, qe shumë i ndryshëm nga deklaratat, së paku realiteti doli shumë më kompleks.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar të dhënat e veta për periudhën gjashtëmujore nga janari deri në qershor 2014. Këtu, statistikat thonë se numri mesatar i kontribuuesve në sigurimet shoqërore ka rënë në 617,500 në gjashtëmujorin e parë 2014 nga 618,500 që qe në gjashtëmujorin e parë 2013. Kliko për raportin e ISSH

Këto statistika nuk tregojnë shumë. Standardet statistikore të ISSH kanë limitet e veta.

Mes të cilësuarve si kontribuues në sigurime janë njerëzit e punësuar, të vetëpunësuarit në sektorin urban si dhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Në faqen 4 të raportit statistikor të ISSH paraqitet numri i kontribuuesve sipas subjekteve. Tabela ka një shënim, i cili thotë se numri i kontribuuesve nxirret nga kontributi i derdhur, “pagesa e të cilit është kryer gjatë muajit përkatës.” DMTH, duket se nëse dikush paguan detyrime të prapambetura, ai llogaritet aq herë sa numri i muajve të detyrimeve të prapambetura të derdhura. Dhe nëse ndokush ndërpret pagesën e kontributeve, ai nuk llogaritet më si kontribuues. Shkurt, këto statistika janë sugjeruese, larg të qenit statistika të numrit të vendeve të punës në Shqipëri. Statistikat tregojnë gjithsesi një rritje të ndjeshme të numrit kontributeve të paguara nga firmat private nga 188 mijë në 222 mijë si dhe numrit të vetëpunësuarve nga 72 mijë në 82 mijë. Pra kemi një rritje të numrit të kontribuuesve të regjistruar nga firmat private dhe të vetëpunësuarit me 18 dhe 15 për qind.

Kjo na shpie ne te pyetja e fundit dhe normalisht, më e rëndësishmja: Po paratë, ku janë? Një rritje me 18 për qind e numrit të kontributeve duhet të sjellë një rritje pak a shumë të të njëjtën masë në të ardhurat e sigurimeve shoqërore, duke supozuar se barra fiskale ligjore dhe administrative e sigurimeve nuk ka ndryshuar. Ky nuk është rasti. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë rritur shumë më pak ndërsa barra administrative është rritur.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, ISSH pati 31.5 miliardë lekë të ardhura ndërsa në gjashtëmujorin e parë 2014, të ardhurat u rritën me 4.5 për qind duke arritur në 33 miliardë lekë. Nga të ardhurat e sektorit privat, ku pretendohet se është shënuar rritja më e madhe, shifrat kanë ndryshuar nga 24.9 miliardë lekë në 26.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6.9 për qind.

Nuk është e mundur të thuhet se rritja e të ardhurave ka ardhur thjesht si pasojë e rritjes së të punësuarve me sigurime shoqërore në Shqipëri. Qeveria e ka rritur pagën minimale me të cilën llogariten sigurimet shoqërore nga 18,295 lekë që qe vitin e kaluar në 19,026 lekë këtë vit, me rritje neto 4 për qind. Rrjedhimisht paga maksimale që i nënshtrohet sigurimeve shoqërore është rritur nga 91,475 lekë vitin e kaluar në 95,130 lekë këtë vit. Në të njëjtën masë është rritur masa e kontributit për të vetëpunësuarit në qytet nga 5,489 lekë vitin e kaluar në 5,708 lekë këtë vit.

Shkurt, nëse numri i të punësuarve do të qëndronte konstant, të ardhurat duhej të rriteshin me 4 për qind. Por numri i të punësuarve në sektorin urban është rritur, jo aq sa pretendon kryeministri, por gjithsesi në mënyrë domethënëse, së paku me statistika, ndërsa të ardhurat janë rritur shumë më pak.

Shkurt, mrekullia e deklaruar me bujë nga kryeministri Rama dhe Ministri Veliaj thjesht nuk ka sjellë të njëjtën mrekulli në të ardhura.

Diferenca mes statistikave të numrit të kontribuuesve dhe të ardhurave është praktike. Numri i kontribuuesve është një vlerësim statistikor i kryer me një metodologji të paqartë dhe aspak publike. Të ardhurat janë deklarata bankare. Ato përbëjnë paratë reale të derdhura nëpër banka nga kontribuuesit.

Etiketa: AdministrativeBIRNEdi RamaErjon VeliajKryeministri Edi RamaMASMasamrekulliParaPunëQeveriaRamaSHshqipShqipëriStatistikat
Tjetri
Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogancë

Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogancë

Komente 2

  1. Ilir says:
    12 years më parë

    Gjergj,
    kjo menyre e te prezantuarit te grafikeve eshte jo korrekte
    (mund ta gjesh dhe ne shembujt klasike te ‘misleading statistics’).
    Origjina e grafikeve duhet vendosur ne 0, e jo ne 617’000, etj,
    perndryshe lexuesi krijon pershtypjen se numri total i kontribuesve ne
    2014 eshte me pak se 1/4 i atyre te 2013 (e njejta gje dhe per grafiket e
    tjere).
    Te jem i qarte: nuk ka deformim te informacionit qe ti percjell, por percjellja e informacionit eshte vizualisht e deformuar.

    Nga
    ana tjeter isha kurioz te kuptoja si ishte e mundur qe numri i total i
    kontribuesve bie nga 618’500 ne 617’500 nderkohe qe numri i atyre ne
    firma private apo te vetepunesuar rritet me 44’000 ? Atehere (e meqe
    kisha ca kohe) hapa dhe une faqen 4 te raportit te ISSH, e gjeta qe ne
    numrin total futen dhe kontribues indirekte (per te cilet kontribuon
    shteti), psh. te papune qe perfitojne pagese papunesie, police e
    ushtarake ne reforme etj. – Pra nqs gjykojme mbi numrin e te punesuarve,
    nuk duhet pare numri total i kontribuesve.

    Per te mos u zgjatur me shume, ja leximi im:
    1) numri i kontribuesve te sektorit privat (duke futur dhe te vetepunesuarit) eshte rritur me 44’000
    2) numri i kontribuesve ne shtet (buxhetore ose jo) eshte ulur me 3’700
    3) numri i kontribuesve te vetepunesuar ne bujqesi eshte ulur me 32’000

    Rritja
    me 44’000 e numrit te kontribuesve private (e te vetepunesuar)
    efektivisht nuk do te thote qe keto jane te gjitha vende te reja pune
    Renia e numrit te kontribuesve ne shtet nuk eshte sinjifikative
    Renia e numrit te kontribuesve ne bujqesi eshte goxha e madhe (-33%), por nuk tregon ulje ne numrin e te punesuarve.

    Se fundi, rritja e te ardhurave duhet pare ne njejtin prizem, pra sipas subjekteve e jo ne total (duhet thene qe shifrat ketu nuk jane te detajuara) – shuma e rritur prej ndryshimit te skemes, plus ajo e kontribuesve “te rinj” ulet ne nje fare menyre nga dalja prej skemes e te vetepunesuarve ne bujqesi…

    Sidoqofte, vazhdoj te mbetem kurioz se nga c’bordero e shtetit shqiptar dalin 81’000 te punesuarit qe permend Rama

    Pershendetje
    Ilir

    • Gjergj Erebara says:
      12 years më parë

      Faleminderit shume per komentin. Ke shume te drejte qe grafiku duhet te nise nga zero qe pershtypja vizuale te jete aq e sakte sa edhe ndryshimi i paraqitur.
      Ju falenderoj 🙂

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.