AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bosnja liron të dyshuarit si rekrutues të militantëve islamikë

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pesë persona të dyshuar për rekrutim të luftëtarëve xhihadistë nga Bosnja dhe Hercegovina për të marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak janë liruar së fundmi.

Husein Bilal Bosnic, i dyshuari kryesor në grupin e arrestuar për dyshim të financimit, organizimit dhe rekrutimit të boshnjakëve që luftojnë në Lindjen e Mesme, u lirua nga paraburgimi të martën  së bashku me katër të tjerë.

Bosnic u mbajt në paraburgim që kur u arrestua tre muaj më parë në një operacion policor të shkallës së gjerë me emrin e koduar “Damask”, i cili kishte si qëllim të godiste rekrutuesit islamikë.

Avokati i Bosnic, Adil Lozo tha për Balkan Insight se nuk kishte urdhër gjykata për të zgjatur paraburgimin e të pandehurit që ai kishte marrë në mbrojtje dhe se ai ishte liruar nga masat shtrënguese.

Ai tha se provat kundër klientit të tij ishin të dobëta.

“Askush nuk mund ta provojë fajin e tij,” tha Lozo.

“Ai është akuzuar se po i frymëzon njerëzit të shkojnë në Siri. Kjo ka të bëjë me idetë dhe fjalimet… Ai nuk ka shkuar kurrë në Siri.”

Bosnic, i cili besohet se është një nga liderët e lëvizjes islamike “Vahabi” në Bosnje, ishte mes 16 të arrestuarve më 3 shtator.

Një video e Bosnic u publikua në median vendase këtë vit, ku ai shfaqej teksa mbante një fjalim që mbështeste haptazi Shtetin Islamik (IS), forcë militante që po përpiqet të ndërtojë një kalifat fundamentalist në Siri dhe Irak, për të cilin boshnjakët kanë shkuar për të luftuar.

Zyra e Prokurorit nuk bëri komente rreth lirimit të Bosnic dhe të dyshuarve të tjerë dhe aktualisht po kryen hetime përpara se të nxjerrë një aktakuzë.

Vlado Azinovic, një profesor i Shkencave Politike në Sarajevë dhe një ekspert i çështjeve të terrorizmit, tha për Balkan Insight në shtator se ishte e qartë që myslimanët e Bosnjës ishin përfshirë në konfliktet në Siri dhe Irak, pavarësisht se në numër të vogël.

“Vlerësohet se këto tri vite që kur filloi konflikti në Siri, rreth 160 burra nga Bosnja dhe Hercegovina ishin atje dhe gjithashtu 20 gra,” tha Azinovic.

“Këta janë përgjithësisht njerëz që vijnë nga kushte të caktuara sociale, ekonomike dhe gjeografike, që nuk kanë prosperitet për punë, as aftësi, me edukim të kufizuar, të cilët besojnë se po përmbushin misionin e tyre atje,” shtoi ai.

Etiketa: BosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjeGjykatagrahetimeIrakmbrojtjeoperacionparaburgimshtatorSirivideo
Tjetri
Serbia llogarit dëmet nga sherri në ndeshjen me Shqipërinë

Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.