AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Gjykatësit maqedonas shqyrtojnë kërkesën për heqjen e ‘damkës’ me bojë për votuesit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: AP/ Boris Grdanovski

Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese Maqedonase kanë rënë dakord të shqyrtojnë kërkesat për të hequr praktikën e shenjës së dukshme të bojës në gishtat e votuesve gjatë zgjedhjeve për të shmangur mashtrimin.

Foto: AP/ Boris Grdanovski
Foto: AP/ Boris Grdanovski

Shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni janë bërë palë me kërkesën për të braktisur sistemin e ri të shenjave transparente në dorë, në fillimin e një debati për të hequr dispozitën.

Gjykatësit argumentojnë se praktika, që u prezantua në zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të marsit dhe prillit, është kundër të drejtave kushtetuese që lidhen me fshehtësinë e votës.

“Sistemi ynë i zgjedhjeve nuk parashikon sanksione për ata që nuk duan të votojnë, ndaj shënjimi i votuesve është në kundërshtim me liritë e garantuara të mendimit, bindjes dhe fjalës,” tha gjykatës Vlado Stojanovski.

Gjykatësja në krye të çështjes, Vangelina Markudova, citoi të njëjtin argument. “Duhet të heqim këtë nen sepse është kundër disa parimeve kushtetuese të të drejtave të njeriut,” tha gjykatësja.

Vënia e bojës në duart e votuesve u prezantua si një mënyrë për të plotësuar kërkesat e partive opozitare për parandalimin e votimit të shumëfishtë.

Por, pas shumë kritikave nga vëzhguesit në zgjedhjet e shkuara, profesoresha e së drejtës,  Tanja Karakamisheva, mbështetur nga disa profesorë të tjerë, çuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për anulimin e praktikës.

Pas zgjedhjeve të fundit, kreu i delegacionit nga Asambleja Parlamentare e KE, Stefan Schennach, tha se shënjimi i gishtave të votuesve si mënyrë e shmangies së mashtrimit nuk ishte një ide e mirë dhe se praktika e mëparshme e bojës së tejdukshme ishte më e mirë.

Schennach shpjegoi se përdorimi i bojës së dukshme për të treguar nëse dikush ka votuar apo jo mund t’i vërë disa persona në pozicion të pabarabartë dhe potencialisht në rrezik, veçanërisht në zonat ku partitë kanë bërë thirrje që njerëzit të mos votojnë.

Vëzhguesit e brendshëm nga MOST dhe CIVIL, po ashtu si Komuniteti Maqedonas i Helsinkit, ngritën shqetësimet rreth cilësisë së bojës që u aplikua gjatë votimit.

Ata thanë se boja e dukshme, që supozohet të zgjasë për 24 orë, mund të fshihej lehtësisht nga gishti me peceta të lagura.

“Qytetarët ankohen se boja nga shënjuesi mund të fshihej lehtësisht gjë që i bëri të dyshojnë për  hile të mundshme,” tha kreu i Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Gjatë debatit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja Gzime Starova ishte mes atyre pak personave që shprehu një opinion të ndryshëm. Ajo argumentoi se ligji nuk shkonte ndesh me fshehtësinë e votës, por ‘lëndonte dinjitetin e votuesit’.

“Fshehtësia e votës nuk cenohet nga zbulimi nëse një qytetar ka votuar apo jo, por nga zbulimi për kë ai ka votuar,” argumentoi ajo.

Pasi ra dakord të diskutojë heqjen e dispozitës, Gjykata Kushtetuese pritet të arrijë në vendimin përfundimtar brenda dy muajve të ardhshëm, thanë burime nga gjykata për BIRN.

Diskutimet e dispozitës po ndodhin në një kohë krize parlamentare. Që nga zgjedhjet e marsit dhe prillit opozita ka refuzuar të shkojë në parlament, duke këmbëngulur se partitë në qeverisje e fituan pushtetin me mashtrim.

Etiketa: BIRNGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKEkrizekushtetueseMaqedonimashtrimOpozitaparlamentrreziksanksioneSHVëzhguesitvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Xhelal Mziu pagoi mijëra euro për medaljen “Kamza Turistike”

Xhelal Mziu pagoi mijëra euro për medaljen “Kamza Turistike”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.