AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Punëtorët në Maqedoni protestojnë për rritjen e taksave

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Mijëra punëtorë të ndërtimit dhe fushave të tjera protestuan në Shkup kundër një plani qeveritar për të rritur taksat e tyre nga 10 në 35 për qind.

Foto: Meri Jordanovska
Foto: Meri Jordanovska

Aktorët, gazetarët, përkthyesit, muzikantët dhe punëtorët e sektorit të OJQ-ve, të mbështetur nga disa unione dhe lëvizje të të drejtave të punëtorëve, organizuan një protestë të hënën kundër rritjes së taksave, që ata e përshkruan si ‘raketë shtetërore’.

Protestuesit mbanin slogane si “Po na merrni bukën”, “Jo shtetit raketë”, “Hajdutët e qeverisë” dhe “Ju jeni një mafia” dhe brohoritën “Pa drejtësi, s’ka paqe”, “Të drejtat e punëtorëve” dhe “Ky është vetëm fillimi!”.

Reforma, e planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm, parashikon se punëtorët me kontrata me afat të caktuar dhe ata që punojnë sporadikisht duhet të paguajnë 35 për qind të fitimeve për kujdesin shëndetësor dhe social, ashtu sikurse të ishin të punësuar përherë.

Ndërsa qeveria këmbëngul se reforma do të frenojë papunësinë dhe do rrisë sigurinë sociale të punëtorëve, protestuesit e shohin këtë si një përpjekje për të marrë para nga ata që fitojnë 200 deri në 400 euro në muaj.

Organizatorët thonë se rreth 200,000 njerëz nga 2.1 shtetas që ka Maqedonia, do të ndikohen direkt nga ndryshimi.

“Ata thonë se do i përdorin këto para për të përmirësuar përkujdesjen shëndetësore, por kushdo që ka vizituar një spital e di që nuk ka për të ndodhur,” thotë Zdravko Saveski, kreu i lëvizjes Solidariteti.

Protesta u mbështet nga lidhja për të drejtat e punëtorëve Lenka, si dhe nga Unioni i Pavarur i Tregtisë të Gazetarëve Maqedonas, SSNM, lëvizja studentore Plenum dhe unionet që përfaqësojnë ligjërisht punëtorët, lidhjet civile dhe administrata e shtetit.

“Këto janë masa të rreme sociale sepse të pasurit do qëndrojnë të pasur dhe të varfrit do të varfërohen më shumë. Shumica e gazetarëve janë të detyruar të punojnë me kontrata sepse kështu na mbajnë në kontroll dhe na përdorin për propagandë,” tha Tama Causidis nga SSNM.

Protestuesit thanë se reforma është e padrejtë sepse përjashton zyrtarët e pasur që fitojnë para shtesë nga anëtarësia në komitete dhe borde.

Ata marshuan nga ndërtesa e parlamentit deri në selinë e qeverisë ku njerëzit gjuajtën me monedha kundrejt ndërtesave, duke kundërshtuar reformën.

Marjan Petreski, një profesor ekonomiksi në Kolegjin Amerikan në Shkup, tha për BIRN se reforma mund të shkaktojë varfëri më të madhe.

“Këta janë kryesisht njerëz që jetojnë tashmë në varfëri relative dhe varen nga të ardhura të vogla për t’ia dalë. Reforma do të pakësojë ndjeshëm paratë që ata marrin dhe do t’i shtyjë më shumë drejt varfërisë” tha Petreski.

Kryeministri Nikola Gruevski këmbënguli megjithatë se reforma do të ulë evazionin me taksat.

“Ajo do të parandalojë skema ku punëtorët marrin një pjesë të rrogës me taksat brenda ndërsa një pjesë tjetër si pagesë kontrate,” tha Gruevski për median.

Protesta nuk u mbështet nga Federata e Unioneve të Tregtisë së Maqedonisë, SSM, më e fuqishmja në vend, e cila në vitet e fundit është bërë palë me qeverinë dhe pretendon se të drejtat e punëtorëve po përmirësohen.

Protest Honorarci Dec 2004 SJM (1)
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Etiketa: AdministrataBIRNekonomiksiEurogazetarGruevskiLigjMafiaMaqedoniMaqedoniaMasaNikola GruevskipaqeParaProtestaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaReformaSHShkupSpitalTaksat
Tjetri
Shqipëria – tigri ekonomik i Ballkanit

Shqipëria - tigri ekonomik i Ballkanit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.