Periudha e errët e ekonomisë së vendit vazhdoi edhe këtë vit, ku u pa ftohje të marrëdhënieve me Serbinë dhe disa iniciativa për referendume.
Kriza ekonomike afatgjatë mbeti problem numër një për vendin gjatë vitit. Kriza që ka zgjatur që prej 2009 ka krijuar pasoja serioze për ekonominë dhe njerëzit nuk ishin të gjithë të vetëdijshëm se BE nuk do të zgjidhë problemet ekonomike për Kroacinë.
Përveç ekonomisë, një nga çështjet më të rëndësishme mbeti korrupsioni dhe roli i institucioneve shtetërore në trajtimin e tij. Në 2014, Kryeministri Ivo Sanader mori dënimin e tij përfundimtar për korrupsion, ndërsa Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, u arrestua për akuza korrupsioni dhe është ende në hetim.
Pas një nxitje të suksesshme për një referendum mbi martesën në 2013, viti 2014 u bë viti i iniciativave për referendum, me tre përpjekje të reja, një prej të cilave u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese.
Veteranët e luftës mbetën një kategori e dukshme sociale, me rreth dy muaj protestash në shesh përpara ministrisë së veteranëve të luftës, të cilat vazhdojnë ende.
Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë u përkeqësuan si rezultat i padive për gjenocid dhe lirimit të parakohshëm të të pandehurit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, nga burgu i Hagës.
Muajt e fundit të vitit u përshkruan nga fryma e fushatave për zgjedhjet elektorale në të cilat Presidenti aktual, Ivo Josipovic, pritet të fitojë mandatin e dytë.
Ekonomia e ngecur në depresion
Kroacia shpresoi se 2014 do të zgjidhte krizën e gjatë ekonomike, që ka shkaktuar një rënie të PBB dhe të prodhimit industrial dhe një rritje të papunësisë, po ashtu edhe rritje të borxhit të huaj e deficit buxhetor.
Qeveria e qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokrate, SDP, me kryetar Zoran Milanovic, u përpoq t’i zgjidhë këto probleme duke kaluar disa ligje të reja dhe duke miratuar ligje të projektuara për të stimuluar investimin dhe ruajtjen e punëve.
Qeveria u përpoq të nxiste projekte që do të ndihmonin në krijimin e një pavarësie energjetike. Hapi tenderë të jashtëm dhe të brendshëm për kërkimin e naftës dhe gazit në Adriatik, të cilat janë ende në pikëpyetje, prej rënies së çmimeve të naftës, mungesës së interesit dhe dyshimeve për sasinë e naftës në Kroaci.
Tre tremujorët e parë të 2014 panë një rënie të zgjatur të PBB me 0.5 për qind, ku edhe tremujori i katërt mendohet të mos përbëjë ndryshim. Nëntë muajt e parë të 2014 konfirmuan një rënie 3-vjeçare të PBB që ka rastisur me mandatin e qeverisë së SDP. Një sezon turistik relativisht i suksesshëm nuk ishte i mjaftueshëm për të kompensuar problemet.
Punësimi mbeti i lartë, me rritjen në 19.6 për qind në maj dhe 18.7 për qind në tetor, ku pritet që numri të ulet sërish me fundin e sezonit turistik. Çfarë ishte veçanërisht problematike ishte përqindja e lartë e papunësisë te të rinjtë me 41.5 për qind, duke e renditur Kroacinë të tretën në BE për papunësi te të rinjtë, pas Greqisë dhe Spanjës.
Qeveria nuk ia doli të kontrollojë rritjen e borxhit të huaj, që ishte pranë një shifre të lartë prej 107 për qind të PBB.
Një tjetër çështje kritike në financat publike, deficiti buxhetor, nuk u trajtua siç duhet, duke e nxitur Komisionin Europian të ndërhyjë dhe të imponojë procedurën e jashtëzakonshme të deficitit buxhetor.
Nga ana tjetër, prodhimi industrial filloi ta marrë veten dhe në tetor u rrit me 2.7 për qind krahasuar me tetorin e 2013. Eksportet gjithashtu u rritën në 2014, si një përfitim direkt nga anëtarësimi në BE.
Trajtimi i korrupsionit
Kroacia vazhdoi ta sulmojë korrupsionin dhe të ndiqte penalisht zyrtarët dhe ish-zyrtarët.
Ivo Sanader, një simbol i korrupsionit në vendet e larta, mori vendimin e formës së prerë për tetë vite e gjysmë burg për marrjen e një ryshfeti prej 10 milionë euro nga kompania energjetike hungareze, MOL.
Kryetarja e administratës së tatimeve, Nada Cavlovic Smiljanec, dha dorëheqjen për t’u përballur me hetime për aktivitete korruptive.
Tetori ishte muaji i arrestimit spektakolar të Kryebashkiakut të Zagrebit, Milan Bandic, dhe të disa partnerëve dhe kolegëve të tij. Bandic u lirua me kusht pasi pagoi garanci 2 milionë euro dhe aktualisht po pret përfundimin e hetimeve për aktivitetet kriminale të pretenduara.
Më shumë iniciativa për referendum
Pas referendumi të vitit të shkuar për martesën, ku u ripërcakuan kufijtë heteroseksual, iniciativa të reja referendumesh u ndërmorën.
Një prej tyre e udhëhequr nga një grup i veteranëve të luftës, të quajtur Selia për Mbrojtjen Kroate të Vukovarit, që synonte pakësimin e të drejtave të minoriteteve në Kroaci, mblodhi 526 mijë firma në nëntor dhe dhjetor 2013.
Qëllimi ishte të pakësoheshin të drejtat e gjuhës së komunitetit serb në qytetin lindor të Vukovarit, veçanërisht të drejtat e tyre për pasur të shkruara në cirilikun serb shenjat e rrugëve.
Megjithatë, gjykata kushtetuese e hodhi poshtë në gusht kërkesën për të mbajtur një referendum mbi këtë subjekt.
Dy iniciativa të tjera për referendum, në lidhje me sistemin publik shëndetësor dhe koncesionin e autostradave kombëtare, ishin të drejtuara kundër lëvizjeve të qeverisë. Të dyja iniciativat siguruan 405 mijë firma, më shumë seç duhej. Të dyja çështjet duhet të shkojnë tani në gjykatën kushtetuese.
Një iniciativë e katërt civile nuk ia doli të sigurojë mjaftueshëm mbështetje. “Në emër të familjes”, i njëjti grup që nxiti referendumin martesor të vitit të shkuar, filloi një tjetër iniciativë referendumi që synonte të ndryshonte sistemin e votimit. Megjithatë, iniciativa mblodhi vetëm 380 mijë firma, më pak se 10 për qind të votuesve që janë të domosdoshme.
Veteranët e luftës të zemëruar
Veteranët e luftës së viteve 1990, të udhëhequr nga ish-ushtarët e gjymtuar, filluan një protestë kundër qeverisë në fund të tetorit. Ajo rezultoi në një protestë në shesh përpara ministrisë së vetëvrave të luftës, ku u kërkua dorëheqja e ministrit të veteranëve Predrag Matic dhe kalimi i një ligji kushtetues për veteranët e luftës, që u jepte atyre më shumë të drejta. Me kërkesa shtesë në lidhje me statusin e tyre, protestuesit u bënë qendra e vëmendjes për disa javë.
Marrëdhëniet e ftohta me Serbinë
Marrëdhëniet me Serbinë u ftohën për shkak të padisë së gjenocidit të dorëzuar në mars. Kroacia ngriti një padi për gjenocid ndaj Serbisë për krimet e kryera në konfliktin e viteve 1990, ndërsa Serbia u përgjigj me kundërpadi.
Lirimi i parakohshëm i të pandehurit për krime lufte, Vojislav Sheshel nga Haga i përkeqësoi marrëdhëniet mes dy fqinjëve. Gjykata e Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë, ICTY, e la Sheshelin të kthehej në Beograd në mënyrë që të mjekohet, pas procedurave gjyqësore që po zgjasin më shumë se 11 vjet.
Shesheli u kthye në shtëpi dhe filloi nga thirrjet nacionaliste për Serbinë e Madhe. Politikanët kroatë më pas akuzuan liderët serbë se nuk ia dolën të dënojnë fjalët e Sheshelit dhe kritikuan vendimin e ICTY që e liroi.
Zgjedhjet presidenciale
Dhjetori ishte muaji i fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Më 28 dhjetor votuesit kroatë do të zgjidhnin mes katër kandidatëve të fushatës.
Presidenti aktual, Ivo Josipovic, mbeti favoriti për të fituar një mandat të dytë, ndonëse avantazhi i tij fillestar është zbehur për shkak të lidhjes së tij me qeverinë jopopullore të SDP. Rivalja e tij kryesore ishte Kolina Grabar Kitarovi, kandidate e qendrës së djathtë, e Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, në opozitë.