AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Mesha në kalanë e Rozafës rikthen mosmarrëveshjet katolikë-myslimanë në Shkodër

Elvis NabollingaElvis Nabolli
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
3
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mesha e mbajtur në kalanë e Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Një objekt i rrënuar dhe efektivisht i braktisur prej shumë shekujsh në kalanë e Rozafës në Shkodër vijon të shkaktojë përplasje mes përfaqësuesve të dy religjioneve që pretendojnë “pronësinë” mbi të

Mesha e mbajtur në kalanë e Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli
Mesha e mbajtur në kalanë e Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe shiun e dendur, një grup besimtarësh katolikë u ngjitën mëngjesin e 26 dhjetorit 2014 në majë të kështjellës së Shkodrës për të marrë pjesë në një meshë të veçantë. Meshën e ditës së Shën Shtjefnit, shenjtit mbrojtës për katolikët e qytetit të Shkodrës. Por mesha e tyre e përvitshme shkakton zemërim. Një pjesë e besimtarëve myslimanë të Shkodrës besojnë se po përballen me një provokim fetar.

Ajo është një ndërtesë në formë kishe me një minare anash. Çatia e kishës është rrëzuar tashmë prej kohësh që nuk mbahen mend bashkë me pjesën e sipërme të minares, ndërsa muret e saj mbahen në këmbë falë një sistemi kabllosh çeliku të vendosura aty gjatë kohës së komunizmit për të shmangur rrënimin e mëtejshëm të saj.

Ajo njihet nga disa si Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit dhe për disa të tjerë si Xhamia e Sulltan Mehmetit të Dytë.

Famullitari Kuklit Dom Nik Ukgjini, i cili mbajti meshën, theksoi se shkaku se pse mesha u zhvillua në kalanë e Rozafës është se pavarësisht përkatësive fetare kjo kala duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët.

Pak orë më vonë, gjatë faljes së të premtes, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, e cilësoi meshën “një provokim”.

Sipas Sytari në vendin që është mbajtur mesha e krishterë është xhamia shumëshekullore e Sulltan Fatihut. Ai thotë se ka njoftuar komitetin e Kulteve ndërsa Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të bëjë një mbledhje për të dalë me një deklaratë. Komentet e myftiu janë bërë gjatë predikimit të së premtes te xhamia e Parrucës në Shkodër.

Imam Muhamed Sytari gjatë gjatë predikimit të së premtes te xhamia e Parrucës në Shkodër | Foto nga : Elvis Nabolli
Imam Muhamed Sytari gjatë gjatë predikimit të së premtes te xhamia e Parrucës në Shkodër | Foto nga : Elvis Nabolli

Konflikti për ndërtesën nisi një dekadë më parë, kur Instituti i Monumenteve të Kulturës përgatiti një projekt të në cilin shkruhej se bëhej fjalë për punime rinovuese në “Kishën e Shën Shtjefnit”. Kjo zemëroi myftiun Sytari dhe një pjesë të besimtarëve myslimanë krahas disa çështjeve të tjera që shkaktonin përplasje fetare në Shkodër në atë kohë, si prania e kryqeve të vendosura nëpër maja kodrash apo vendit ku duhej të vendosej shtatorja e Nënë Terezës.

Në fakt kisha e Shën Stefanit, apo kisha-xhami, është një monument kulture, gati e rrënuar, që gjendet në brendësi të kalasë së Rozafës, afërsisht në pozicionin qendror të saj. Është pa çati dhe me fragmente muresh që janë shembur prej kohësh. Tipologjia planimetrike e ndërtesës, është karakteristike e stilit perëndimor që nga shekulli XIII që janë të rralla në Shqipërinë e veriut, por që hasen edhe gjetiu si p.sh kisha e Shëna Premtes, në Çetë.

Si kishë qendrore, ajo u kthye në xhami pasi Perandoria Osmane pushtoi shkodran në fund të shekullit të 15, por besohet se u braktis si objekt kulti tri shekuj më pas për shkak se kalatë humbën funksionet ushtarake.

Etiketa: besimtarëkatolikëKishëKultureMbledhjeMonument KulturePerandoria OsmaneSHShkodërshqipxhamixhamia
Tjetri
Darka e gabuar e Edi Ramës me median

Darka e gabuar e Edi Ramës me median

Komente 3

  1. arjoli says:
    11 years më parë

    domethene, qeka nje xhami qe tani ju si shoqeri civile dhe qeveria deshiron ta ktheje ne kishe? mund ta shpjegoni pak, se qenka shume e paqarte…
    pastaj pushtimi osman mos erdhi gje pas pushtimit venedikas? mos kjo kinse kisha qenkesh ndertuar nga pushtuesit venedikas?
    po zoteria gazetar nuk ka gjetur nje grime kohe per te marre dhe variantin e sytarit apo pak vlere ka ai, pavaresisht se sytari perfaqeson komunitetin fetar me te madh ne shkoder dhe eshte i pari qe duhet adresuar per tjetersimin e xhamise.

    • Kastriot Kajtazi says:
      11 years më parë

      Arjol vllai,kishe ka ken ajo,erdhi e ndrroj pushtuesi.Tashi ti je me ne shqiptaret apo me pushtuesit?se prona sullateni mehmeti II ska ne shkoder me sa di un.Per mos me fol per monumentin e nane Terezes qe komuniteti musliman bani gjithe ate lufte qe mos te vehet ne qender te qytetit,ku si perfundim u vu vetem mas premtimit se do vehet dhe monumenti per komandantin turk (sic u vu) ne qender para gjimnazit 28 nentori.
      Nejse pergezime Arjol se nuk po e leke mu shu fanatizmin ne Shqipni,Falemnders

  2. arjoli says:
    11 years më parë

    fshijini komentet se me kesi shkrimesh behet karriere dhe mblidhen fonde

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.