AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Darka e gabuar e Edi Ramës me median

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë darkës së shtruan në Pallatin e Brigadave për media me rastin e festave | Foto nga: kryeministria.al

Thumbat e kryeministrit Edi Rama gjatë darkës së fundvitit me median nuk i kanë bërë të gjithë gazetarët për të qeshur, madje disa kanë mbetur të fyer.

Kryeministri Edi Rama gjatë darkës së shtruan në Pallatin e Brigadave për media me rastin e festave | Foto nga: kryeministria.al
Kryeministri Edi Rama gjatë darkës së shtruan në Pallatin e Brigadave për media me rastin e festave | Foto nga: kryeministria.al

Pritja e fundvitit, e organizuar nga kryeministri Edi Rama për gazetarët ka rikthyer debatin e marrëdhënieve mes pushtetit dhe medias në Shqipëri.

Darka u mbajt në Pallatin e Brigadave, sipas modelit që ndjek Presidenti i SHBA-ve në pritjen vjetore me korrespondentët, ndërsa temperatura u nxeh kur kryeministri mori fjalën dhe nisi të bënte humor me veten e të thumbonte të ftuarit; pronarë mediash e gazetarë të njohur në vend.

Objekt i shpotisë së kryeministrit u bë TV Klan, një televizion që ka mbështetur ngushtësisht ish-kryeministrin Berisha dhe pronari i gazetës “Panorama”, e njohur për kriticizmin ndaj Ramës.

Media e mbuloi pritjen përgjithësisht me nota rozë, por nuk munguan kritikat mbi zellin e tepruar të Ramës për të bërë sarkazmë me kundërshtarët mediatikë.

Kryeredaktori i gazetës “Mapo”, Arion Sulo shkroi në një koment të tij se Rama përdori humorin për të realizuar një hakmarrje personale ndaj gazetarëve apo mediave që e kanë kritikuar në të shkuarën. Ndërsa gazetarja Mimoza Koçiu, në një shkrim për “Gazeta Shqiptare” theksonte se modeli i sjelljes me median nuk ka ndryshuar, pas ndryshimit të pushtetit më 23 qershor 2014.

Marrëdhënie preferenciale e Ramës me gazetarënga Kosova shkaktoi gjithashtu reaksion në Prishtinë. Kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra e quajti fyerje selektimin që kryeministri shqiptar bën me median kosovare.

Ndërsa Mero Baze evokoi në një editorial të tij marrëdhëniet e Ramës me gazetarët në Tiranë e Prishtinë dhe kontrastet që shkaktojnë simpatitëe tij personale mepostin si kryeministër i Shqipërisë.

Por analisti Skënder Minxhozi i ndan problemet që Rama ka me median nga pritja e organizuar në Pallatin e Brigadave. “Në një mbrëmje ku humori apo sarkazma janë pjesë e aktivitetit, gjithçka duhet marrë me rezervë. Edhe ato që mund të duken thumbime apo kërcënime, kanë një dozë humori, sepse si kryeministri, ashtu edhe gazetarët që folën, përdorën tonet satirike ndaj njëri- tjetrit,” mendon ai.

Gazetarja e TV Klan, Eljamonda Zotka pohon për BIRN se ishte zgjedhur nga stafi i kryeministrit për të folur gjatë mbrëmjes Gala, ku ylli i mbrëmjes ishte sërish Rama. Fjalimi i tij nuk ishte surprizë për Zotkën, duke njohur stilin ambig të kryeministrit në përballjen me median kritike dhe atë mbështetëse.

“Ishte një fjalim brenda kostumit të Ramës sa i përket raportit të tij me mediat,” thotë Zotka.

Media shqiptare përballet me një betejë për të mbrojtur pavarësinë e vet, mes interesave politike dhe presioneve financiare – në një treg që është tepër i varfër dhe i mbingarkua për të mbajtur kaq shumë gazeta e televizione.

Në raportin e saj të fundit, Freedom House vërente se lira e medias në Shqipëri ka shënuar përmirësim minimal, pas humbjes së Sali Berishës dhe ngjitjes në pushtet të Edi Ramës në verën e vitit 2013.

Kryeministri aktual, Edi Rama ka farkëtuar që prej kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës miqësi personale dhe marrëdhënie të ngushta me një pjesë të mirë të botuesve të medias.Miqtë e tij mediatikë ishin armiqtë e kryeministrit Berisha, i njohur për marrëdhëniet konfliktuale me median që prej fillimit të viteve 1990.

Herët në ’97, Berisha u shpall i dhjeti në listën e “Armiqve botërorë të Medias” nga organizata Reporterë pa Kufinj, për shkak të djegies së gazetës “Koha Jonë”, më e madhja në atë kohë.

Si ish-gazetar i “Koha Jonë”, Minxhozi kujton këtë ngjarje kur thotë se: “tani jam i kënaqur që qeveria nuk vjen të më djegë zyrën e të më fusë në burg”. Por ai mbetet i pakënaqur për sa pak bëjnë qeveritë në mbështetjen e sinqertë ndaj medias dhe përkrahjen e lirisë së mendimit në Shqipëri.

Pas ngjitjes në kryeministri, Rama vazhdon të ruajë marrëdhëniet preferenciale me partnerët e hershëm mediatikë, ndërsa ka një raport më të relaksuar se para zgjedhjeve me kritikët e tij më të ashpër.

Duke e ndarë qartësisht Ramën nga modeli “Berisha”, Minxhozi mendon megjithatëse qeverisja e majtë ngjan me atë të djathtën në trajtimin e medias si një biznes i zakonshëm ‘qepësh a domatesh.”

“Unë mendoj se qeverisjet ngjajnë me njëra-tjetrën, sepse shtypi vazhdon të vegjetojë në një atmosferë deprimuese nga ana ekonomike. Pavarësia ekonomike e disa mediave është në pikëpyetje dhe kjo nuk i bën nder shtetit, qeverisë, por edhe të gjithë faktorëve të rëndësishëm politikë në vend,” përfundon Minxhozi.

Etiketa: BIRNBurgEdi RamEdi RamaFreedom HousegazetagazetarKlanKosovaKryeministri Edi RamaKryeministrialiraMediamedia shqiptarePanoramaParaQeveriaRamaraportreporterSHSHBAshqipShqipërishqiptareTiranëTregTV Klan
Tjetri
Zjarr në tragetin italian, 22 shqiptarë në bord

Zjarr në tragetin italian, 22 shqiptarë në bord

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.