AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Të hash bar dhe të bësh bar!

XhabyningaXhabyni
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama, elektrike, energjitika
Kryeministri Edi Rama, duke folur për energjinë elektrike më 27 tetor 2014. Foto: LSA

Në një shtet normal duhet të kishte përgjegjës për atë që ndodhi dje, pavarësisht se çfarë bari ha apo çfarë bari pi, në kullotën e SHQUP-it apo në kullotën e kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama, duke folur për energjinë elektrike më 27 tetor 2014. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama, duke folur për energjinë elektrike më 27 tetor 2014. Foto: LSA

Mbrëmja gala që kryeministri kishte organizuar nën modelin, megjithëse kopje e shëmtuar, amerikan (e pranoi këtë të fundit) duket se i ka dhënë hov dellit të tij prej publicisti. Aq sa nuk po arrin dot të bëjë dallimin se kur është publicist dhe kur është kryeministër. Ngjarja tragjike e ditës së djeshme, kur një qytetar i burgosur ngaqë kishte paguar më shumë se sa ç’duhet të paguante (ju lutem referojuni dokumenteve të nxjerra nga Ministria e Brendshme) u vetvar brenda një qelie, ndezi një diskutim të madh. Diskutim i cili po bezdiste veshët e kryeministri, që si një Zeus lart në Olimp u vërsul me të gjitha rrufetë e tij cilido që kishte ndonjë ankesë për të bërë.

“……kush këtu ha symbyllur bar Shqupi të vaditur me lotë krokodili, nuk i shet dot kujt as mend e as moral jo e jo!” kështu iu drejtua të gjithë atyre që reaguan për ngjarjen e rëndë. Duke i futur kështu në një thes të gjithë ato që reagonin, duke i quajtur të palës tjetër a thua se në Shqipërinë e 2014 (të rilindur sipas vetë fjalëve të Zeusit) nuk paska mjete të tjera informacioni për të kuptuar se përse qe arrestuar dhe dënuar i ndjeri.

Pikërisht vetë policia e rilindur na servir fakte që me pak kujdes dhe jo me atë nxitimin e putave të Olimpit, u mblodh nga një gazetar dhe u shqyrtua imtësisht duke nxjerrë atë konkluzionin makabër që i ndjeri nuk kish kryer një krim kaq monstruoz. Por si i thonë, ne hamë bar Shqupi dhe rrjedhimisht nuk jemi të besueshëm. Historia pastaj vazhdon akoma më tej, si për të mbuluar atë rrufenë që na goditi dhe na barazoi me ata gomerët e SHQUP, rrufetë e kryeministrit do të godisnin edhe sot. Maskarallëkun bëje më të madh për të mbuluar atë të djeshmin, thotë në një çast Marcus Krasi teksa i drejtohej shërbëtorit të tij.

“Unë nuk kam asnjë kompleks që të përdor fjalën burg,” u shpreh kryeministri gjatë një replike me Blushin para disa javësh në parlament. Në fakt, askush nuk ka pse të ketë kompleks përmendjen e kësaj fjale, por burgu nuk është më për “burrat”. Kur përpara një muaji Dorian Matlija shkruante se diletantizmi nuk mund të mbulohet me arrogancë (që shprehet përmes burgut), askush nga mazhoranca nuk ia vuri veshin. Ishin të bindur verbërisht se lideri i tyre kishte plotësisht të drejtë, bindje kjo që rezultoi me një humbje jete.

Me të drejtë dikush mund të shtrojë pyetjen “A është qeveria fajtore se i ndjeri humbi jetën?”. Nuk mund të quhet plotësisht fajtore qeveria për këtë arrestim, por qeveria është fajtore për situatën kafkiane (siç e quante Erebara në shkrimin e tij) që e ka sjellë aksionin për energjinë. Aksion i cili po prek vetëm ato fukarenj që në përçapjen e tyre për të nxjerrë bukën e gojës mund ta kenë hapur një biznes por që assesi nuk i bën ato biznesmenë.

Qeveria është fajtore sepse përpara cilitdo aksion ajo duhet që të ndërmerrte një nismë përmes së cilës t’i krijonte mundësi vetes dhe qytetarëve për të gjetur shtigje ligjore. Rasti i të ndjerit Zela, dëshmon qartësisht se aksioni qeveritar është një dështim e jo vetëm kaq por edhe mënyra se si qeveria po e përdor aksionin duket diletanteske. Sepse duket qartësisht që interesi i saj paska qenë që vetëm qytetarët të jenë ato që të mbushin radhët e sporteleve për pagesën e energjisë, a thua se janë qytetarët debitorët e vetëm të energjisë kur të gjithë e dimë që nuk është kështu.

Pak ditë më parë, gazetat nxorën lajmin që vetë institucioni që Rama ka drejtuar për 12 vjet nuk kishte paguar energjinë elektrike që nga viti 2007, a u arrestua ndokush për këtë krim?! Po ndonjë nga këto bizneset e mëdha, të cilat Rama i përdori si një hiperbolë për të treguar në fillimet e këtij aksioni që nuk kishte asgjë me qytetarët e thjeshtë?! Faktet janë të qarta, përpos ndonjë biznesi shumë të vogël (që emrin biznes e mbanë se kështu është trendi) nuk kemi asnjë aksion të madh për ato që Rama i etiketon vetëm në fjalimet e tij bombastike në një parlament që hesht dhe dëgjon.

Për t’iu rikthyer edhe një herë atyre që hanë bar.

Në një shtet për sëmbari duhet të kishte përgjegjës për atë që ndodhi dje, por ne e dimë që nuk jemi një shtet i tillë dhe madje as nuk duam të jemi. Ne e mendojmë ekzistencën e shtetit si një vullnet të hekurt të kokës së shtetit, e mendojmë ekzistencën e shtetit si dhunën e ligjit që ushtrohet mbi shoqërinë. Për ne, ky është shteti. Apo për të qenë më të saktë, për shumë prej nesh.

Ka shumë arsye se përse kemi këtë bindje. Arsye që mund të lidhen me të shkuarën diktatoriale, që lidhen gjithashtu dhe me shthurjen demokratiko-liberale të këtij çerek shekulli. Por, me rëndësi është që disa prej nesh, që mendojnë se shteti nuk mund të jetë vullneti i hekurt i një lideri që nuk pranon të kthejë fjalën (sado i veshur bukur dhe orator të jetë), kanë guximin dhe flasin. Sepse, duhet të kuptojmë që shteti nuk krijohet me asnjë lloj dhune, këtë ne si shoqëri duhet ta kuptojmë. Kjo nuk do të thotë që shteti nuk duhet të tregojë autoritet. Kjo do të thotë që shteti duhet të fitojë autoritetin për ta treguar më pas, por jo ta kërkojë me përdhunë autoritetin të cilin nuk e ka.

Fitimi i këtij autoriteti nuk bëhet përmes hurit dhe buzëqeshjes, e këtë duhet ta kuptojë mjaft mirë jo vetëm Kryeministri por cilido që ka qejf të bëhet “Zeusi” i këtij vendi. Autoriteti dhe respekti ndaj ligjit bëhet përmes drejtësisë e këtë drejtësi kryeministri dhe qeveria e tij po dështojnë ta vendosin në këtë vend.

Nëse kryeministrit nuk i pëlqen që ka një pjesë prej njerëzve që dalin dhe kritikojnë haptazi veprimet e tij, që nuk rrinë në rresht për një, që ia kthejnë fjalën dhe i bëjnë kritikën. Nëse të tillët kryeministri i etiketon si “gomerë që hanë nga hambari i SHQUP-it” nuk është se tregon ndonjë autoritet të madh. Maksimumi shpreh ankthin e tij që të bërit bar në popull nuk i shkon dhe aq ose më saktë nuk i zë të gjithë bari që ai hedh ndaj le të mësohet edhe ai me kritikën ndaj barit të tij ashtu siç është mësuar me rehatinë dhe servilizmin që të jep pushteti.

Etiketa: ArrestimBiznesmenBurgDhunëDorian MatlijaEdi RamagazetarGazetatIMTKrimKryeministri Edi RamaMinistria e BrendshmeMjaftParaparlamentPoliciaQeveriaRamaSHshqip
Tjetri
Demokracia, Arsimi dhe Reforma

Demokracia, Arsimi dhe Reforma

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.