AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kosova 2014: Përpjekjet e BE-së për drejtësi u vunë në rrezik nga akuzat për korrupsion

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
EULEX
Policë të EULEX në Kosovë | Foto nga : BETA

Ideja e një gjykate të re speciale në Bruksel për të hetuar zyrtarët e lartë të UÇK-së zemëroi veteranët e luftës, ndërsa akuzat për korrupsion në EULEX shkaktuan skandal.

Luftëtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës
Luftëtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës

Të ndodhur nën presion nga Bashkimi Evropian, deputetët e Kosovës votuan në prill të këtij viti ratifikimin e një marrëveshjeje për të hapjen një gjykatë speciale, e cila do të vendoset jashtë vendit për të hetuar krimet serioze të kryera gjatë dhe pas luftës së vitit 1998-1999 me forcat serbe.

Ideja e një gjykate speciale, e cila do ta ketë bazën në Holandë dhe do të ketë gjykatës ndërkombëtarë, zemëroi shoqatat e veteranëve të luftës, të cilët i kërkuan deputetëve të mos e votonin këtë gjë, duke thënë se ishte e padrejtë ndaj atyre që luftuar për lirinë e Kosovës nga sundimi serb dhe kjo ishte vetëm në interes të armiqve të vendit.

Gjatë debatit të ashpër parlamentar, kryeministri Hashim Thaçi e quajti atë “padrejtësinë dhe ofendimin më të madh që mund t’i bëhej Kosovës dhe popullit të saj.”

“Lufta jonë ishte e drejtë dhe sipas normave ndërkombëtare të luftës”, këmbënguli Thaçi, i cili ishte lideri politik i UÇK-së gjatë konfliktit.

Pasi parlamenti votoi pro, pavarësisht kundërshtimeve, veteranët e luftës dolën në protesta nëpër rrugë.

Megjithatë, analistët mendojnë se gjykata ishte e nevojshme, sepse Kosova nuk e ka dëshirën apo kurajën politike për të hetuar të dyshuar me njohje me pushtet.

Në korrik, një raport i Task Forcës Speciale të Bashkimit Evropian bëri të qartë se zyrtarët më të lartë të UÇK-së do të hetoheshin në gjykatën e re për krime kundër njerëzimit, përfshirë këtu vrasje dhe rrëmbime, edhe pse bëri të qartë se nuk ka ende mjaftueshëm prova për akuza për trafikim organesh nga guerrilasit e Kosovës.

Ngritja e gjykatës u vonua për shkak të problemeve politike që e lanë Kosovën pa qeveri për gjashtë muaj, por tani që administrata u krijua, pritet që ajo të fillojë punë në vitin 2015.

Në një fjalim në parlamentin e ri në dhjetor, presidentja Atifete Jahjaga tha se gjykata duhet të ngrihet sa më shpejt është e mundur “për të vërtetuar se ne jemi një vend i ngritur mbi të gjitha mbi parimin e drejtësisë”.

Duke iu adresuar frikës se ajo do të dëmtonte trashëgiminë e UÇK-së, ajo këmbënguli se gjykata e re “kurrë nuk do të shkatërronte betejën tonë të përbashkët dhe luftën e shenjtë për liri dhe pavarësi”.

Skandali i korrupsionit njollos imazhin e BE-së

Maria Bamieh dhe Francesco Florit u intervistuan në programin televiziv të BIRN në Kosovë.
Maria Bamieh dhe Francesco Florit u intervistuan në programin televiziv të BIRN në Kosovë.

Në tetor, Bashkimi Evropian u godit nga akuza jo të mirëpritura kur një prej prokurorëve të tij të EULEX-it akuzoi një nga gjykatësit e misionit për korrupsion.

Prokurorja Maria Bamieh tha se ajo zbuloi duke lexuar transkriptimet e përgjimeve të telefonatave që ajo po hetonte se kolegu i saj, gjykatësi italian Francesco Florit, ka marrë 300, 000 euro ryshfet për të liruar një të pandehur për vrasje dhe një tjetër rast korrupsioni kundër një Ministri Shëndetësie në Kosovë.

Florit i mohoi akuzat, por ato pretendimet shkaktuan skandal pasi Bamieh u pezullua dhe doli në publik me akuzat që EULEX-i fillimisht i kishte injoruar dyshimet e saj dhe në vend të kësaj e kishte shënjestruar atë si spiune.

“Ata po përcjellin mesazhin se nuk janë seriozë përsa i takon korrupsionit, sepse po të ishin seriozë për të, do të merreshin me korrupsionin në EULEX,” tha Bamieh në një intervistë për BIRN.

Pasi disa ligjvënës evropianë paralajmëruan se skandali mund të dëmtonte imazhin e BE-së dhe misionin e saj në Kosovë, shefja e politikës së jashtme në Bruksel Federika Mogherini caktoi një ekspert të pavarur për të hetuar akuzat.

“Ky hetim është në përputhje me dëshirën time për të aplikuar një politikë me tolerancë zëri ndaj korrupsionit,” tha Mohgerini. Raporti pritet në muajt e parë të vitit 2015.

Grupi i Drenicës fshihet

Sylejman Selimi, një nga anëtarët e Grupit të Drenicës
Sylejman Selimi, një nga anëtarët e Grupit të Drenicës

Rasti i krimeve të luftës të profilit të lartë kundër të ashtuquajturit Grupi i Drenicës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hasi polemika në maj, kur tre të pandehurit, përfshirë edhe Sami Lushtakun, kryetar i komunës Skenderaj/Srbice, u fshehë për disa ditë në një klinikë në Prishtinë në shenjë proteste për transferimin e tij në një burg në qytetin verior të Mitrovicës.

Të pandehurit thanë se mund të ishte e rrezikshme për ata, sepse atje po mbahen edhe dy serbë të profilit të lartë të akuzuar për krime kundër shqiptarëve. Mbështetësit e tyre rrethuan klinikën për të mos lejuar rikapjen e tyre para se ata t’i dorëzoheshin përfundimisht policisë.

Media dhe shoqëria civile e kritikuan ashpër policinë dhe institucionet gjyqësore mbi paaftësinë me të cilën e trajtuan situatën.

Gjyqi i Grupit të Drenicës rivazhdoi muajin që pasoi dhe shtatë të pandehurit, ku përfshihej gjithashtu ambasadori i Prishtinës në Tiranë dhe ish-komandanti i Forcave të Sigurisë Sylejman Selimi, e deklaruan veten të pafajshëm për abuzim të civilëve të burgosur që mbaheshin në qendrën e burgimit të UÇK-së në Likovc/Likovac në vitin 1998.

Ish-ministri i transportit Fatmir Limaj gjithashtu u kthye në gjykatë në shtator pasi gjykatësit e apelit rihapën çështjen për krime lufte kundër ish-komandantit të gurrilasve dhe nëntë ish-oficerë të akuzuar për abuzim me të burgosurit në qendrën e burgimit të UÇK-së në Klecka.

Limaj, i cili njihet gjithashtu si ‘Komandanti i hekurt’ gjatë luftës së viteve 1998-1999, ishte liruar për herë të dytë nga akuzat në shtator të vitit 2013. Megjithatë u mbajt vetëm një seancë dëgjimore para se treshja e gjyqtarëve te hiqej nga kjo çështje.

Një “Roje ure” në qendër të vëmendjes

 

Oliver Ivanovic. Foto: Beta
Oliver Ivanovic. Foto: Beta

Janari pa arrestimin e politikanit Oliver Ivanovic, një ish-zyrtar i qeverisë serbe dhe kryetar i Partisë Liri, Demokraci, Drejtësi.

Ivanovic, i cili dikur ishte anëtar i grupit të shpërbërë të serbëve të Kosovës të quajtur “Rojat e urës”, sepse ruanin anën serbe të urës që ndan qytetit të Mitrovicës, u akuzua për krime lufte gjatë trazirave në prill të vitit 1999, kur u vranë 26 shqiptarë etnikë.

Çështja kundër politikanit ndezi protesta në rrugë nga serbët e Kosovës dhe akuza nga autoritetet e Beogradit se akuzat kishin motive politike. Ivanovic vazhdoi të pohonte se ai ishte “krejtësisht i pafajshëm”.

Etiketa: abuzimAkuzaBEBIRNBrukselBurgdemokraciEULEXEuroFatmir LimajGjykataGjykate specialeGjykatësGjyqGjyqigjyqtarHashim ThaçiJahjagaKorrupsionKorrupsioniKosovaKosovëKrimekrime luftekryetarLuftaLufteMediaMitrovicëOliver IvanovicParaprokurorProtestaprotesteraportRaportiryshfetshtatorSylejman Selimivrasje
Tjetri
Kroacia: E përndjekur nga demonët e vjetër

Kroacia: E përndjekur nga demonët e vjetër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.