AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova në gatishmëri për festën ortodokse serbe

Una HajdariPetrit ÇollakungaUna HajdaridhePetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në të gjitha komunat serbe në Kosovë po vendosen forca të mëdha policie, ndërsa serbët në vend po përgatiten për Krishtlindjen Ortodokse dhe presin vizita nga zyrtarë të Beogradit.

Policia ka shtuar praninë e saj në të gjithë Kosovë, në përgatitje për festën kryesore fetare të minoritetit serb.

Qëllohen me akull pelegrinët serb në Gjakovë

Policia e Kosovës arrestoi dy anëtarë të Lëvizjes Nacionaliste Vetëvendosja se qëlluan me akull një autobus që çonte pelegrinë në ceremonitë ortodokse serbe në qytetin perëndimor të Gjakovës.

Rreth 100 persona ishin mbledhur në Gjakovë për të protestuar kundër vizitës. Pas sulmit, pelegrinët vendosën ta anulonin vizitën e tyre në kishë.

Kriste Gjoka, zëdhënësja e policisë së Gjakovës, tha për BIRN se policia po i ruante pelegrinët dhe garantonte sigurinë e plotë të tyre.

“Dy qytetarë u arrestuan sepse gjuajtën me akull dhe dëmtuan një nga dritaret e autobusit. Njëri nga pelegrinët më pas tha se kishte vendosur të kthehej e mos hynte në kishë për shkak të motit,” tha Gjoka për BIRN.

Në deklaratën e saj për shtyp, Vetëvendosja tha se banorët vendas e organizuan protestën kundër pelegrinëve, sepse njëri prej vizitorëve ishte një i dyshuar për krime lufte.

Policia ka hartuar “një plan operacional që ka si qëllim të ruajë rendin dhe garantojë sigurinë”, tha për BIRN Baki Kelani, zëdhënës i policisë.

“Parashikojmë masa shtesë sigurie dhe një rritje të vigjilencës së policisë në vende ku mendojmë se është e nevojshme, në mënyrë që këto festime të kenë shpirt pushimesh,” shtoi ai.

Serbët e festojnë Krishtlindjen dy javë pas Kishës Katolike, siç bëjnë edhe pjesa më e madhe e anëtarëve të Kishës Ortodokse kudo tjetër.

Festimet kryesore në Kosovë do të zhvillohen në manastirin Gracanica, një komunitet i madh serb i përqendruar në një kishë mesjetare rreth 15 minuta nga kryeqyteti Prishtina.

Kryetari i Zyrës së Kosovës në qeverinë serbe, do të marrë pjesë në festimet në Gracanica me rastin e Krishtlindjes ditën e martë pasdite.

Aleksandar Vulin, Ministri i Punëve të Serbisë do të marrë pjesë në ceremoninë e Krishtlindjes në manastirin në Zociste.

Miroslav Vasin, zv/president i qeverisë provinciale të Vojvodinës në veri të Serbisë, do ta kalojë Krishtlindjen në fshatin etnik serb të Gorazdevacit dhe do të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes në manastirin e famshëm të Deçanit në Kosovën perëndimore.

Lideri i Kishës Serbe patriarku Irinej ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar serbëve të mbetur në Kosovë

të mos largohen nga Kosova në mesazhin e tij të Krishtlindjes ditën e hënë.

“Këtë Krishtlindje jemi bashkuar me vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe Dukagjin dhe i kërkojmë atyre të rrinë të jetojnë në Kosovë,” tha Irinej.

Në Kosovë kanë mbetur vetëm 100,000 serbë pas eksodit të pas-luftës. Në vend banojnë afërsisht 2 milion kryesisht shqiptarë myslimanë.

Në planin e pavarësisë së Kosovës, mbrojtja e serbëve fetarë dhe vendeve trashëgimi kulturore në Kosovë ndahet midis paqeruajtësve të NATO-s në KFOR dhe policisë së Kosovës. Në Vioski Deçan, KFOR-i ofron mbrojtje 24 orë për murgjit që jetojnë atje.

Pavarësisht përpjekjeve, manastiret janë ende objektiva të grafiteve nacionaliste dhe huliganizmave, ndërsa tensionet mbeten ende të larta midis dy komuniteteve etnike.

Etiketa: BanorëBIRNDeçanDukagjinGjokaKFORKishëkomunitetKosovaKosovëKrimekrime luftekrishtlindjeLufteMasaMbrojtjambrojtjeNATOpatriarku IrinejPoliciaPolicia e KosovëspresidentPrishtinaPunëvizita
Tjetri
Dorëzohet qeveria, mbyllet përfundimisht çështja e Imamit për reklamat

Dorëzohet qeveria, mbyllet përfundimisht çështja e Imamit për reklamat

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.