AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Reforma e pensioneve më 1966, kur zyrtarët i rritën pensionin vetes

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Simboli i Partisë së Punës së Shqipërisë | Foto nga : Wikimedia

Një ndryshim në ligjin e pensioneve në vitin 1966 solli rritje të përfitimeve për zyrtarët më të lartë të shtetit.

Simboli i Partisë së Punës së Shqipërisë | Foto nga : Wikimedia
Simboli i Partisë së Punës së Shqipërisë | Foto nga : Wikimedia

Në vitin 1958, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi një ligj pensionesh. Ligji Nr. 2803, datë 4.12.1958 përcaktonte që masa e pensionit të pleqërisë duhej të qe sa 75 për qind e pagës por jo më i ulët se sa 3300 lekë në muaj. Duke marrë parasysh se një numër i madh shqiptarësh në atë kohë kishin pagë në masën 4 mijë lekë në muaj, pensioni minimal i garantonte atyre një pension pak më të lartë se sa 75 për qind e pagës.

Por ligji penalizonte zyrtarët e lartë. Për shembull, për pagat nga 5 mijë në 6 mijë lekë, masa e pensionit ulej në 70 për qind dhe për këtë fashë pensioni minimal qe përcaktuar në masën 3750 lekë. Për pagat 10 mijë lekëshe, të cilat në atë kohë merreshin vetëm nga zyrtarët më të lartë të shtetit dhe partisë, masa e pensionit u la sa 50 për qind e pagës por jo më e ulët se 5,500 lekë.

Shkurt, ligji kishte tendencën që t’i trajtonte pensionistët në mënyrë më të barabartë se sa punëtorët, duke favorizuar në pension punëtorët me paga të ulëta dhe duke penalizuar ata me paga të larta. Nëse një punëtor merrte 4 mijë lekë rrogë, (rroga e zakonshme e punëtorëve në atë kohë), pensioni i tij do të qe sa rreth 80 për qind e rrogës. Por nëse qe drejtor dhe merrte 1 mijë lekë rrogë, atëherë pensioni i dilte afërsisht sa 55 për qind e rrogës.

Afro një dekadë më vonë, një reformë u ndërmor me ligjin Nr.4171, datë 13.9.1966. Në këtë kohë Shqipëria kishte hequr një zero nga monedha e saj dhe rrjedhimisht nga të gjitha pagat dhe çmimet.

Reforma u krye përmes uljes së masës bazë të përfitimit të pensionit nga 75 për qind të rrogës që qe në vitin 1958 në 70 për qind të pagës në ligjin e ri. Pensioni minimal u rrit nga 3300 lekë (të vjetër) në 350 lekë (të rinj). Nëse për konvencion flasim me lekë të vjetër, pensioni minimal u rrit nga 3300 lekë në 3500 lekë, ndërkohë që pensioni si përqindje e pagës u ul nga 75 në 70 për qind. Për shqiptarët që kishin paga mbi 500 lekë dhe që qenë përgjithësisht mësuesit, kjo pati ulje ndërsa për ata që kishin paga më të ulëta se kaq pati një rritje modeste.

Por pati edhe një ndryshim tjetër. Nuk pati më solidarizim nga pagat e larta. Tabela që sanksiononte që për pagat e larta, masa e pensionit të ulej në 50 për qind të pagës u shua në ligjin e ri. Ndryshimi solli që ata pak zyrtarë që kishin paga 1 mijë lekëshe, të merrnin 700 lekë pension dhe jo më 5500 siç qe me ligjin e mëparshëm.

Dallimi mes dy ligjeve është te masa e pensionit të përfituar nga zyrtarët e lartë. Ata, të cilët qenë njëkohësisht vendimmarësit, i dhanë vetes pension më të lartë se sa ligji i vjetër.

Në atë kohë, shqiptarët dilnin në pension në moshën 45-55 vjeç gratë dhe 50-60 vjeç burrat në bazë të kategorisë së punës që kishin. Koha minimale e vjetërsisë në punë qe 15 – 20 vjet për gratë dhe 20-25 vjet për burrat.

 

Ndryshimet e pensionit më 1966

 

Pensionet sipas ligjit të vitit 1958

Sasia e pensionit të pleqërisë caktohet në përqindje mbi pagën mesatare mujore në këtë masë:

Paga mesatare mujore lekë Në % mbi pagën Sasia minimale e pensionit në lekë
gjer në 5000 75 3300
mbi 5000 – 6000 70 3750
   “ 6900 – 7000 65 4200
   “ 7000 – 8000 60 4500
   “ 8000-10000 55 4800
   “ 10000 50 5500

 

Pensionet sipas ligjit të vitit 1966

Pension i pleqërisë caktohet në masen 70% mbi pagën mesatare mujore.

Pensioni i pleqërisë nuk mund të jetë më i ulët se 350 lekë dhe më  i Lartë se 900 lekë në muaj.

Etiketa: LigjMASMasaPagatpensionetpensionistëPunëPunëtorPunëtorëReformaSHshqipShqipëriaulje
Tjetri
Reforma e pensioneve: A ka vërtet të humbur?*

Reforma e pensioneve: A ka vërtet të humbur?*

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    12 years më parë

    Gjergj pergezime shkrim shume interesant …

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.