AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Çmimi i naftës si produkt i qeverive

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Qeveritë kanë zgjedhur të rrisin taksat mbi naftën për të plotësuar ekzigjencat buxhetore në kushtet kur vullneti për të mbledhur taksat siç duhet mungon. Ato ia hedhin fajin njëra-tjetrës ndërkohë që barra e taksave mbi naftën po bllokon zhvillimin normal të ekonomisë.

Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum
Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Një deputet i maxhorancës dhe disa të opozitës kanë ditë që po shajnë njëri-tjetrin si përgjegjës për mosuljen e çmimit të naftës në Shqipëri. Kakofonia dhe zhurma është e madhe e prirur më së shumti nga akuzat si pozicione mbrojtëse në vend të themelimit të fakteve ashtu siç janë.

Opozita e ka për dëshirë të thotë se është “taksa e Ramës” ajo që nuk lejon uljen e çmimit, ndërsa një deputet i maxhorancës thotë se është “monopoli i tre kompanive në treg” shkaku.

Po t’i mbledhësh të dyja qëndrimet duket se del disi te e vërteta: Po, tregu i karburantit nuk është shfaqur ndonjëherë me shkallë të lartë konkurrueshmërie. Tregu i hidrokarbureve përbëhet nga kompani, dominanca e të cilave në treg ndryshon bashkë me qeveritë. Deri në vitin 2005 kishte kompani të tjera që vepronin në këtë treg të cilat ndërkohë janë zhdukur. Dhe në vitin 1999, disa ndryshime ligjore të ndërmarra nga qeveria e kohës zhduku nga tregu një pjesë të kompanive të mëdha që qenë deri në atë moment në treg. Dhe ndryshime ligjore, administrative apo thjeshtë joligjore të kohës së qeverisë së mëparshme, akshe akshe, favorizime dhe penalizime kompanish, ndryshuan tregun në masën më të madhe. Tani kemi kompani që zbythen dhe kompani që dalin nga tregu por kemi edhe disa kompani që arrijnë të gjejnë lidhjet me të gjitha qeveritë. Nafta është një biznes superpolitik në Shqipëri. Të pretendosh se konkurrenca funksionon më së miri në këtë treg është shumë naive.

Por mungesa e konkurrencës duket se është përgjegjëse për një pjesë shumë të vogël të çmimit final që paguajnë konsumatorët dhe kjo është e pamohueshme nga askush. Pjesa më e madhe e çmimit përbëhet nga taksat. Taksat përcaktohen nga qeveria ose më saktë, nga qeveritë. Taksat mbi karburantet kanë një histori që tregon shumë. Klodian Tomorri, gazetar i ekonomisë në Top Channel mori çmimet e daljes së naftës nga dogana dhe i krahasoi me çmimet e shitjes me pakicë të raportuara nga Instituti i Statistikave.

Këto të dhëna tregojnë se diferenca mes çmimit të doganës dhe çmimit të shitjes me pakicë është rritur ndjeshëm nga 15 lekë në qershorin e kaluar në 24 lekë në dhjetor. Kjo diferencë përbën fitimin e grosistëve të naftës dhe të pikave të shitjes me pakicë. Në kushtet e konkurrencës, nuk do të kishte arsye që kjo diferencë të rritej. Natyrisht që ka edhe dy elementë shtesë. Elementi i parë është që nga 1 janari i këtij viti, taksa e qarkullimit u rrit me 12 lekë, gjë që do të thotë se fitimet e grostistëve mund të reduktohen. Elementi i dytë është që dollari, monedha me të cilën blihet nafta, është shtrenjtuar me gati 20 për qind përgjatë gjashtë muajve të fundit. Do të duhen edhe disa javë për ta parë këtë. Por fakti është që shqiptarët duhet të mjaftohen me një rënie minimale të çmimit të naftës, i cili është aktualisht 167 lekë ndërsa qe gjashtë muaj më parë 179 lekë.

Në fillim të viteve 2000 psh, akciza mbi karburantet qe në përqindje mbi vlerën. Nafta psh e kishte akcizën 50 për qind e çmimit të importit ndërsa benzina e kishte akcizën 30 lekë për litër. (Ligji 9598). Vetëm një vit më vonë, më 2003, ligji 9163 e bëri akcizën e naftës 65 për qind.

Për të shmangur fluktuacionet e mëdha në të ardhurat buxhetore, në vitin 2004 u vendos që gazoili ta kishte akcizën në mazën 65 për qind të vlerës por jo më pak se 13 lekë dhe jo më shumë se 27 lekë për litër. (Ligji 9328). Në vitin 2006, qeveria e re e bëri akcizën 75 për qind, por jo më shumë se 33 lekë për litër. Në vitin 2009, kur, nëse ju kujtohet, pati një periudhë të rënies së shpejtë të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar si pasojë e krizës, qeveria e pa të arsyeshme menjëherë ta rritë akcizën në 37 lekë për litër dhe të heqë kushtin e 75 për qind të çmimit në rast se çmimi në tregun ndërkombëtar bie më poshtë. (Ligji 10 147).

Në vitin 2011, te ligji i taksave kombëtare u shtua diçka që quhet “taksa e karbonit”, një akcizë me emër tjetër, në masën 3 lekë për litër. Pastaj pak më vonë u shtua diçka që u quajt “taksa e qarkullimit,” e cila qe 5 lekë për litër më 2011 dhe u bë 7 lekë për litër më 2012. (Ligji 10 458).

Qeveria aktuale sapo mori pushtetin në vitin 2013, e rriti këtë taksën e qarkullimit nga 7 në 17 lekë për litër, në fuqi që nga janari i vitit 2014. Në tetorin e vitit 2014, e rriti më tej këtë taksë nga 17 në 27 lekë për litër me fuqi nga janari i vitit 2015.

Përgjatë të gjithë 15 viteve të fundit vështirë se ka kaluar ndonjë vit pa shënuar një rritje takse në një formë a në një tjetër mbi karburantet. Sot kur blejnë naftë, qytetarët paguajnë 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi dhe 3 lekë taksë karboni. Mbi të gjitha këto taksa, zbatohet TVSH 20 për qind, duke e bërë barrën fikse të taksave mbi këtë produkt 80 lekë. Mbi këto paguhet 20 për qind TVSH mbi çmimin e naftës së importuar. Nga çmimi prej 170 lekësh që paguajnë aktualisht shqiptarët, më shumë se gjysma shkon për taksa. Dhe më e rëndësishmja, shumica e këtyre taksave janë fikse. Pavarësisht se sa rritet apo bie çmimi në tregun ndërkombëtar, këto taksa njësoj paguhen.

Për ironi të fatit, qeveritë na i prezantojnë këto rritje taksash si “mbrojtje shëndeti”. Në fakt qeveritë shqiptare kanë parapëlqyer të rrisin taksat mbi karburantet dhe cigaret gjithmonë për shkak se vetëm këto dy mallra janë lehtësisht të taksueshme. Mallrat e tjerë thjeshtë nuk taksohen. Shumica dërrmuese e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet të mblidhet për shumicën dërrmuese të mallrave që ne konsumojmë thjeshtë nuk mblidhet. Potenciali i qeverisë për të mbledhur të ardhura përmes “mirëadministrimit” termit delikat që përdoret për të shpjeguar evazionin fiskal, vlerësohet në qindramilionë euro. Arsyeja se pse karburantet dhe cigaret taksohen janë se ato vijnë nga importi dhe taksat e tyre mblidhen në doganë pa shumë firo. Me kalimin e viteve qeveritë kanë ditur të vendosin urdhëresa për mbledhjen në doganë të të gjitha taksave, ndërsa tatimet janë lënë si një institucion rakitik, i paaftë për të mbledhur pothuajse asgjë. Sot, mbi 75 për qind e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mblidhet nga doganat dhe vetëm 25 për qind nga tatimet, gjë që teorikisht duhej të qe e kundërta.

Paaftësia apo mungesa e vullnetit për të mbledhur taksat ka sjellë këtë deformim në sistemin fiskal, me mbingarkesë të pazakontë taksash për karburantet.

Çmimi i naftës ka rënë me mbi 50 për qind në tregun ndërkombëtar në gjashtë muajt e fundit. Shpresat janë që çmimi të mbetet në këto nivele për shumë kohë.  Vendet konsumatore po bëjnë llogaritë e përfitimeve ekonomike që do të kenë nga kjo rënie e papritur e çmimit të naftës. Turizmi psh ka gjasa do të përfitojë ndjeshëm. Teorikisht njerëzit do ta kenë shumë më të lirë për të udhëtuar në vitin 2015 nga sa e kishin në vitin 2014. Këto udhëtime mund të sjellin rritje të konsumit të brendshëm dhe vende pune.

Shqiptarët nuk përfitojnë dot. Taksat fikse dhe varësia e lartë e buxhetit të shtetit nga të ardhurat nga taksat mbi karburantet janë faktori kryesor. Mungesa e konkurrencës në treg është një element tjetër, por shumë më i vogël se sa elementi taksë. Edhe në ato sektorë ku nuk ka taksa, si psh te karburanti i avionëve, përfitimi i Shqipërisë do të jetë i kufizuar për shkak se nuk ka konkurrencë. Nuk ka konkurrencë as te karburanti as te shumë linja të fluturimeve ajrore. Ashtu si edhe taksat, kjo mungesë konkurrence është në pjesën më të madhe faj i qeverive.

Etiketa: AdministrativeBankers PetroleumdeputetDollariEuroFinalFushagazetarInstituti i StatistikaveKarburantetkonkurrenceMASmbrojtjenaftandryshime ligjoreOpozitaPatosQeveriaSHshqipShqipërishqiptaretaksaTaksatTop ChannelTregTreguTurizmiTVSH
Tjetri
Albin Kurti: Situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit

Albin Kurti jep dorëheqjen si kryetar i Vetëvendosje

Komente 1

  1. Rita06 says:
    11 years më parë

    Rritja e taksës mbi naftën është pozitive nëse strategjia jonë është për përfitime afatgjata. Qëndrimi i ri europian ndaj taksave, i shprehur në strategjinë efipencës së burimeve, është që taksat mbi burimet duhen shtuar, kurse taksat mbi punën duhen ulur. Nëse qeveria shqiptare shton taksën mbi naftën, duhet të ulë tatimin mbi të ardhurat nga paga, që barra fiskale në tërësi të mos rritet. Çmimi i naftës do të rritet përsëri, por ulja e përkohshme e çmimit të saj do të gënjejë tregun që mos të investojë në infrastruktura jo-fosile (në trena, biçikleta, energi të rinovueshme etj.). Taksat mund të arrijnë atë që tregu nuk e arrin: të nxisin investime afatgjata dekada/vite përpara se të reagojë tregu. Taksa e karbonit, që po kërkohet me ngulm nga shkencëtarët klimatikë, ka pasoja pozitive afatgjata. Largpamësia është një virtyt i njeriut, që mendoj se duhet shfrytëzuar, edhe nëse bie ndesh me parimin e tregut të lirë.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.