AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Albin Kurti jep dorëheqjen si kryetar i Vetëvendosje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti | Foto nga :RFE/RL

Kreu themelues i lëvizjes që u bë partia e tretë më e madhe në Kosovë nuk do të rikandidojë për kryetar dhe thotë se do të punojë si aktivist i thjeshtë i Vetëvendosjes.

Albin Kurti | Foto nga :RFE/RL
Albin Kurti | Foto nga :RFE/RL

Albin Kurti, udhëheqësi që një dekadë më parë krijoi Lëvizjen Vetëvendosje, një lëvizje proteste në Kosovë, njoftoi sot se ka vendosur të tërhiqet nga posti i drejtuesit të lëvizjes ndërkohë që do të vijojë të punojë për këtë parti politike si aktivist në bazë.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që përfundoi me 11 janar 2015, morëm vendimin që ta vazhdojmë edhe për një vit ristrukturimin nëpër Qendrat tona. Po ashtu, thamë që unë do të kthehem në bazë sepse aty nevojitem më së shumti në një kohë kur Kosovës i nevojitet më së shumti vetëvendosja,” deklaroi Kurti në një njoftim publik për mbështetësit e vet.

Kurti, 40 vjeç, shërbeu si kreu i lëvizjes që nga themelimi i saj në vitin 2004. Lëvizja e njohur për protestat e saj me tone nacionaliste organizoi shumë protesta të mëdha popullore kundër bisedimeve të qeverisë së Kosovës me Serbinë, bisedime të nxitura nga faktori ndërkombëtar me premtimin e normalizimit të marrëdhënieve, por që për Vetëvendosjen qenë imponim i njëanshëm i vullnetit të Serbisë në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje u kthye në parti politike dhe mori pjesë në zgjedhjet e vitit 2010 ku fitoi afro 13 për qind të votave, ndërkohë që zgjedhjet u konsideruan si të manipuluara në shkallë industriale.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2013, Vetëvendosje pati një rezultat të pakënaqshëm në nivel kombëtar por arriti të fitojë komunën e Prishtinës, komuna më e madhe në vend në balotazh, ku Shpend Ahmeti mposhti kreun e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës Isa Mustafa me rezultat të ngushtë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara në vitin 2014, Vetëvendosje arriti të marrë 100 mijë vota, (13.6 për qind) dhe hyri në bisedime me disa parti të tjera të opozitës për të krijuar një qeveri koalicioni. Përpjekjet për të krijuar koalicion kundër kryeministrit në ikje Hashim Thaçi dështuan kur njëra nga partitë e opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës, e braktisi bllokun e opozitës për t’u bashkuar me partinë e Thaçit Partia Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje është një grupim proteste me larmishmëri identitetesh politike por identiteti si parti e majtë po formëzohet gjithnjë e më shumë.

Letra e dorëheqjes së Kurtit nga posti i kryetarit pati tonalitete të forta të politikës së majtë.

“Popullsia si shoqëri është e ndarë në klasa dhe ne përgjithësisht e kemi mbështetjen e klasës së mesme. Sfida jonë vendimtare është mbështetja e domosdoshme nga të varfërit, nga ata që mezi mbijetojnë e kryesisht nuk e kanë as shkollimin e mesëm. E kemi obligim politik e moral, e kemi detyrë shoqërore e kombëtare që t’iu ndihmojmë të varfërve,” tha Kurti në letrën e dorëheqjes.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të zhvillojë zgjedhjet e brendëshme gjatë këtij viti nga ku do të përcaktohet edhe kryetari i ardhshëm.

Albin Kurti, i lindur në Prishtinë në vitin 1975, u angazhua në lëvizjen studentore të universitetit të Prishtinës në vitin 1997. Ai u arrestua nga forcat serbe në vitin 1999 dhe u dënua nga një gjykatë serbe dhe u dënua me 15 vite burg nën akuzat për komplot kundër integritetit territorial të Jugosllavisë. Ai u lirua në dhjetor 2001 falë presionit ndërkombëtar dhe u rikthye në Kosovë ku përfundoi studimet dhe u angazhua në shoqërinë civile para se të niste organizimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqja e tij si kryetar i lëvizjes dhe partisë që ai vetë themeloi është një akt simbolik i rëndësishëm për politikën shqiptare në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, ku dorëheqjet e udhëheqësve të partive kanë qenë të rralla që nga koha e themelimit të sistemeve politike pluraliste në këto vende.

Etiketa: 1997aktivistAlbin KurtibisedimeBurgHashim ThaçiIsa MustafaKosovëkryetarMaqedoniParaPartiaPartia DemokratikeProtestaProtestatprotesteSHshqipShqipërishqiptareVetëvendosjeVotaZgjedhjet
Tjetri
Dhjetëramijëra rumunë rrezikojnë falimentin nga kreditë në franga zvicerane

Dhjetëramijëra rumunë rrezikojnë falimentin nga kreditë në franga zvicerane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.