AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Dhjetëramijëra rumunë rrezikojnë falimentin nga kreditë në franga zvicerane

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëzit shohin të tronditur rritjen e vlerës së Frangës Zvicerane në një agjenci këmbimi valutor në Gjenevë. Foto: AP/BETA

Të shqetësuar nga problemet që kanë hasur kredimarrësit me kredi në franga, Rumania po punon për miratimin e një ligji që do t’i ndihmojë ata të vetëshpallen të falimentuar.

Njerëzit shohin të tronditur rritjen e vlerës së Frangës Zvicerane në një agjenci këmbimi valutor në Gjenevë. Foto: AP/BETA
Njerëzit shohin të tronditur rritjen e vlerës së Frangës Zvicerane në një agjenci këmbimi valutor në Gjenevë. Foto: AP/BETA

Një komision parlamentar në Rumani po debaton një projektligj për falimentin personal, i hartuar për të ndihmuar kredimarrësit t’i shpëtojnë kredive që kanë marrë në franga zvicerane dhe që tashmë janë bërë tepër të shtrenjta për t’u përballuar.

Sapo komisioni të miratojë projektligjin, parlamenti do të mblidhet për ta diskutuar këtë ligji, deklaroi Valeriu Zgonea, zëdhënës i dhomës së dytë të parlamentit, Camera Deputatilor, tha të martën.

Autoritetet janë të shqetësuara se rritja e shpejtë e vlerës së frangës zvicerane përballë monedhës vendëse po i çon mijëra njerëz që kanë kredi në franga drejt pamundësisë financiare.

Presidenti Klaus Iohannis u takua dje me kryeministrin Victor Ponta për të diskutuar këtë problem, i cili ka prekur një numër të madh vendesh ku bankat kanë ofruar gjatë viteve të fundit kredi me norma më të ulëta interesi në franga, por që kishin edhe shkallë rreziku më të lartë.

Ponta të hënën tha se qe i hapur për të diskutuar idenë e konvertimit të kredive në franka në kredi në monedhën vendëse lei.

Një projektligj synon të konvertojë kreditë në franga në kredi në lei me një kurs fiks këmbimi. Ai ka qenë në shqyrtim gjatë muajve të fundit por bankat vendëse e patën kundërshtuar idenë.

Disa banka kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa më nënyrë private për të mbështetur klientët e tyre. Volksbank Romania të hënën vendosi të ngrijë kursin e këmbimit të frangës për klientët e vet në një nivel 17 për qind më të ulët se sa kursi mesatar i këmbimit i shpallur nga banka qëndrore e Rumanisë më 19 janar.

Vlera e frangës zvicerane u rrit me 30 për qind kundrejt euros brenda një dite pasi banka Qëndrore e Zvicrës vendosi të braktisë tavanin që kishte përcaktuar vetë në kursin e këmbimit mes frangës dhe euros.

Rreth 75 mijë deri në 100 mijë kredimarrës në Rumani janë përballur me shtrenjtim në masën 30 për qind të kësteve të kredve të tyre që i kanë marrë për të blerë makina apo shtëpi në franga zvicerane.

Vlerësohet se sasia e kredive në franga zvicerane në Rumani është ekujvalenti i 1.8 miliardë eurove, rreth 4 për qind të totalit të kredive.

Disa klientë kanë kërcënuar se do të bojkotojnë shlyerjen e rregullt të kësteve të tyre.

Ndërsa politikanët kërkojnë zgjidhje për këtë situatë, zyrtarët e bankës qëndrore të vendit janë më pak të shqetësuar.

“Shkalla e ekspozimit të Rumanisë ndaj monedhës zvicerane është relativisht e vogël – jo më shumë se 6 deri në 8 për qind të kredive të dhëna vitin e kaluar,” deklaroi Adrian Vasilescu, një këshilltar i guvernatorit të bankës qëndrore në një intervistë.

Ai shtoi se niveli relativisht i ulët i kredive në franga në Rumani qe si pasojë e ndërhyrjes me rregullore të bankës qëndrore gjatë viteve të fundit.

Falimenti personal është një procedurë ligjore në të cilën dikush shpall veten në pamundësi financiare për të shlyer borxhet.

Avantazhet e falimentit janë që borxhi mund të mos paguhet ose mund të paguhet më vonë me afate më të gjata shlyerje në bazë të të ardhurave.

Falimenti personal është i ligjshëm në shumë vende të Europës Perëndimore si dhe në Shtetet e Bashkuara e Kanada.

Etiketa: BankatBorxhiKanadaKomisionkrediKursiMakinaMASMasaProjektligjRumaniRumaniaShtetet e Bashkuara
Tjetri
Protestë për drejtësi për 21 janarin

Protestë për drejtësi për 21 janarin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.