AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Logoja që i ngjan fjalës “Allah”

Coilin O'ConnorngaCoilin O'Connor
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese

Regbi nuk është një sport që hap rregullisht faqet e para të gazetave në Republikën Çeke. Megjithatë, ky sport e ka gjetur veten në qendër të medias vendase për shkak të një polemike fetare në Pakistan dhe keqpërdorimit të perceptuar të fjalës “Allah”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në kuadër të marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë e veshjeve dhe aksesorëve sportivë, Adidas, Shoqata e Regbisë në Çeki ka porositur topa për ekipin e saj ndërkombëtar dhe ligat kombëtare.

Por, për fat të keq, firma pakistaneze e tekstilit, e cila merret me këto lloje të porosive për kompaninë Adidas, ka refuzuar papritur prodhimin e topave, për shkak të përdorimit të simbolit shtetëror të Çekisë në logon e Federatës së Regbit.

Me sa duket, versioni në regbi i luanit, i cili ndodhet në shumicën e mallrave të ekipit kombëtar, përmban fjalën “Allah” të shkruar në arabisht. Dhe këtë, shumë myslimanë e konsiderojnë si përdhosje të hyjnisë së tyre.

Edhe pse – siç e tregon fotoja – ka ngjashmëri të dukshme midis asaj se si shkruhet Allah në arabisht dhe dy bishtave të luanit çek, këto pohime për blasfemi kanë qenë goditje për autorët çekë të logos, krijimi i të cilëve ka fituar disa çmime ndërkombëtare të dizajnit.

“Do të thosha se kjo logo është parë nga dhjetëra mijëra ekspertë në të gjithë botën dhe të gjithë ata e kanë parë atë në mënyrë pozitive”, ka thënë për televizionin çek Martin Charvat, nga Konektor PR, agjenci çeke për marrëdhënie me publikun.

Sido që të jetë, këto nuk janë polemika që i dëshiron dikush tani, në kohën e ndjeshmërive fetare, të cilat kanë pasuar sulmin vdekjeprurës të militantëve islamistë në revistën satirike franceze, Charlie Hebdo, për shkak të publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed.

Eksperti çek fetar, Ivan Odiko Stampach, thotë se kundërshtimet e Pakistanit duhet të respektohen.

“Bishti i luanit është rastësisht i ngjashëm me atë se si shkruhet Zoti, ose Allahu, në arabisht. Nuk mendoj se është menduar si lloj fyerjeje. Personalisht, mendoj se ata janë bërë shumë të ndjeshëm, por, në këtë rast, do të respektoja ndjenjat e tyre, sepse është çështje biznesi”, ka thënë Stampach.

Edhe Muneeb Hassan Alraw, kryetar i Unionit të Organizatave Myslimane në Çeki, mendon se ankesa duhet të merret seriozisht.

“Firma pakistaneze definitivisht ka të drejtë të kërkojë që dikush tjetër ta bëjë atë punë”, thotë ai.

Por, sekretari i përgjithshëm i Federatës Çeke të Regbisë, Pavel Mysak, ka thënë se shoqata ka vendosur që të heqë logon nga topat dhe ata të mbajnë thjesht fjalët “Regbi çek”.

Ai ka thënë se dizajni i ri është “zgjidhje më praktike e polemikave” dhe nuk ka gjasa të shkaktojë fyerje.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: AllahuCharlie HebdoEvropakryetarmyslimaneParaPR
Tjetri
Diskriminimi i lë nxënësit romë jashtë shkollës në Shqipëri

Diskriminimi i lë nxënësit romë jashtë shkollës në Shqipëri

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.