AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Nga detergjentët tek rojet: prindërit paguajnë haraçet e bashkisë në shkollat e Tiranës

Manjola TershanangaManjola Tershana
11 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkolla 9-vjeçare Ahmet Gashi në Tiranë | Foto nga : LSA

Shkollat publike në Tiranë janë bërë gjithnjë e më shumë të varura në “kontributet” e vazhdueshme të mbledhura nga prindërit, të cilat familjet kanë frikë të mos i paguajnë.

Shkolla 9-vjeçare Ahmet Gashi në Tiranë | Foto nga : LSA
Shkolla 9-vjeçare Ahmet Gashi në Tiranë | Foto nga : LSA

Shumë shkolla publike në Tiranë janë duke kërkuar në mënyrë agresive donacione nga prindërit për të mbuluar nevojat për gjëra bazë si detergjentë apo për pagat e rojeve – gjëra që duhet të sigurohen nga fondet e bashkisë.

Paratë e mbledhura përmes kontributeve menaxhohen nga drejtorët e shkollave dhe krerët e bordeve të shkollave përmes llogarive të tyre private, të cilat nuk kontrollohen dhe kanë mungesë transparence.

BIRN ka mësuar gjithashtu se nxënësit vendosen shpesh nën presion për të siguruar kontributet nga prindërit, duke i vënë shumë familje të varfëra në vështirësi, veçanërisht në komunitetet e margjinalizuara si romët.

Mungesat e fondeve janë shpesh pasojë e paaftësisë së administratës së shkollave dhe bashkisë për të buxhetuar siç duhet nevojat për vitin shkollor përkatës, duke lënë vrima financiare të cilat nuk mbulojnë edhe nevojat më bazike të institucioneve arsimore.

BIRN pyeti bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës mbi këto fakte por asnjëri nga institucionet nuk iu përgjigj kërkesave me shkrim deri në çastin e publikimit.

Sipas ligjit për arsimin parauniversitar të miratuar në vitin 2012, financimi i shkollave publike bëhet nga buxheti i njësisë së administrimit vendor përkatës. Pagat e mësuesve ndërkohë paguhen përmes Drejtorive Arsimore Rajonale, të cilat veprojnë nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Qeveria i jep fonde bashkive dhe komunave në bazë të një formule që bazohet te numri i nxënësve.

Ndërsa fondet për mallra dhe shërbime jepen për njësitë vendore sërish në bazë të formulës së numrit të nxënësve, ato shpërndahen me një rregullore të Ministrisë së Financave.

Shkollat mundet të marrin fonde edhe përmes donacioneve apo mbështetjes materiale nga donatorët.

Ligji thotë se këto fonde duhet të përdoren “për të përmirësuar cilësinë e arsimit,” jo për të mbuluar nevojat bazë.

Gjithsesi, kopjet e buxheteve dhe shpenzimeve të dy shkollave 9-vjeçare në Tiranë të siguruara nga BIRN, tregojnë se dhuratat nga prindërit qenë përdorur për mirëmbajtje, furnizime dhe siguri për shkollat, jo për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

Mënyra se si këto fonde përdoren duhet të miratohet gjithashtu nga bordi i shkollës, i cili përbëhet nga prindërit, nxënësit, mësuesit dhe përfaqësues të qeverisjes vendore dhe komunitetit.

Në shkollën 9-vjeçare Niket Dardani, për shembull, kontributet nga prindërit qenë përdorur për të blerë punto, vida, bojë dhe perde si dhe për të paguar rrogën e rojës.

Gjatë vitit shkollor 2014-2015 shkolla mblodhi 276 mijë lekë, nga kontributet e prindërve.

Çdo nxënës qe nxitur për të dhënë një kontribut prej 1 mijë lekësh dhe shkolla mbante llogaritë e procesit të mbledhjes së kontributeve.

Shkolla madje llogariti edhe se çfarë përqindjeje të fondit total duhej të mblidhte çdo mësues.

Për shembull, një mësuese parashkollore në Niket Dardani kishte arritur të mblidhte vetëm 27 për qind të kontributeve që priteshin nga klasa e saj me 42 fëmijë deri në nëntor 2014.

Gjithsesi, një mësuese e klasës së nëntë qe në gjendje të mblidhte 81 për qind të fondeve nga 26 nxënësit e saj.

Në shkollën e ‘Kuqe’ në Tiranë, çdo nxënësi iu kërkua gjithashtu një kontribut prej 1 mijë lekësh. Këto fonde u kërkuan për të paguar rojën dhe për të blerë mallra, bojë për printer, perde dhe materiale të tjera.

Në total shkolla mblodhi 692,388 lekë nga prindërit në vitin shkollor 2013-2014.

Sipas ligjit për arsimin, kosto të tilla duhet të përballohen nga bashkia e Tiranës, bazuar në fondet që buxheti i shtetit i jep bashkisë.

Në intervistat me BIRN, prindërit thanë se kërkimi i kontributeve nga mësuesit për llogari të shkollës është normë në shkollat e Tiranës dhe nxënësit e prindërit janë nën presion për të paguar.

“Në shumë raste, mësuesit i vendosin nxënësit nën presion dhe këto të fundit kanë frikë se mësuesi do ti marri me sy të keq nëse nuk paguajnë,” tha prindi i një adoleshenti në shkollën e mesme Partizani.

Aktivisti i të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian Gentian Serjani tha se praktika e presionit mbi nxënësit për të mbledhur fonde i vendos veçanërisht në vështirësi familjet e varfra rome.

“Familjet rome subvencionohen nga shteti për të marrë libra shkollorë dhe materiale të tjera për fëmijët e tyre falas – por në anën tjetër, atyre u kërkohen kontribute,” vërejti Serjani.

Përfshirja e mësuesve në këtë formë grumbullimi fondesh nga nxënësit nuk është e ligjshme, thotë Hysni Elezi, kreu i Shoqatës Kombëtare të Prindërve.

Dhe kur mësuesit mbledhin këto para, “edhe pse praktika është e paligjshme, ata duhet t’i japin një faturë prindërit apo fëmijës që jep kontributin,” shtoi ai.

Fondet e mbledhura nga kontributet e prindërve ndërkohë zakonisht derdhen nëpër llogari bankare private të drejtorit apo të kryetarit të bordit të shkollës.

Shkollat në Shqipëri nuk mund të hapin llogari bankare si institucione për shkak se ata nuk kanë numër identifikimi fiskal, NIPT, një handikap i krijuar nga ligji i vitit 2012.

Megjithëse bordet e shkollave duhet të luajnë një rol thelbësor në menaxhimin e fondeve të shkollave, organizatat që mbulojnë çështjet e arsimit thonë se ato shpesh nuk merren me këto punë për shkak se prindërit e angazhuar nuk kanë njohuri mbi kompetencat që u jep ligji.

“Prindërit në Shqipëri nuk janë ende të ndërgjegjshëm për fuqitë që i ka dhënë legjislacioni aktual,” thotë Rozeta Hoxhallari, një menaxhere programesh në organizatën jofitimprurëse Fëmijët janë e Ardhmja në Tiranë.

Hoxhallari vëren se kur pyeten mbi mungesën e angazhimit të tyre në bordet e shkollave dhe këshillat e shkollave, prindërit shpesh përgjigjen se ndjejnë se administratat e shkollave nuk janë shumë pozitive ndaj mendimeve të tyre.

Shoqata Kombëtare e Prindërve thotë se kjo mungesë angazhimi ka bërë që shumë pak borde të miratojnë dhe kontrollojnë përdorimin e fondeve të mbledhura përmes kontributeve të bëra nga prindërit.

Shkollat ndërkohë kanë filluar të bazohen te këto kontribute për shkak se furnizimet dhe materialet që marrin nga njësitë e pushtetit vendor janë të pamjaftueshme.

Pas fillimit të vitit shkollor, drejtorët e shkollave duhet të dorëzojnë kërkesat për materiale te bashkia. Shumë pak prej tyre e bëjnë. Në shumë raste, ata bazohen në atë çfarë administrata e qytetit i dërgon vetë.

Nga shumë shkolla fillore ku BIRN pyeti në Tiranë, vetëm një prej tyre e kishte dorëzuar kërkesën për materiale në bashki gjatë vitit aktual shkollor.

Gjithsesi, drejtorët ankohen se kur ata dorëzojnë kërkesa, furnizimet që marrin sërish nuk janë të mjaftueshme. Drejtorët ankohen gjithashtu se njësitë e administrimit vendor nuk janë transparente.

“E vetmja faturë që ne kemi marrë ndonjëherë nga bashkia është ajo e gazit,” thotë drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Misto Mame në Tiranë. “Për fatura të tjera si ato të internetit apo mirëmbajtjes së shkollës, asnjë bord shkolle apo admistratë në Tiranë nuk ka asnjë informacion,” tha ajo.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Etiketa: AdministratabashkiBashkiaBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitdonacioneegjiptianFamiljeFondegazetarGentian SerjanikostoPagatParaPartizaniQeveriaromromëSHshkollashqipShqipëriTiranë
Tjetri
Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë

Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë

Komente 1

  1. Ledi says:
    9 years më parë

    Ne cilin vendim te bashkise/drejtorise arsimore, apo NE cilin ligj mbeshtetet mbledhja e kuotave prej 1000 lekesh, nga prinderit per pagesen e rroges se rojes dhe pastrueses?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.