Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë

Hana MarkuNgaHana Marku
18:21 | 29/01/2015
Në Faqja e pare, Nyje Debati, Opinion
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë
Share on FacebookShare on Twitter

Ata që dënojnë dhunën e protestave në Kosovë nuk kanë filluar ende të pyesin veten përse po ndodhin.

5Përplasja mes protestuesve dhe policisë ditën e martë ishte e dhimbshme për t’u dëshmuar. Çdo njeri që e njeh jetën në Kosovë, e di se protesta është pjesë e jetës këtu. Të tjerëve kjo mund t’u duket se marrim zjarr edhe për disa shqetësime shumë të vogla nacionaliste. Shqiptarë tipikë të zemëruar, që qëllojnë me  gurë dhe molotov.

Kritikët e protestës, sidomos kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga, e kanë qortuar dhunën e protestuesve. Ata kanë bërë thirrje për ligj dhe rend dhe kanë paralajmëruar kundër protestuesve që u përpoqën të merrnin nën kontroll qeverinë.

Por ata nuk iu drejtuan problemeve që shkaktuan protestat. Njëri është mohim i Ministrit të Komuniteteve dhe të Rikthyerve, Aleksandër Jablanoviç, për krimet e luftës të kryera në Kosovë. Problemi tjetër është likuidimi i mundshëm i kompleksit të minierave të Trepçës.

Të dyja këto probleme duket sikur s’kanë lidhje, por janë të një rëndësie të barabartë për shumicën e shqiptarëve të Kosovës. Të dy të nxjerrin në pah mungesën e progresit të arritur për ta bërë qeverinë e Kosovës përgjegjëse ndaj qytetarëve të saj dhe se sa ndikon ende Serbia mbi qeverisjen e brendshme të vendit.

Jablanoviçi nuk është politikani i parë apo i fundit serb që i referohet shqiptarëve si “njerëz të egër”, por ai është ministri i parë serb i Kosovës që bën një koment kaq përçmues në publik.

Kur protestuesit shqiptarë sulmuan pelegrinët serbë që udhëtonin drejt Gjakovës në fillim të këtij muaji, Jablanoviçi mund të bënte një deklaratë ku të shprehej se e njihte dhimbjen e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë agresionit serb, ndërsa të theksonte të drejtën e të gjithë njerëzve për të lëvizur të lirë. Ose ai mund të kishte biseduar me protestuesit dhe pelegrinët për shqetësimet e tyre dhe të arrinte një kompromis. Më mirë akoma, mundej të mos kishte thënë asgjë.

Në vend të kësaj, Jablanoviçi i quajti “njerëz të egër” që sipas tij po pengonin pelegrinët nga festimet e një feste “të shenjtë dhe të madhërishme”. Ai shtoi se nuk e dinte nëse forcat serbe të sigurisë kishin kryer ndonjë masakër në Kosovë.

Në Kosovë, një ministër ‘duke mos ditur’ që krime lufte ndodhën këtu është sikur një politikan gjerman të thotë se nuk e di ku ndodhi Holokausti. Një deklaratë e tillë mohon represionin sistematik të shqiptarëve të Kosovës që ndodhi në vitet 1980 dhe 19890, vdekjen dhe zhdukjen e më shumë se 13,000 personave dhe masakrat e dokumentuara të Recakut, Suharekës, Krushës së Madhe dhe gjetkë.

Deklaratat e Jablanoviçit dhe kërkesa e tij e vakët për falje për to, përcjellin imazhin e një njeriu që nuk e kupton se është përgjegjësia e tij të kuptojë historinë e vendit të cilit i shërben.

Imagjinoni  si ndihet nëna e një fëmije, trupi i të cilit është i varrosur në një varr masiv gjetkë në Serbi rreth një ministri qeverie që mohon t’i ketë ndodhur gjë familjes së saj. Për ta thënë më qartë: një ministër që nuk është në gjendje të pranojë se krimet e luftës u kryen këtu nuk duhet të paguhet prej taksave tona.

E dyta, Trepça. Askush nuk ka iluzione sesa shumë punë dhe para duhen për t’i kthyer Trepçës lavdinë e mëparshme. Do të duheshin miliona euro. Por, nëse zgjedhja është midis likuidimit të gjithë punëve ose marrjes së borxhit të qeverisë, do të preferoja të paguhej nga fondi i taksapaguesve.

Trepça nuk është një zinxhir supermarketësh që nuk funksionuan ose një lavash makinash i pasuksesshëm. Ishte më parë një motor i ekonomisë, një nga industritë më të suksesshme të llojit të vet në vitet e produktivitetit.

Minierat janë gjithashtu vendi ku mori formë thirrja për vetëvendosje e Kosovës – ku më shumë se 1000 minatorë hynë në grevë urie në 1989, duke kërkuar kthimin e autonomisë së Kosovës. Mbyllja e Trepçës do të thotë më shumë se thjesht zhdukja e një biznesi të falimentuar, do të thotë të lejosh të zhduket një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.

Kur qeveria e Isa Mustafës vendosi ta kthejë Trepçën në një ndërmarrje publike nën presionin e Serbisë, mesazhi që përçohet është ky: Serbia ka fuqinë të kthejë vendimet e marra nga qeveria e Kosovës edhe kur ato vendime janë tërësisht çështje të brendshme.

Do të thotë se qeveria nuk është gati të veprojë si një shtet me sovranitet të plotë dhe ngre pyetjen se cili ishte qëllimi i gjithë atyre viteve luftë, nëse liderët tanë të politikës nuk mund të  marrin kontroll mbi burimet natyrore të Kosovës.

Zemërimi dhe shqetësimi i ndjerë nga bashkështetasit e mi, nga ana tjetër, demonstron formën më të vërtetë të kuptimit të të qenët shtet: t’i kërkosh llogari atyre që qeverisin.

Kjo është ajo që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë refuzon të shohë kur organizatat si OSBE bëjnë deklarata babaxhane si ‘dhuna nuk është përgjigja’ ose kur UNMIK thotë se ‘akte të tilla nuk kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtës demokratike për të protestuar’.

Ata përcjellin të njëjtin imazh që është paraqitur këtu që nga fundi i luftës: shqiptarë të zemëruar sërish, që rrezikojnë stabilitetin.

Nuk pres shumë nga Mustafa & Co., por pres që monitoruesit ndërkombëtarë të paguar mirë dhe punonjësit e misioneve, të paktën të kuptojnë se çfarë po ndodh këtu.

Të paktën, të shohin ata që protestojnë dhe t’i pyesin cilat janë pakënaqësitë. Të pyesin gruan e moshës së mesme, burrin e moshuar, studentët dhe veteranët rreth zemrës së thyer dhe zhgënjimit që ndjejnë rreth shtetit të tyre dhe si është zemërimi në sheshe e vetmja rrugë që i ka mbetur atyre. Nëse nuk ia njohin dhimbjen, atëherë të mos thonë asgjë.

Tjetri
Iluzionet e Japonisë me kokat e prera

Iluzionet e Japonisë me kokat e prera

Më të lexuarat

Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë

Protestuesit e Kosovës nuk janë ‘egërsira’ por qytetarë

18:21 | 29/01/2015
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.