AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Romancë dhe idealizëm: Pse gratë perëndimore i bashkohen Shtetit Islamik?

Joanna ParaszczukngaJoanna Paraszczuk
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim

Gratë nga Perëndimi janë duke iu bashkuar Shtetit Islamik [IS] në Siri dhe Irak për disa arsye, përfshirë këtu edhe idealizmin fetar, besimin se myslimanët po shtypen në mënyrë sistematike dhe dëshirën për romancë dhe miqësi. Të dhënat janë publikuar nga Instituti për Dialog Strategjik, me seli në Britaninë e Madhe.

Ilustrim
Ilustrim

Raporti, që mban titullin “Të qenit Mulan? Femrat nga Perëndimi Migrojnë në Shtetin Islamik”, ka analizuar postimet në rrjetet sociale nga një numër grash nga Evropa dhe Amerika Veriore, të rekrutuara tashmë në IS.

Gjashtë nga gratë, postimet e të cilave janë analizuar, vijnë nga Britania, dy të tjera nga Holanda, një nga Franca, një nga Kanadaja dhe e fundit besohet të jetë nga Austria.

Këto gra duket se kanë qenë të motivuara nga bindja se myslimanët në mbarë botën po shtypen dhe se ekziston një luftë më e madhe kundër Islamit nga ana e “të pafeve”.

Utopia Islamike

Përtej mbështetjes së konceptit se krijimi i “kalifatit” nga Shteti Islamik është detyrë e secilit mysliman, gratë perëndimore të cilat rekrutohen nga IS-i gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të kontribuuar në idenë, apo idealin, e një “kalifati” të këtillë.

Një prej tyre, Umm Ubaydah, ka shkruar se “ne nuk mbështesim dhunën për shkak të së keqes që Amerika ka bërë.  Ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtet islamik që jeton dhe u bindet ligjeve të Allahut”.

Një çështje tjetër e shprehur nga vetë gratë perëndimore që i janë bashkuar IS-it në Siri dhe Irak është edhe koncepti i martesës me një “muxhahid”, apo “luftëtar xhihadist”.

Raporti vë në dukje se “imazhi i një luani me luaneshën ” është shumë popullor në mesin e mbështetësve femra të IS-it.

Raporter në media gjithashtu kanë dëshmuar se përtej idealit romantik të “kalifatit”, një tjetër faktor shtytës që këto gra të braktisin familjet e tyre për t’iu bashkuar IS-it është edhe ideja e një romance të pjekur dhe sofistikuar. Në një rast të ngjashëm, një adoleshente holandeze, kishte ikur për në Siri, për t’u martuar me militantin që mbante emrin Yilmaz, një turko-holandez, i cili dikur kishte shërbyer në ushtrinë holandeze.

Një “grua shtëpie” e zakonshme?

Kur arrijnë në territore të kontrolluara nga IS-i, të rekrutuarat nga Perëndimi fillimisht çojnë një jetë të zakonshme, me detyra shtëpie të zakonshme.

Njëra prej tyre, Umm Layth, shkruan se një ditë e rëndomtë për këto gra është e njejtë me atë të “një gruaje shtëpie kudo”.

Megjithatë, sipas Umm Layth, edhe detyrat më të zakonshme të mirëmbajtjes së shtëpisë, “janë të mbushura me ndjenjën e gëzimit, sepse po i bëjnë ato ‘në emër të Allahut’”.

Instituti për Dialog Strategjik, në raport, thekson se janë disa rrugë që mund të shfrytëzohen për të kundështuar fushatën e IS-it për rekrutim të grave, duke pasur në mendje projekte që shënjestërojnë posaçërisht publikun femëror në rrjetet sociale.

Në këto rekomandime, nënvizohet edhe rëndësia e përfshirjes së familjeve të këtyre femrave, për të ndihmuar në parandalimin e rekurtimit të tyre nga Shteti Islamik.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: AmerikaAustriaDhunëdialogEvropaFrancagraIrakKalifatiMediaPiSraportRaportiRrjetet socialeSHShteti IslamikSiri
Tjetri
Branimir Glavas: Një sagë e vrazhdë e drejtësisë kroate

Branimir Glavas: Një sagë e vrazhdë e drejtësisë kroate

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.