AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të shfrytëzosh bllokimin për zhvillimin e qëndrueshëm

Simon ZadekngaSimon Zadek
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fermë eolike në Kansas | Foto nga AP/ Charlie Riedel

Pas dekadave të ngurrimit nga një pjesë e liderëve botërore, një tranzicion i shpejtë, i qetë dhe i qëllimshëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm duket i pamundur. Në të vërtetë, historia njerëzore ka treguar se ndryshime të tilla të mëdha i janë diktuar botës nga rrethanat, sa kohë që drejtuesit fokusohen në shqetësime afatshkurtra si trazirat politike apo stanjacioni ekonomik, deri në shfaqjen e krizave të mëdha politiko-sociale.

Fermë eolike në Kansas | Foto nga AP/ Charlie Riedel
Fermë eolike në Kansas | Foto nga AP/ Charlie Riedel

Por nuk është rasti për këtë nevojë. Politikëbërësit mund të gjejnë zgjidhje për të vënë në lëvizje sfidat urgjente, për të shkuar drejt një të ardhmjeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky vit, i cili është quajtur “viti i zhvillimit të qëndrueshëm” ofron një mundësi ideale në këtë drejtim. Në takimet e nivelit të lartë në Sendai të Japonisë në mars dhe në Adis Ababa të Etiopisë në korrik, liderët botërorë do të bashkëpunojnë ngushtë mbi zvogëlimin e riskut të katastrofave apo vënien në lëvizje të fondeve për zhvillim.

Në shtator, Kombet e Bashkuara do të lançojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, një guidë kjo për zhvillimet globale deri në vitin 2030.

Për më tepër, negociatat botërore për klimën do të mbërrijnë në një pikë kritike në dhjetor, kur liderët botërorë do të takohen për konferencën e ndryshimeve klimaterike të OKB-së në Paris. Dhe të dy axhendat e ardhshme të samiteve të G-7 dhe G-20 do të fokusohen tek masat kundër ndryshimit klimaterik.

Të tilla zhvillime shumëpalëshe mund të bëhen katalizatorë të progresit. Në të vërtetë, marrëveshje si ajo e vitit të kaluar mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për reduktimin e emetimit të dioksitit të karbonit, pa përmendur nisma të tilla si “Ne jemi biznesi” nuk ka gjasë të ndodhin pa praninë e tyre. Megjithatë, siç vëzhgimi i famshëm i Mancur Olson thotë, është interesi vetjak i palëve që të çon tek suksesi kolektiv.

Për shembull, përqafimi i tanishëm i zhvillimit të qëndrueshëm nga Kina, që do t’i shërbejë interesit afatgjatë të planetit, është i nxitur nga sfidat e brendshme që kanë të bëjnë me ajrin, ujin dhe ndotjen e tokës.

Në vend të vuajtjes mbi ngadalësimin e rritjes ekonomike, qeveria e Kinës ka vendosur të shpejtojë kalimin drejt një ekonomie të gjelbër dinamike, edhe nëse kjo do të thotë të shpenzosh më shumë asete dhe t’i çosh drejt falimentimit, kompanitë që nuk mund t’i përshtaten ndryshimit-një qasje që në plan afatgjatë do të sjellë një avantazh konkurrues. Pjesa tjetër e botës duhet të njohë avantazhet e bllokimeve afatshkurtra, pa u shpërqendruar nga axhenda e qëndrueshmërisë.

Një fushë ku një mundësi e tillë është që tani e dukshme është reforma financiare. Normat e ulëta të interesit sot duhet të inkurajojnë investimet afatgjata, ndërkohë që kostot e kapitalit janë ulur. Por kornizat e reja rregullatore për financat, të tilla si Bazeli III që synojnë në reduktimin e riskut për sistemin banker apo Solvenci II, ekuivalenti i Bashkimit Europian për kompanitë e sigurimeve po i dekurajojnë investime të tilla. Kjo minon si përpjekjet afatshkurtra për nxitjen e punësimit ashtu edhe objektivat afatgjatë për mbështetjen e rritjes ekonomike.

Nuk duhet të jetë kështu. Siç Programi Mjedisor i Kombeve të Bashkuara e vuri theksin në Forumin Ekonomik të Davosit, shpëtimi i sektorit financiar nga vetvetja mund të shpejtojë tranzicionin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Për shembull, menaxhimi efikas i riskut dhe politikat objektive në plan afatgjatë do të ishin më mirë të ndërlidhura, nëse entet regullatore do të reduktonin kërkesat mbi kapitalin të bankave dhe do të zgjasnin kreditë për klimën-për investimet elastrike dhe miqësore me mjedisin. Në mënyrë të ngjashme, bilancet e fryra të bankave qendrore, si rezultat i masave antikrizë përmes marrëveshjeve të financimit mund të përdoreshin për të nxitur ekonominë e gjelbër. Lehtësira të tilla, ta zëmë nga Banka Qendrore Europiane mund të udhëhiqnin mbështetjen e kapitalit ekologjik.

Edhe sinjalet e çoroditura mund të zbusin dhe vënë në lëvizje gjërat. Në vend që të mbajnë çmime të ulëta të naftës për të nxitur konsumin, qeveritë mund të shfrytëzojnë mundësinë për të imponuar një taksë të vogël e të pranueshme mbi energjinë apo karbonin, një politikë e mbështetur nga shumë ekonomistë dhe specialistë të zhvillimit si Xhefri Saks, Lorenc Samers apo Kemal Dervis. Një taksë e tillë jo vetëm që do të jepte sinjalin e duhur në çmim për ta drejtuar shoqërinë në rrugën e sigurtë të energjisë; do të sillte gjithashtu të ardhura që mund të drejtoheshin tek punësimi kreativ apo investimet afatgjata ekologjike, përmes nxitjes së kapitalit privat.

Gjithashtu, aktivitetet e kujdesshme të bankave qendrore, të përfshira gjerësisht në krizën globale, mund të fokusohen në rrisqet afatgjata të sektorit financiar, përfshirë këtu edhe ndikimin e ndryshimeve mjedisore, politikave mbi mjedisin apo krijimin e teknologjisë së pastër.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Karni ka marrë lidershipin e rishikimit të kujdesshëm të ndikimit të ndryshimeve klimaterike mbi sektorin e sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Institucione të tjera, përfshirë organizma ndërkombëtare si Banka e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Bordi Financiar i Stabilitetit apo G-20 duhet të ndjekin shembullin e tij.

Ajo për të cilën bota ka nevojë sot janë liderët e gatshëm për të kapërcyer hendekun mes kërkesave afatshkurtra dhe rezultateve të dëshiruara në terma afatgjatë. Në vend që të ngecin tek shqetësimet aktuale, liderët botërore duhet ta shohin vitin 2015 si një mundësi për të siguruar bazat e prosperitetit të qëndrueshëm të së nesërmes mbi krizën shkatërruese të së sotmes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Harnessing Disruption for Sustainability.

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBashkimit EuropianFinancatinvestimeKinaKombet e BashkuaramarrëveshjenismaOKBProject SyndicatePunëPunësimiQeveriaReformaSHshtatorzhvillim
Tjetri
Kriza politike në Kosovë lë pa rroga ambasadat

Krimi i organizuar e korrupsioni në Kosovë ka larguar investitorët e huaj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.