AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Adrian Civici: Reforma arsimit të lartë krijon universitete ‘publike’

Ben AndoningaBen Andoni
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i UET Ardian Civici, duke dhene autografe gjate ceremonise se promovimit te librit te tij, me titull “Transformimi i Madh”, ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes, UET.| Franc Zhurda/LSA

Në një intervistë për BIRN, Adrian Civici shprehet se reforma e arsimit të lartë synon përafrimin sa më të madh të universiteteve shtetërore dhe atyre private drejt një forme tjetër të cilësuar si “universitete publike”

Presidenti i UET Ardian Civici, duke dhene autografe gjate ceremonise se promovimit te librit te tij, me titull "Transformimi i Madh", ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes, UET.| Franc Zhurda/LSA
Presidenti i UET Ardian Civici, duke dhënë autografe gjatë ceremonisë së promovimit të librit të tij, me titull “Transformimi i Madh”, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, UET.| Franc Zhurda/LSA

I nderuari profesor, a ju duket se modeli anglo-sakson është disi i vështirë për t’u aplikuar për kushtet e Reformës së Arsimit të Lartë në Shqipëri?

Nëse do përpiqeshim ta kopjonim tërësisht “modelin anglo-sakson”, natyrisht që do të ishte shumë i vështirë për tu aplikuar në Shqipëri. Në arsim, ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, kopjimet e një realiteti dhe konteksti tjetër, ndryshe nga i yni, nuk do të jepnin asnjë rezultat. Por, në rastin e reformës në arsimin e lartë në Shqipëri, mund të them se është tentuar të merret “filozofia e modelit anglo-sakson”, elementët më domethënës të saj, të cilët janë objekt i gjerë diskutimi e reformash dhe në Europën kontinentale. Në këtë sens, besoj se kjo reformë synon ti përgjigjet një trendi shumë të gjera reformash e koncepeve të reja për universitetet dhe rolin e tyre në shoqëri dhe zhvillimin e vendit, një trendi reformash që aktualisht po ndërrmeren në shkallë të gjerë edhe në universitetet “tradicionale” europiane. Besoj se në versionin e saj përfundimtar, kjo reformë do të reflektojë maksimalisht dhe realitetin e specifikat shqiptare të arsimit të lartë, pra do të jetë një model që na përshtatet dhe na jep mundësi që të kemi universitetet shumë më cilësore se deri më sot.

Ku qëndron thelbi i cilësisë së një universiteti, në konceptin tuaj?

Cilësia e një universiteti është nocion shumë i gjerë, por nëse do vecoja disa elemente që e shprehin këtë gjë, do vecoja : kur universitetet realizojnë disa elementet bazë të tyre, 1.kërkimin shkencor dhe botimet akademike e shkencore; 2.proces mësimor e transmetim cilësor dijesh e njohurish; 3.përgatitje të studentëve aktivë, me mendim kritik e njohuri të qëndrueshme; 4.zotërimi nga universitetet i bibliotekave dhe qëndrave të informacionit sa më të gjera e me informacione bashkëkohore; 5.lidhja e ngushtë e universiteteve me tregun e punës dhe kontributi i tyre në problematikën e zhvillimit ekonomiko-social të vendit.

A ju duket se Reforma i vendos në kushte të njëjta mundësitë si për Publikun dhe Privatin?

Qëllimi kryesor i reformës në këtë aspekt është “krijimi i një forme të re të universiteteve në Shqipëri”, një forme që synon përafrimin sa më të madh të universiteteve shtetërore dhe atyre private drejt një forme tjetër të cilësuar si “universitete publike”. Kjo nënkupton një thellim shumë të madh të autonomisë dhe pavarësisë së universiteteve shtetërore, si dhe një kalim të universiteteve private në fondacione apo institucione jofitimprurëse brenda kuadrit ligjor të domosdoshëm. Në këtë sens, mgjs në një fazë të parë 2-4 vjecare, që do të jetë dhe një fazë e ndërmjetme e aplikimit të reformës, universitetet shtetërore janë më të privilegjuara, në finalen e saj, duhet të kemi një formë të re të universiteteve tona : universitetin e ri publik.

Profesor, a mendoni se Reforma e re shkakon pak ndarje të karakterit të autonomisë mes strukturave të Arsimit të Lartë, duke i dhënë prioritet sërish subjekteve të shtetit?

Në mënyrë të përmbledhur kjo reformë synon : që në thelb të vlerësimit të universiteteve të vihet cilësia dhe standartet dhe mbi këtë bazë të bëhet cdo lloj “identifikimi” i tyre; kërkon që akreditimi dhe rankimi të bëhën normë e padiskutueshme dhe të realizohen periodikisht; kërkon që studenti të vihet në qendër të sistemit si “klienti” që duhet të zgjedhë ofertën më të mirë akademike; universitetet nuk duhet të financohen apriori si të tilla bazuar vetëm në numrin e studentëve apo pedagogëve, por mbi bazën e treguesve të performancës; të futet konkurrenca transparente në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor; Shteti ti orientojë më mirë paratë publike në funksion të prioriteteve të zhvillimit, sektorëve të rëndësishëm me interes kombëtar dhe mbështetjes sociale; universitetet të jenë të hapura dhe të “fitojnë” vetë edhe burime të tjera financimi; studentët, shoqëria shqiptare, biznesi, pushteti lokal, etj.,duhet të kontribuojnë më shumë për ta mbështetur dhe financuar këtë sektor jetik për të ardhmen e kapitalit njerëzor dhe zhvillimit afat-gjatë të vendit,etj.

A shikoni realisht mundësi për kërkimin shkencor në këtë Reformë?

Mendoj se PO, dhe kjo për disa arsye : një komponente e rëndësishme e vlerësimit të universiteteve në kuadrin e rankimit dhe akreditimit të tyre do të jetë kërkimi shkencor, projektet dhe aktiviteti botues i tyre; një pjesë e rëndësishme e financimeve për universitetet do të kushtëzohet nga sasia dhe rezultatet cilësore të kërkimit dhe botimeve shkencore; në strkturat e universiteteve duhet të jenë shumë më të evidentuara se deri tani qëndrat apo institutet kërkimore shkencore të cilat duhet të jenë pjesë aktive e fizionomisë dhe aktivitetit të universiteteve; është e detyrueshme që në buxhetet e universiteteve, fakulteteve apo departamenteve të ketë një buxhet të përcaktuar qartë dhe kushtuar kërkimit shkencor e projekteve kërkimore zhvilluese.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Etiketa: akademikeBIRNFushagazetarKërkimi shkencorKrijonndarjePunëReformashqipShqipërishqiptarestudentTiranëUniversiteti
Tjetri
Kryeministri i Kosovës shkarkon Jabllanoviçin

Kryeministri i Kosovës shkarkon Jabllanoviçin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.