AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kryeministri i Kosovës shkarkon Jabllanoviçin

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa gjatë konferencës për shtyp. Foto: BETA.

Aleksandër Jabllanoviç, ministri, vërejtjet e të cilit për protestuesit shkaktuan zemërim të gjerë – nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës, tha kryeministri ditën e martë.

Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa gjatë konferencës për shtyp. Foto: BETA.
Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa gjatë konferencës për shtyp. Foto: BETA.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u tha gazetarëve të martën se “duke filluar që sot, Aleksandër Jabllanoviç nuk është më pjesë e kabinetit.”

Ai pastaj u largua nga konferenca për shtyp, duke mos i dhënë gazetarëve mundësi të bëjnë pyetje, kështu që fillimisht nuk ishte e qartë nëse ministri për Komunitetet kishte dhënë dorëheqjen apo ishte shkarkuar.

Megjithatë, vetë Jabllanoviç më vonë sqaroi se ai nuk dha dorëheqjen, por vendimi për ta zëvendësuar atë erdhi nga Mustafa, të cilin Jabllanoviç e quajti “një vendim shumë zhgënjyes”.

“Protestat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin kundër meje, por kundër serbëve të Kosovës dhe pjesëmarrjes së tyre në qeveri,” tha Jabllanoviç për agjensinë së lajmeve “Tanjug” të Serbisë.

Deklarata erdhi në prag të një proteste të tretë të shpallur kundër ministrit, pas dy të tjerave brenda javëve të kaluara.

Këto protesta, të konsideruara si më të mëdhatë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, përfunduan në konfrontime të dhunshme.

Jabllanoviçi i zemëroi shqiptarët e Kosovës kur quajti “njerëz të egër” protestuesit ndaj pelegrinëve serbë që po vizitonin një kishë në Gjakovë gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

Ministri e bëri komentin e tij mbrëmjen e Krishtlindjes Ortodokse, më 6 janar, pasi rreth 100 protestues u grumbulluan dhe nuk i lejuan serbët nga Beogradi të vizitonin një kishë në Gjakovë.

“Njerëzit e egër në Gjakovë i shkatërruan festën njerëzve që erdhën në shtëpitë e tyre që ishin djegur pas luftës në vitin 1999,” tha Jabllanoviç.

Protestuesit qëlluan me akull autobusin që transportonte pelegrinët, duke pretenduar se rreth 40 prej pelegrinëve të kishin marrë pjesë në krimet e luftës gjatë konfliktit 1998-1999.

Protesta më të vogla shpërthyen në Gjakovë dhe qytete të tjera të Kosovës pas deklaratës, duke thënë se Jabllanoviçi kishte ofenduar nënat e atyre që vdiqën gjatë konfliktit në Gjakovë.

Pas presionit publik në rritje, Jabllanoviç kërkoi falje publikisht, duke thënë se ai nuk ishte pasur kurrë qëllim të ofendonte nënat dhe të afërmit e viktimave të luftës.

“I kërkoj falje publikisht nënave që janë ndjerë të prekura nga deklarata time,” tha Jabllanoviç gjatë një takimi të qeverisë së Kosovës.

Zemërimi mbi deklaratën përkoi me një tjetër çështje të kundërshtuar që doli në sipërfaqe më herët të njëjtën javë.

Në fillim të janarit qeveria lajmëroi se do të shpejtonte votimin mbi transformimin e minierës së Trepçës, dikur kompleksi industrial më fitimprues në Kosovë, e cila është nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës dhe punon me kapacitet të zvogëluar.

Jabllanoviçi, Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric dhe zv/kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç më pas udhëtuan për në Beograd për të mbajtur një konferencë shtypi aty, duke protestuar ndaj qëllimit të Kosovës për të marrë nën kontroll minierën e Trepçës dhe duke pohuar se qeveria serbe ende kishte të drejtat e pronësisë mbi të.

Ditën tjetër, më 16 janar, pas dy takimeve, qeveria e Kosovës njoftoi se do të shtynte votimin mbi transformimin e kompleksit të Trepçës. Kompleksi i Trepçës tani do të privatizohet brenda një periudhe prej 36 muajsh. Deputetët e opozitës e quajtën këtë “dorëzim ndaj Serbisë”.

Atë fundjavë, disa mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Prishtinës në një protestë me moton “Trepça është e jona! Largojeni Jabllanoviçin!”

Protesta u udhëhoq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe OJQ-ja “Thirrja e Nënës”, duke filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe më pas ata marshuan nëpër qytet, duke ndaluar para ndërtesës së qeverisë dhe asaj të parlamentit.

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, lëshoi një ultimatum për qeverinë, duke kërkuar shkarkimin e Jabllanoviçit brenda 48 orëve. “Në të kundërt, ne do të protestojnë sërish të martën.”

Edhe pse organizatorët thanë se ata donin që protesta të ishte paqësore, një grup qëlloi me gurë ndërtesën e qeverisë, duke thyer xhamat, në mes të gazit lotsjellës dhe përleshjeve me policinë.

Qeveria e refuzoi ultimatumin. “Ne kategorikisht e refuzojmë logjikën e ultimatumeve që bazohen te dhuna dhe kaosi,” tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi.

Vetëvendosja organizoi një protestë të dytë të martën. OJQ-ja “Thirrja e Nënave” njoftoi se ajo nuk do të merrte pjesë në protestën e dytë. Edhe sindikata e minatorëve të Trepçës gjithashtu u distancua nga protesta.

Protesta e dytë ishte planifikuar të ishte paqësore. Megjithatë, fjalimet në fillim të protestës u ndërprenë dhe dhuna shpërtheu pasi një anëtar i Vetëvendosjes lëshoi një ultimatum për policinë.

“Policia nuk mund të vendosë barrikadë përreth statujës së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut. I jap policise një ultimatum prej 15 minutash për të hequr barrikadën, në mënyrë që ne të mund të protestojmë rreth statujës,” tha Dardan Molliqaj.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, protestuesit filluan ta hiqnin vetë barrikadën dhe pikërisht atëherë dhuna u përshkallëzua dhe policia filloi të hidhte gaz lotsjellës.

Raporte kontradiktore pati për numrin e të lënduarve. Raportet zyrtare të policisë thanë se rreth 160 protestues u dërguan në rajonin e policisë, 72 policë u plagosën dhe 26 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Disa pretendojnë se u lënduan më shumë protestues dhe menjëherë pas protestave, në mediat sociale u shpërnda një video dhune, që shkaktoi një debat se kush duhej fajësuar më shumë.

Vetëvendosje njoftoi për një protestë e tretë më 4 shkurt, me qëllimin për të protestuar derisa Jabllanoviçi të jepte dorëheqjen. Pas deklaratës së Kryeministrit, Vetëvendosje njoftoi se e kishte shtyrë protestën e planifikuar për dje.

Etiketa: Albin KurtiBeograddeputetdhunagazgazetarIsa MustafaKosovëMediat socialeMinatorMjekmjekëParaPoliciaProtestaProtestatprotesteprotestuesQeveriasindikataTanjugTrepçaVendimVendimiVetëvendosjevideo
Tjetri
Të investosh për Europën e emigrantëve

Të investosh për Europën e emigrantëve

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.