AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Të investosh për Europën e emigrantëve

Giles MerrittngaGiles Merritt
11 years më parë
në Faqja e pare, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati prej kontenjerësh për emigrantët që po ndërtohet në një lagje të Berlinit | Foto nga AP/Markus Schreiber

Pas valës së sulmeve terroriste në Charlie Hebdo dhe në një supermarket në Paris, liderët botërorë shtrënguan krahët, por jo idetë. Sulmet u pasuan nga një lëmsh opinionesh se si mund të parandalohej në të ardhmen një dhunë e tillë-si nga xhihadistët islamikë ashtu edhe kundër komuniteteve myslimane. Por fokusi i këtij debati rrezikon të eklipsojë një çështje më të gjerë mbi mënyrën se si në Europë është mbjellë fara e urrejtjes mes emigrantëve të neglizhuar.

Fshati prej kontenjerësh për emigrantët që po ndërtohet në një lagje të Berlinit | Foto nga AP/Markus Schreiber
Fshati prej kontenjerësh për emigrantët që po ndërtohet në një lagje të Berlinit | Foto nga AP/Markus Schreiber

Saktësisht 20 vite më parë, amatorët e kinemasë francezë u shokuan nga një film bardh’ e zi, i guximshëm dhe me buxhet të ulët, i quajtur “La Haine” (Urrejtja), që përcolli varfërinë dhe ndjesinë e mungesës së shpresës në një lagje periferike emigrantësh në Paris. Në film, të rinjtë e pakënaqur përplaseshin me policinë dhe u përfshinë në vrasje për zbavitje. E vetmja gjë që ka ndryshuar nga ajo kohë është rritja e fundamentalizmit islamik dhe e radikalizimit fetar të një pjese të të rinjve.

Vetëm kryeministri francez, Manuel Valls, djalë i një emigrant spanjoll e ka vënë theksin tek kjo çështje, duke iu referuar asaj si një “arpateid social dhe etnik” i zhvilluar në Francë. Nevoja për ta adresuar këtë produkt, në Francë dhe në të gjithë Europën, është bërë më e rëndësishme se kurrë, ndërkohë që trazirat apo kriminaliteti i shkaktuar nga emigrantët e rinj dhe të paprivilegjuar përballen me rritjen e partive të ekstremit të djathtë.

Europa nuk mund ta përballojë një përplasje etnike; përkundrazi, me plakjen dhe rrudhjen e popullsisë, vendet e Europës kanë keqaz nevojë për më shumë emigrantë. Statistikat janë të ngatërruara dhe ndonjëherë kontradiktore, por popullsia aktuale e të ardhurve në Bashkimin Europian, nga diku tek 33 milionë mund të rritet në 100 milionë emigrantë në mesin e shekullit. Këta janë njerëzit që do të mbështesin forcën punëtore dhe taksapaguese të Europës nga nivelet aktuale.

Për të qenë të sigurt, nuk është e lehtë të integrosh emigrantë nga vendet Arabe apo Afrikane -të cilët shtohen me 2 milionë çdo vit-brenda shoqërisë europiane. Aftësia dhe niveli i tyre i arsimimit i kufizon ata drejt punëve të keqpaguara. Por kjo nuk do të thotë që brezat e ardhshëm duhet të dënohen me nënshtetësi të klasit të dytë.

Shkollat dhe shtëpitë e përshtatshme janë thelbësore për integrimin e tyre dhe krijimin e anëtarëve produktivë për shoqërinë. Një vështrim i distrikteve ku jetojnë emigrantët në çdo qytet të madh të Europës të jep pikturën e mungesës së fondeve dhe të neglizhencës. Ka qenë një ekonomi false, sigurisht, sa kohë që statistikat tregojnë se papunësia mes të rinjve në komunitetet e emigrantëve është në përpjestim të drejtë me rritjen e kriminalitetit në këto zona.

Presidenti i ri i Komisionit Europian, Junker ka prezantuar një plan ambicioz për rigjallërimin e ekonomisë përmes investimit të 300 bilionë eurove në projektet infrastrukturore. Në dritën e ngjarjeve tragjike në Paris, ai duhet të shfrytëzojë këtë shpërthim të solidaritetit për transformimin e planit të tij në një axhendë për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetet e emigrantëve të Europës.

Në Bruksel, zyrtarët e Bashkimit Europian janë tejet të zënë me pranimin e projekteve ndërkufitare të rrugëve apo linjave hekurudhore, me shpresën se një bashkërendim i këtij plani ndërtimi mund të ngushtojë spektrin e deflacionit që po përndjek shumë prej vendeve anëtare. Frika qëndron megjithatë, se nëse pagat dhe të ardhurat nisin të bien, Bashkimi Europian do të shkojë nga stanjacioni i viteve të fundit drejt një depresioni që mund të zgjasë në dekada.

Mbështetësit e Junkerit në planin e investimeve bazohen tek Marrëveshja e Re e vitit 1930 e Franklin Ruzvelt në SHBA. Ky projekt i qeverisë federale në ndërtimin me tepri të hidrocentraleve, rrugëve, porteve dhe shumë gjërave të tjera e ndihmoi Amerikën të tejkalonte Depresionin e Madh.

Një Marrëveshje e Re në Europë mund të ishte njësoj e vlefshme. Por duhet të jetë një Marrëveshje e Re për emigrantët aktualë dhe ata të së nesërmes. Stimuli ekonomik që mund të arrihet me modernizimin e lagjeve të varfra që strehojnë kaq shumë familje emigrantësh do të ishte i barabartë dhe ndoshta më i madh se sa ndërtimi i super-autostradave. Ndërsa investimet në shkolla të reja dhe përmirësimin e edukimit për fëmijët e emigrantëve me siguri që do të kthehej mbrapsht po aq shtrenjtë.

Riformatimi i planit të Junkerit si një strategji për europianët e rinj të së nesërmes mund të sjellë përfitime politike gjithashtu. Shumë politikanë tradicionalë, jo vetëm në Francë por kudo në Europë frikësohen se sulmet e Parisit do të rrisin mbështetjen për radikalët e djathtë dhe partitë kundër emigrantëve, ndërsa mundja e këtyre forcave do të kthehet në një sfidë të vështirë. Por votuesve europianë u duhet thënë pa asnjë term të ndërmjetëm se pa emigrantët, ekonomia e BE-së është e dënuar të rrudhet dhe bashkë me të, edhe standardet e jetesës. Një strategji e gjerë dhe e vendosur e Bashkimit Europian për integrimin social dhe ekonomik të emigrantëve do të ndihmonte për t’a kthyer erën kundër anijeve shoviniste.

Në këtë pikë të historisë së Europës, vetëm një shoqëri multikulturale mund të sjellë të mira ekonomike. Sa më shpejt ta pranojë Europa këtë, aq më mirë do të jetë e aftë për të luftuar rrezikun e dhunës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Investing in Immigrant Europe

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBrukselCharlie HebdoDhunëekonomiEkonomiaEuropaFamiljeFARAMarrëveshjamarrëveshjemyslimanePagatProject SyndicatePunëSHSHBAshkollashpërthimStatistikatvrasjexhihadistë
Tjetri
Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogancë

Rrethi vicioz i qeverisë me platformën antikorrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.