Në një makinë, “pikat qorre” janë pjesë të rrugës që nuk duken në pasqyrën e pasme dhe ato anësore. Një shofer duhet të tregojë gjithmonë kujdes për to dhe rreziqet vdekjeprurëse që atom und të fshehin.
Edhe bizneset mund të kenë “pika qorre”. Ato mund të jenë, duke bërë që kompanitë të kalojnë sprova të rrezikshme ose të mos arrijnë të përfitojnë nga mundësi të reja. Liderët e suksesshëm janë të kujdesshëm për të identifikuar “pikat qorre” të kompanisë së tyre dhe futjen e mekanizmave për t’u siguruar që prej tyre s’do të vijë asnjë e keqe.
Një burim i zakonshëm i “pikave qorre” në biznese është njëanshmëria e gjykimit. Kjo lind kur drejtuesit kanë pikëpamje tepër të ngushta për industrinë e tyre, nënvlerësojnë aftësitë e konkurrentëve të tyre ose nuk arrijnë të shohin se si po ndryshon peizazh konkurrues.
Një shembull i mirë i një kompanie që ka vuajtur nga kjo gjë është “Nestlé”. Për dekada me radhë, kompania shumëkombëshe zvicerane ka arritur të shndërrohet në një nga një kompanitë kryesore të botës ushqimore. Marka krijoi kufizme për Nestle, duke i detyruar të shiste një numër të limituar produktesh. Megjithatë, në vitin 2010, drejtori i përgjithshëm, Paul Buckle, e ripërcaktoi “Nestle”-n si një kompani “ushqimore, shëndetësore dhe mirëqenieje”. Ky ishte një vendim i shkëlqyer strategjik, i cili e lejoi firmën të ofronte shumë linja të reja produktesh dhe shërbimesh.
Shumë ekipe ekzekutive kanë tetpër besim për fuqinë konkurruese të kompanisë së tyre. Para bordit të tyre, ata shprehin pretendime të ekzagjeruara në lidhje me vendin ku ndodhet kompania e tyre. Rreth 80% të raporteve vjetore pretendojnë se kompania e tyre është “lider në treg”. Për fat të keq, kjo lloj arrogance mund të çojë në vetëkënaqësi dhe dështim në konkurrencë.
Për shembull, shumë institucione financiare nuk janë të përgatitura për t’u përballur me lojtarë të rinj që hyjnë në tregjet e tyre. “Google”, i cili po teston në heshtje tregun e siguracioneve të makianve, mban një licencë bankare. Ndërkohë, Square, Paypal dhe kompania Affirm po përpunojnë një pjesë të madhe pagesash nëpërmjet internetit.
Në botën e sotme që përparon me ritme të shpejta, mjafton vetëm një përmirësim i vetëm teknologjik, një avantazh në çmim apo fushatë e madhe reklamuese që një konkurrent të ecë përpara. Lojtarët e rinj mund të materializohen nga askundi. Kompania e taksive “Uber” nuk ekzistonte pesë vjet më parë. Tani ajo vlerësohet se vlen më shumë se 40 miliard dollarë. Zgjerimi i shpejtë i “Alibaba”-s kërcënon shitësit perëndimorë, të cilët nuk prisnin kurrë të përballeshin me një konkurrent kineze. Makinat pa shoferë dhe avionët pa pilotë së shpejti do të transformojnë shumë industri.
Një tjetër shkak i shpeshtë i pikave qorre të kompanive është e kaluara paragjykuese ose ai që psikologët e quajnë “paragjykimi ankorues” – supozimin se diçka që ishte e vërtetë në të kaluarën do të vazhdojë të jetë e vërtetë edhe në të ardhmen. Një numër i madh suksesesh mund të shtrembërojnë analizën e drejtuesve, të shtrembërojnë vendimmarrjen e tyre dhe t’i lënë ata të verbër para ndryshimeve të skemave dhe ndryshimeve të shpejta në treg.
Kur “Target” hapi dyqanin e tij të parë në Kanada mars 2013, menaxhuesit e tij supozuan se receta e suksesit të tij në Shtetet e Bashkuara do të mund të përsëritej edhe në veri të kufirit. Në vend të kësaj, vetëm 22 muaj më vonë, kompania njoftoi se do të mbyllte të 133 dyqanet e saj në Kanada dhe la pa punë 17, 000 njerëz. Eksperienca amerikane e “Target” rezultoi se ishte një parashikuese e keqe e asaj që mund të prisnin në Kanada.
Kapërcimi i paragjykimeve historike kërkon vënien në dyshim të tabusë së një industrie. Për shembull, nëse krijuesit e serialeve televizive si “Froni i shpatave”, seriali më i piratuar në histori, do të kishin reshtur së luftuar për shkeljen e të drejtave të autorësisë, ata mund të kapnin një mundësi. Reklamat e transmetuara në serial do të arrinin në pesë milion më shumë shikues të paligjshëm, duke dyfishuar kështu audiencën e tyre.
Industria televizive nuk është e vetmja që po dështon në vënien në dyshim dhe rishikimin e modeleve, metodave dhe operacioneve të saj tradicionale. Për shembull, industria postare mund të marrë një mësim nga linjat ajrore, kompanitë e trenave, agjencitë e udhëtimeve dhe hotelet. Të gjithë këta i rrisin çmimet e tyre gjatë periudhave të kërkesave të mëdha. Supozimi se çmimi i postimit të një letre ose të dërgimit të një pakoje duhet të mbetet i njëjtë gjatë të gjithë vitit duhet të sfidohet.
Ruajta nga pikat qorre kërkon mendim të kujdesshëm, por drejtuesit dhe bordet drejtuese mund të marrin masa për t’u mbrojtur ndaj tyre. Si fillim, kompanitë duhet të shumëfishojnë talentet e tyre. Menaxherët duhet të sigurohen të kenë qasje me njerëz që mendojnë ndryshe nga ata. Ikonathyesit dhe ekspertët e jashtëm duhet të ftohen për të ndarë pikëpamjet e tyre. Të paktën 20% e bordit të një kompanie duhet të përbëhet nga individë nga jashtë industrisë. Duhet të kërkohen edhe pikëpamje nga breza të tjerë dhe pjesë të tjera të botës.
Drejtuesit ekzekutivë duhet të bëjnë përpjekje për të thyer tabu, analizojnë supozime dhe vënë në dyshim rregullat më të shenjta të biznesit të tyre. Edhe metoda të thjeshta, si për shembull mbajta shënim dhe sfidimi i çdo supozimi mbi të cilin një kompani ka bazuar strategjinë e saj, mund të sjellin njohuri të vlefshme. Çdo kompani duhet të caktojë dikë që të luajë rolin e “kundërshtar”. Ndonjëherë i quajtur “sfiduesi i Kinës,” ky person duhet ti jepet mundësia tabu gjatë mbledhjes së bordit në mënyrë që të shihet se çfarë mund të bëjë me copat e mbetura.
Industritë po bëhen gjithmonë e më komplekse dhe konkurrenca globale po rritet. Kompanitë që do të vendosen më mirë për të mbijetuar, do të jenë ato që morën masat e duhura për të shmangur “daljen nga rruga”.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Safe Driving for Fast Companies