AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi

Përmbytjet, Mato: Po vuajmë pasojat e politikës injorante me mjedisin   

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Situata në fshatin Darëzezë më 2 shkurt 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Ambientalistët mendojnë se qeveria po vuan sot, pasojat e shfrytëzimit të keq të pasurive natyrore për biznes dhe bëjnë apel për politika afatgjata mjedisore.   

Situata në fshatin Darëzezë më 2 shkurt 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Situata në fshatin Darëzezë më 2 shkurt 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Reshjet e javëve të fundit kanë rikthyer situatën e emergjencës në Shqipëri, pas përmbytjes së qindra hektarëve tokë dhe dhjetëra shtëpive në jug të vendit. E ndërsa vlerësuesit janë shpërndarë në terren për të llogaritur dëmet, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të premten dy ditë të tjera të vështira për banorët e përmbytur.

“Moti në dy ditët e ardhshme nuk do të jetë aspak i favorshëm. Po merren masa të reja për të parandaluar fatkeqësitë në njerëz dhe dëme të tjera ekonomike,” tha ai në një konferencë për mediat.

Kryeministri tha se qeveria ishte e përgatitur plotësisht për këtë situatë, por ambientalistët mendojnë se ai po vuan sot, pasojat e politikave liberale dhe injorante në dekada në kurriz të mjedisit.

Xhemal Mato, drejtues i grupit ambientalist “Ecim” e krahason natyrën me skemën “Ponzi”, që reagimin e jep shumë kohë pas dëmtimit, duke shkatërruar gjithçka. Ai shpjegon se lumi i Vjosës në Jug, ndryshe nga Drini apo Kiri në Veri ka sjellë përmbytje në të shkuarën një herë në 30 vjet.

Mato mendon se menaxhimi i keq në dy dekadat e fundit, me prerjen e pemëve apo gërryerjen e shtratit të tij për qëllime biznesi e ka kthyer këtë pasuri në një përbindësh, me pasoja shkatërrimtare për  mijëra banorë.

“Politika e tranzicionit nuk ka pasur as vision dhe as alternativë për zhvillimin e qëndrueshëm. Është menduar sot për sot,”thotë Xhemal Mato.

“Përmbytjet janë katastrofa natyrore për komunitetet ku ndodhin, duke marrë përpara ç’të gjejnë, ndaj përfitimet afatshkurtra kthehen mbrapsht në dëme shumë herë më të mëdha,” shton ai.

Menaxhimi i keq i lumenjve, i shoqëruar me investime të vogla në dekadat e fundit ka shkaktuar përmbytje të mëdha çdo tre ose katër vjet, në Jug apo Veri të Shqipërisë. Dëmet për secilën prej tyre kanë qenë të mëdha, për buxhetin e shtetit apo komunitetet e përmbytura.

Pas përmbytjes dramatike të vitit 2012, qeveria “Berisha” vendosi të kompesojë banorët e qarkut të Shkodrës me 1.1 miliardë lekë të reja. Shuma të ngjashme kanë dalë nga buxheti i shtetit pas çdo katastrofe të ngjashme natyrore.

Kryeministri Edi Rama premtoi të premten 100 për qind dëmshpërblim për banorët e dëmtuar.

Por Xhemal Mato thotë se kostot në kohë emergjencash mund të minimizohen përmes  politikave afatgjata mjedisore, të cilat i kanë munguar vendit.

“Dëmtimet dhe abuzimet pas viteve ’90 po na i japin efektet tani, pasi asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër të zgjidhë problemet afatgjata mjedisore,” argumenton Xhemal Mato.

“Politika në Shqipëri është marrë me hallet e ditës, duke na vjedhur të ardhmen. Kjo mendësi duhet të ndryshojë sa më parë”, përfundon ai.

Etiketa: ambientalistApelBanorëbuxhetiBuxheti i ShtetitEdi Ramainvestimekatastrofa natyrorekatastrofeKryeministri Edi RamaLumiLumi i VjosësMasaMjedisitpasojapërmbytjeQeveriaRamaSHshqipShqipëriXhemal Mato
Tjetri
“Bomba” politike në Maqedoni pritet të shpërthejë javën e ardhshme

“Bomba” politike në Maqedoni pritet të shpërthejë javën e ardhshme

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.