AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Jorganxhinjtë, zeje në zhdukje në Shkup

Zërijeta Harjo JajagangaZërijeta Harjo Jajaga
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jorganet e Çarshisë | Foto nga :RFE/RL

Rruga e jorganxhinjve, si një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, në vitet 60 të shekullit të kaluar me 15 dyqane jorganxhinjsh, tani frymon qetë, duke lëvizur fare pak ndonjë kalimtar, rrëfen punuesi i jorganëve Mazllam Halili, i cili mban dyqanin e vetëm të regjistruar në veprimtarinë e kësaj zeje në Shkup.

Jorganet e Çarshisë | Foto nga :RFE/RL
Jorganet e Çarshisë | Foto nga :RFE/RL

Ai na tregon se në dhjetor të këtij viti, dyqani i tij i trashëguar nga gjyshi, mbush plot 110 vjet, të cilin dyqan e ka hapur pas një pune me po këtë zeje nga Gjakova, që nga viti 1905.

​“Prindi im e ka punuar këtë zeje. Në atë kohë prindërit nuk i kanë lënë fëmijët në rrugë, të humbin kohën ashtu. Që nga klasa e parë, më 1958, kam filluar të punoj për çdo ditë në këtë dyqan, gjysmë dite në shkollë, gjysmë dite në dyqan. Vazhdova Shkollën e Mesme të Tekstilit në Tetovë, pastaj përfundova studimet në Shkollën e Lartë të Tekstilit, në Zagreb”, rrëfen për Radion Evropa e Lirë, Mazllam Halili, zejtar.

Jorganxhiu Mazllam Halili thotë se pavarësisht asaj se gjithnjë e më pak shpërblehet puna, atë nuk e lë ndërgjegjja që të mos i qaset me përkushtim punës në dyqan për çdo ditë.

“Po ta merrni realisht, një e treta e jetës së njeriut kalon në gjumë, pikërisht kjo e bën të rëndësishëm faktin se me çka do të mbulohet, çfarë dysheku e jorgani do të përdorë, prandaj ka qenë i vlerësuar zanati ynë si jorganxhinj ashtu sic është në gjithë botën”.

“Mirëpo, në vendet e zhvilluara, zeja jonë është zhvilluar duke kaluar në industri. Këtu zeja jonë mbetet punë individuale se fëmijët u shkolluan në drejtime të tjera dhe nuk ishin të interesuar të merren me këtë lloj zeje”, tregon mjeshtër Halili.

Teksa flet me dashuri për zanatin që ka, jorganxhiu Halili nuk e fsheh dot shqetësimin për të ardhmen e këtij zanati, si rrjedhojë e mallrave të ardhura nga Lindja e afërt dhe ajo e Largët. Ai me dhembje na shpjegon se jorganxhi nuk ka as në Prishtinë, e as në Beograd dhe druan se, ky zanat edhe në Shkup i ka ditët e numëruara, sepse askush nuk dëshiron ta trashëgojë këtë zeje.

“Jo, nuk ka të interesuar. Mbi të gjitha, edhe atyre, e që janë pak, të cilët kohë pas kohe i sjellin fëmijët për ta mësuar këtë zeje, unë me sinqeritet u tregoj se ky zanat nuk ka shumë perspektivë”, rrëfen jorganxhiu Mazllam Halili.

Ai tregon se si më parë ka marrë shumë porosi për jorganë të punuar me fije natyrale nga leshi. Sot, thotë mjeshtri Halili, ende ka çifte që ia dinë vlerën jorganit, dhe për dasma porosisin jorganë të këtillë, pavarësisht se janë shumë më të shtrenjtë se ata të punuar nga fijet sintetike.

E derisa flet, i shkon buza në gaz dhe tregon se edhe djali i tij për dasmë ka preferuar një dhuratë, të këtillë, jorgan të punuar nga duart e të atit:

“Tash do ta martoj djalin e madh dhe unë ia kam qepë me dorë jorganin e shtratit bashkëshortor”.

”Meqë jam specialist i këtij zanati dhe jam shkolluar në këtë lëmi, jam i vetmi që prodhoj jorganë me fije natyrale pambuku dhe leshi”, rrëfen usta Mazllami, duke na treguar se blerësit më të shumtë janë studentët e huaj.
Dyqani i jorganxhiut Mazllam Halilit është i vetmi dyqan i hapur në “Rrugën e jorganxhinjve” , në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.Dyqani i jorganxhiut Mazllam Halilit është i vetmi dyqan i hapur në “Rrugën e jorganxhinjve” , në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

​E, pos studentëve, ai përmend edhe ish-ambasadorin amerikan në Beograd, Warren Zimmerman, i cili në vitin 1991, ka preferuar të blejë një jorgan me fije natyrale nga leshi e pambuku.

Ndryshe, kontrollet e shumta nga ana e Inspektoratit shtetëror që kanë për qëllim të luftojnëkonkurrencën jolojale, për të cilën është zotuar dhe vetë ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Bekim Neziri, kanë bërë që nga rreth 800 sosh, aq sa janë në Çarshi, një pjesë e madhe e dyqaneve mbeten të mbylluraashtu siç është rasti edhe në Rrugën e jorganxhinjve.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: BeogradEvropagazGjakovaLindjaPunaPunëShkupstudentZagrebzhdukje
Tjetri
“Pro Credit Bank”, largimet e dyshimta të punëtorëve

“Pro Credit Bank”, largimet e dyshimta të punëtorëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.