AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia mes frikës dhe mohimit të akuzave për përgjime masive

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës Zoran Zaev mban në dorë skripte të bisedave të përgjuara, Shkup. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Lideri i opozitës maqedonase është një kukull e huaj, tha partia qeverisëse pasi opozita akuzoi kryeministrin dhe shefin e policisë sekrete për  përgjime të mijëra njerëzve.

Media në deklaratën për shtyp të liderit të opozitës të hënën. Foto: Sinisa Jakov Marusic
Media në deklaratën për shtyp të liderit të opozitës të hënën. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Partia kryesore qeverisëse e Maqedonisë, VMRO DPMNE, i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për përgjime duke i cilësuar si të pakuptimta dhe kontradiktore,  dhe duke e quajtur liderin e Partisë Social Demokrate, Zoran Zaev ‘një kukull në duart e shërbimeve të huaja”.

Partia ka thënë e Partia Social Demokrate, SDSM, e ka nxjerrë skandalin për përgjimet si pjesë e ‘një skenari të krijuar në interes të një pale të tretë që nuk ia do të mirën Maqedonisë”.

Në deklaratën për shtyp, partia këmbënguli se pretendimet e Zaevit ishin ‘plotësisht kontradiktore dhe të pakuptimta; se ai do të marrë peng të gjithë popullin Maqedonas, përfshirë anëtarët e partisë së tij. Ai do të shantazhojë publikun dhe të shpërqendrojë nga çështjet e vërteta dhe nevojat e njerëzve”.

Partia vazhdoi duke thënë e institucionet maqedonase do të përcaktojnë të gjitha faktet dhe rrethanat,  si dhe motivet dhe qëllimet e nxitësve, mbështetësve dhe ekzekutuesve të këtij skenari.

Shpërthimi i zemërimit të partisë qeverisëse erdhi pas Zaev të martën pretendoi se qeveria kishte përgjuar bisedat e mijëra personave.

Subjekte të këtij përgjimi të shkallës së gjerë mesa duket përfshinin edhe vetë bashkëpunëtorët e kryeministrit Nikola Gruevki, politikanë të lartë, liderë të opozitës, aktivistë të OJQ-ve, gazetarë, biznesmenë, akademikë, liderë fetarë, anëtarë të gjyqësorit dhe të tjerë.

“Kjo e bën të qartë se kush e ka bërë këtë” dhe “Ne kemi qindra materiale që e provojnë” tha Zaev në konferencën e tij për shtyp të hënën në të cilën u publikuan 11 regjistrime audio që pretendohet të jenë biseda të përgjuara mes tyre edhe një e Ministres së Policisë Gordana Jankuloska dhe Ministrit të Financave Zoran Stavreski.

“Ky është vetëm fillimi,” tha Zaev duke lajmëruar materiale të tjera në vazhdim.

Dukshëm, në atë që u shfaq si një ushtrim i kufizimit të dëmit, mediat proqeveritare kryen një bllokim virtual të të gjithë akuzave të pretenduara.

Asnjë nga transmetuesit televiziv të zakonshëm nuk i lidhi emocionet e lajmeve me konferencën për shtyp të liderit të opozitës. Ata nuk transmetuan as bisedat telefonike të nxjerra në konferencë.

Televizioni maqedonas, MTV, i dha lajmet por vetëm nga fundi i buletinit qendror të lajmeve. Të tjerë transmetues kombëtarë privatë bënë të njëjtën gjë.

Shumica e mbulimit të historisë ishte e limituar në reagimin e partisë qeverisëse VMRO DPMNE.

Partia e vogël në koalicionin qeverisës, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, që përfaqëson shqiptarët, u shfaq më e përmbajtur se VMRO DPMNE.

Kjo mund të jetë për shkak se konferenca për shtyp e opozitës transmetoi një material që dukej se ishte bisedë e përgjuar midis Ali Ahmetit të BDI dhe kolegëve të tij.

BDI mezi bëri thirrje që “të gjitha çështjet të zgjidhen në mënyrë transparente dhe institucionale. Të gjithë faktorët politikë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm pavarësisht situatës së tensionuar në vend”.

Institucione të tjera kyçe kanë ngurruar të komentojnë.

Zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjev. Foto zyrtare.
Zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjev. Foto zyrtare.

Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandër Gjorgiev, nuk iu përgjigj telefonatës së BIRN për të komentuar të martën. Ai është cituar më parë në mediat e tjera duke thënë se qeveria nuk kishte asgjë për të shtuar veç atyre që kishte thënë tashmë kryeministri.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm, Marko Zvrlevski, nuk ishte e disponueshme për të komentuar për BIRN të martën.

Prokurori tha më parë për Radion Europa e Lirë se nuk kishte marrë padi penale siç tha opozita të hënën se do të ngrinte kundër tre personave në policinë sekrete, përfshirë Saso Mijalkovin, kreun e policisë sekrete.

Policia gjithashtu nuk ishte e disponueshme për të komentuar pas deklaratës për shtyp. Një zëdhënës i saj i tha NOVA TV se ai kishte lexuar vetëm lajmin e agjencisë mbi çështjen, pasi nuk ishte ftuar në konferencën për shtyp.

Në pritje të publikimit të lajmëruar të materialit të regjistruar, Gruevski akuzoi javën e shkuar Zaevin se ka bërë kërcënime kundër tij në mënyrë që të marrë pushtetin. Zaev dhe disa të tjerë u akuzuan për spiunazh dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit. Pesë persona janë arrestuar deri më tani, dhe Zaev u urdhërua të dorëzojë pasaportën.

Ndërsa Gruevski, në pushtet që nga 2006, këmbëngul se materiali komprometues i pretenduar vjen nga inteligjenca e huaj, lideri i opozitë thotë se e ka marrë nga punonjës të shërbimit sekret të brendshëm.

Zaev ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të publikojë bisedat e përgjuara, ku disa përmbajnë aktivitete kriminale dhe mashtrim me zgjedhjet, të gjitha me qëllimin, sipas tij, të demaskimit të qeverisjes autoritare të Gruevskit.

Etiketa: aktivistBDIBIRNBiznesmenbllokimdemokrateEuropagazetarGjyqGruevskiMaqedoniamashtrimMediaMITOpozitapadiPartiaPartia Social DemokratePoliciaProkuroriPunëPunëtorPunëtorëQeveriasekretSHsocial demokrateVMRO DPMNEZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Rumania e turpëruar nga gafa diplomatike në Paris

Rumania e turpëruar nga gafa diplomatike në Paris

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.