AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rrezik betonizimi për çfarë ka shpëtuar deri tani nga Durrësi i lashtë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
10
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite muzeun Arkeologjik të Durrësit më 6 dhjetor 2014. Foto: LSA / ADNAN BECI

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pritet të mblidhet të mërkurën (18 shkurt) për të diskutuar dhënien e një lejeje ndërtimi për pallat në lulishten ‘1 maji’ në Durrës, një zonë për të cilën arkeologët kanë kërkuar prej kohësh të shpëtohet nga betonizimi për shkak të pasurisë arkeologjike të zbuluar më herët.

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite muzeun Arkeologjik të Durrësit më 6 dhjetor 2014. Foto: LSA / ADNAN BECI
Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite muzeun Arkeologjik të Durrësit më 6 dhjetor 2014. Foto: LSA / ADNAN BECI

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, KKA, do të mblidhet të mërkurën në orën 14:30 në ambientet e Ministrisë së kulturës, për të diskutuar kërkesën për ndërtimin e një pallati në një nga zonat më të pasura arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Pallati i ri, të cilin KKA do të shqyrtojë, do të vendoset përballë postës qendrore në Durrës, karshi rrënojave të lagjes së vjetër Romake, e cila u betonizua pjesërisht për ndërtimin e një tjetër pallati me miratimin e Ministrisë së Kulturës në 2010.

Sipas arkeologëve, kjo zonë ndodhet brenda murit rrethues të qytetit Romak në Durrës, që do të thotë që mundësia që gërmimi do të sjellë në dritë rrënoja të qytetit të vjetër është shumë i lartë.

“Në antikitet çmimi i tokës brenda murit rrethues të qytetit ishte shumë i lartë, dhe shumica zonës brenda mureve qe e ndërtuar,” u shpreh një arkeolog për BIRN, i cili pranojë të fliste në kushte anonimati.

“Pallati për të cilin KKA do të marrë vendim nesër ndodhet në një zonë ku ka pasur gjetje të mëparshme të rëndësishme arkeologjike në zonën përreth,” shtoi.

Në këtë lulishte, nga të paktat e mbetura në qytetin e Durrësit, në vitin 1941 është gjetur dhe thesari më i madh arkeologjik i zbuluar në Shqipëri prej 4000 monedhash argjendi.

Zonat arkeologjike, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohen në zona “A”dhe zona “B”. Zonifikimi miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

Në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor, ndërsa në zonat arkeologjike “B” lejohen ndërtimet e reja në rastet e përcaktuara në rregulloren e administrimit të këtyre zonave, pas miratimit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Zona ku do të ndërtohet pallati ndodhet në zonën B, sipas zonifikimit të bërë me vendim të këshillit të ministrave disa vite më parë, por ky zonifikim është kundërshtuar vazhdimisht nga arkeologët.

Ministria e kulturës ka në sirtarët e saj prej disa vitesh propozime për ta përfshirë zonën e ish lulishtes “1 maji” në zonën arkeologjike A, por megjithatë insistimin e eksperteve ka bërë një vesh shurdh.

Një nga këtë propozime të siguruara nga BIRN, nënvizon se mënyra si është vijëzuar zona e mbrojtur A në qytetin e Durrësit, “të krijohet përshtypja se zona të caktuara janë lënë të lira për ndërtim.”

Areologët kërkojnë dyfishimin e zonës së mbrojtur A ku nuk lejohet aktiviteti i ndërtimit.

Jashtë zonës arkeologjike A në Durrës ndodhen një duzinë monumentesh arkeologjike të dokumentuara, përfshirë gjashtë mozaikë, dy kulla Bizantine dhe gjithashtu lagja romake tashmë e shkatërruar te ish lulishtja 1 maji.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë një vizite muzeun Arkeologjik të Durrësit më 6 dhjetor 2014. Foto: LSA / ADNAN BECI
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë një vizite muzeun Arkeologjik të Durrësit më 6 dhjetor 2014. Foto: LSA / ADNAN BECI

Pas gërmimit nga një kompani private, KKT bë vitin 2010 vendosi ruajtjen e vetëm 6 metrave katrorë nga lagja romake e zbuluar, ndërsa mbi pjesën tjetër u ndërtua një pallat prej 6 katesh.

Shkatërrimi i vitit 2010

Në vitin 2010, një zbulim i rëndësishëm arkeologjik, e cila njihet si Lagjja Romake, u mbulua me betonin e një pallati pasi Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në atë kohë dha leje ndërtimi me kushtin që një objekt i vetëm arkeologjik me madhësi rreth 6 metra katrorë të mos mbulohej.

Pati shumë ankesa dhe akuza, por përfundimisht një pallat u ndërtua aty ku gjendeshin konturet e një lagjeje antike romake.

Pjesa tjetër e zonës ka gjasa të përfundojë e betonizuar së shpejti. Gjithçka varet nga vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë pas mbledhjes së 18 shkurtit 2015.

 

Monumente jashtë zonës A

  • Mozaiku me kalë deti
  • Mozaiku me rozetë
  • Mozaiku Orfeut
  • Mozaiku Pallatit të Sportit
  • Mozaiku Lagjes 11
  • Mozaiku pranë Shkollës Sh.Mazreku (nëse ruhet ende në vendgërmim)
  • Kulla bizantin pranë Shkollës Sh.Mazreku
  • Kulla bizantine trekëndore dhe tërë linja e tretë e fortifikimit bizantin
  • Banesë romake me atrium korintik
  • Domus romak (demtuar gjysma gjatësore për ndërtimin e një pallati të ri)
  • Banesë romake tek lulishtja përballë Muzeut Historik
  • Banesë romake dhe pjesë rruge
  • Si edhe gërmimi në lulishten 1 MAJI
Etiketa: AkuzaarkeologBIRNDurrësEdi RamaKëshillit të MinistraveKKTKryeministri Edi RamaKullaKumbaroLeje ndërtimiliraMinistria e KulturësMirela KumbaromozaikPallatRamarrezikSHshqipShqipëriVendimVendimiZona e mbrojtur
Tjetri
Fillon gjyqi i tretë për vrasjen e gazetarit malazez

Fillon gjyqi i tretë për vrasjen e gazetarit malazez

Komente 10

  1. Hans says:
    11 years më parë

    Sa 6 m2??????? !!!!!!!!!!!!1000 m2 pa frike….sinqerisht u habita kur e lexova artikullin,Z.Likmeta une jam nje lexues I rregullt juaji.Me kete artikull me keni zhgenjyer nuk e di cfar ka ndodhur dhe ku e keni bere copy paste kete qe keni shkruar.Ju lutem informohuni para se te keq informoni publikun,se ka Zot e nuk duhet me I hy ne hak njeriu kot.Merre mundimin shko shikoje sa eshte ruajtja arkeologjike,nje mrekulli.Hera e pare qe nje shqiptar eshte I ndergjegjshem per historine e qytetit te vet,ne vend qe te shkruani nje fjale te mire,villni vrer.Meritojne nje pergezim nje fjale te mire ata njerez te jashtezakonshem!

    • Besar Likmeta says:
      11 years më parë

      Hans mund te lexosh Vendimin e KKA-se date 07.07.2010, shkruhet e bardhe ne te zezë që ruhen vetëm 6 metra katror.

      • Hans says:
        11 years më parë

        Une flas me fakte i dashur jo me copa letrash,merre mundimin dhe hajde ne durres.Po te duash te jap nr tim dhe te coj une ta shohesh.Me ka kap me. Inat kjo pune dokort nuk me hyn gje ne xhep,po me vjen keq kur shtremberohen faktet.Flas me ju se mendoj qe me kuptoni,duke u nisur nga ato shkrimet tuaja kam besim.

        • Besar Likmeta says:
          11 years më parë

          Kam qenë në Durrës dhe ke lulishtja 1 maji tani ka një pallat, ku nuk shof të jetë ruajtur më shumë se ç’thotë dokumenti i mësipërm.

  2. Hans says:
    11 years më parë

    Te dashur drejtues te reporter.al,mos botoni cfar shkruajne gazetaret pa u mireinformuar per lajmin.Une jam thjesht nje qytetar I Durresit e sa me dhimbset mua qyteti im ku jam llindur e rritur une,babai im e gjyshi Im,nuk I dhimbset ktyre qe shkruajne sa per lajm.Kurre nuk kam pare qe nje investitor privat te beje ate investim qe ka bere kompania qe ka ruajtur arkeologjine dhe po financon per muzeun e pare super modern ne Shqiperi.Ju uroj pune te mbare e suksese ne punen tuaj!

  3. Hans says:
    11 years më parë

    Censure….hajde merru me ju….humb kohen kot,ju I shtremberoni vet per qejf lajmet.Turp te keni!

  4. durres says:
    11 years më parë

    Ti Hans vetem nga Durresi nuk je. Shkaterrimin tek lulishtja Maji e ka pare dhe e sheh perdite i gjithe Durresi. Ti duhet te jesh ndonje nga ndertuesit qe keni shkaterruar ate perle arkeologjike.

  5. durres says:
    11 years më parë

    Foto Ilustruese

  6. durres says:
    11 years më parë

    Per te sqaruar Hansin

  7. durres says:
    11 years më parë

    Hansi te lutem gjej 1000 metrat

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.