AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të reformosh reformën greke

Dani RodrikngaDani Rodrik
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qeveria e re greke, e drejtuar prej partisë anti-kursim Syriza, e vë eurozonën përballë një sfide që nuk e kishte hasur: përballja me zyrtarë kombëtarë që janë jashtë rrjedhës tradicionale evropiane. Syriza është në shumë forma një parti radikale dhe pikëpamjet e saj në politikat ekonomike shpesh përshkruhen si të së majtës ekstreme; por mendimet e partisë për borxhin dhe kursimet mbështeten nga shumë ekonomistë të rrymës europiane në Europë dhe Amerikë. Pra, çfarë e veçon Syrizën?

Të gjitha negociatat midis debitorëve dhe kreditorëve përfshijnë blof dhe turfullim deri në një masë. Por ministri rebel grek i financave , Yanis Varoufakis, e ka çuar çështjen e tij në media dhe në publik në një mënyrë që lë pak dyshim për gatishmërinë e tij për të luajtur rëndë.

Dikush mund të priste që negociatat midis grekëve dhe trojkës të ishin kryesisht rreth arritjes së një marrëveshje rreth ekonomisë së situatës. Por kjo mbetet një dëshirë. Gjermanët, së bashku me vendet më të vogla kreditore, janë të vendosur kundër çdo lirimi të masave shtrënguese dhe janë të patundur se ‘reforma strukturore’ duhet të mbetet një kusht për financim të mëtejshëm. Ata mendojnë se ofrimi i kushteve më të lehta do të ishte ekonomikisht joproduktiv,  veçse do t’i jepte grekëve një mundësi për t’u kthyer te rrugët e tyre të vjetra të gabuara.

Pra çfarë po shpaloset para syve tanë nuk është një diskutim racional i ekonomive, por pazarllëk i pastër. Dhe i vetmi mjet negocimi që ka Varoufakis mund të jetë kërcënimi i nënkuptuar i daljes së Greqisë nga euro (Grexit). Kërcënimi është vetëm i nënkuptuar; shumica e grekëve nuk e duan atë dhe Varoufakis dhe kryeministri Alexis Tsipras janë larguar nga deklarimi  i të tilla qëllimeve.  Por, pa kërcënimin, pretendimet e Varoufakis për legjitimitetin demokratik me shumë gjasa do të binin në vesh të shurdhët në Berlin, Frankfurt dhe Bruksel. Syriza nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte programin ekonomik tq cilin u zgjodh të heqë.

Efekti i kërcënimit të daljes së Greqisë varet mbi dy kushte. Së pari, Gjermania dhe anëtare të tjera të eurozonës duhet ta konsiderojnë daljen e Greqisë si një rrezik të konsiderueshëm për veten e tyre. Së dyti, një kthim te dhrahmia duhet të ofrojë perspektivën se ekonomia greke do të dalë më mirë vetëm sesa në valutën e unionit (dhe nën programin ekonomik ekzistues) . në mungesë të kushtit të parë, eurozona do t’i përgjigjet Greqisë duket thënë “Nderimet tona, dil”. Në mungesë të kushtit të dytë, kërcënimi i Greqisë nuk do të ishte i besueshëm.

Dhe këtu hyjnë në lojë ekonomistët. Konsiderohet kushti i parë. Disa vëzhgues duket se e kanë bindur veten se çdo pasojë e daljes së Greqisë do të ishte e menaxhueshme. Greqia është njëkohësisht e vogël dhe në një pozicion unik të dëshpëruar. Ndaj është e mundur që anëtarët e tjerë të brishtë – Spanja, Portugalia dhe Italia – do të kurseheshin nga kontaminimi financiar dhe zbatueshmëria e euros nuk do të ndikohej në mënyrë dramatike.

Por pasojat janë kaq të parashikueshme dhe kostot e çdo efekti të mundshëm domino kaq të larta, saqë Gjermania dhe kreditorët e tjerë nuk kanë interes në nxitjen e një skenari të daljes së Greqisë. Përkundrazi, perceptimi i ndarjes së eurozonës duhet të jetë një nga makthet më të këqija të kancelares gjermane Angela Merkel. Dhe nëse nuk është, duhet të jetë.

Kushti i dytë, në lidhje me efektet mbi ekonominë greke, është më i vështirë për t’u zgjidhur. Edhe këtu, ka shumë skenarë shkatërrimi. Dalja e Greqisë do të kërkonte kontrolle kapitali dhe izolim financiar, për të paktën disa kohë.  Pasiguria rreth politikave dhe çmimeve mund të prodhojë një goditje të rëndë negative mbi ekonominë e vërtetë, duke e  shtuar edhe më shumë papunësinë.

Por ka shembuj të qartë të pasojave pozitive ekonomike që vijnë nga thyerja e një lidhje të ngjashme të valutës. Britania doli nga Standardi i Arit më herët, në 1931, që të lehtësonte kushtet monetare dhe të reduktonte përqindjet e interesit dhe doli më mirë sesa vendet që e vonuan daljen. Argjentina braktisi përqindjen e vet fikse të këmbimit ndaj dollarit amerikan në 2001 dhe përjetoi rikuperim të shpejtë pas dy tremujorëve negativë.

Në të dyja rastet, rifitimi i sovranitetit monetar lejoi një valutë më konkurruese, që në kthim rriti kërkesën e eksportit dhe ndihmoi rikuperimin ekonomik. Në daljen e Greqisë, shpresa e kësaj të fundit do të ishte diçka e ngjashme – një shtytje e mprehtë në konkurrencën e jashtme. Qeveria greke ka vend të kufizuar për stimuj fiskal dhe do të dështonte në tregjet financiare. Një valutë më e lirë, në parim, do të kthente përmbys pasojat e kursimit.

Zhvlerësimi i valutës funksionon duke ulur kostot vendase në termat e valutës së huaj. Një kosto e tillë është ulur tashmë ndjeshëm në Greqi. Që nga fillimi i krizës, pagat greke janë ulur me më shumë se 15% – një proces i quajtur, zhvlerësimi i brendshëm. Ende përgjigjja në termat e eksporteve ka qenë zhgënjyese. Ndonëse deficiti i madh aktual i vendit është larguar, kjo reflekton një rënie të importeve – një pasojë e kursimit – më tepër sesa një bum eksporti.

Ky fakt sugjeron se kthimi i dhrahmisë nuk do mund ta ndihmonte shumë. Eksportet greke duket se janë vështirësuar prej faktorëve të tjerë. Kostot me të larta të energjisë (prej rritjeve në taksën e akcizës dhe normat e elektricitetit),  bllokimi i kreditit, specializimi në stanjacionin e tregjeve të eksportit dhe pasiguria e përgjithshme e politikës të gjitha këto duket se kanë luajtur një rol. Si pasojë, çmimet e eksporteve greke nuk janë ulur aq sa pagat. Dalja e Greqisë mund të ndihmojë me disa nga këto kosto, por do të përkeqësonte të tjerat (si pasiguria politike).

Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, rritja e konkurrencës greke kërkon mjete që shënjestrojnë kufizimet specifike të detyrueshme të hasura nga eksportuesit. Një program grek që identifikon këto kufizime dhe propozon mjete do të ishte ekonomiks më i mirë sesa  besnikëria e verbër ndaj listës së reformave strukturore të trojkës. Gjithashtu do të ofrojë një alternativë më të besueshme për qëndrimin në eurozonë në kushtet aktuale,  duke detyruar Greqinë të bisedojë për një marrëveshje që siguron se dalja e Greqisë nuk do të ndodhë.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Reforming Greek Reform

Etiketa: Alexis TsiprasAngela MerkelBrukseldominoEkonomiaEurofinancimGjermaniaGreqiGreqiaItaliaizolimKapitalikostokufizimemarrëveshjeMASMediaMerkelPagatpaktParaProject SyndicateQeveriaReformarrezikSHSpanjaSYRIZAYanis Varoufakis
Tjetri
Rumania, strategji për të reduktuar varfërinë në vend

Seritë televizive britanike për imigrantët zemërojnë Rumaninë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.