AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Borxhi publik shqiptar shënon rekord të ri të lartë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Borxhi i qeverisë u rrit me 622 milionë euro më 2014 ndërsa borxhi publik si përqindje e PBB-së arriti në 69.1 për qind, shifra më e lartë që prej 15 vitesh, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga zyra e menaxhimit të borxhit në Ministrinë e Financave.

Kjo është hera e parë që nga viti 2000 që borxhi si përqindje e PBB-së, një tregues i përdorur për të matur barrën e borxhit në ekonominë kombëtare arriti nivele të tilla të larta.

Borxhi total publik i Shqipërisë arriti 978 miliardë lekë (gati 7 miliardë euro) në fund të vitit të kaluar, duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009.

Qeveria e re e qendrës së majtë njoftoi planet për rritjen e borxhit publik në fund të vitit 2013, duke premtuar se do të shlyejë detyrimet e prapambetura të akumuluara gjatë kohës së qeverisjes paraardhëse. Qeveria shënoi një deficit buxhetor në masën 5.1 për qind të PBB-së vitin e kaluar, nga të cilat, gati gjysma shkuan për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në kontratat e infrastrukturës apo pretendimet e parespektuara për rimbursim tatimesh.

Sipas planit të rënë dakord me FMN-në, Shqipëria pret të ndalojë rritjen e borxhit publik si përqindje e PBB-së këtë vit dhe të shënojë reduktim të vazhdueshëm përgjatë tri viteve të ardhshme përmes një buxheti pothuajse të balancuar, (pa deficit ose me deficit shumë të ult). Borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të ulet në më pak se 60 për qind të PBB-së në vitin 2019, në rast se gjithçka shkon sipas parashikimit.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me PBB-në mes vendeve të Europës Lindore dhe Juglindore me përjashtim të Hungarisë.

Në anën tjetër, kostoja e shërbimit të borxhit, sasisë së parave të paguara për interesat, aktualisht qe më e ulët më 2014 për shkak të rënies së shpejtë të interesave mesatare të borxhit publik të brendshëm.

Interesat e paguara për bonot e thesarit si dhe për obligacionet afatgjata ra poshtë 5.5 për qind si mesatare më 2014. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë postkomuniste që borxhi publik është kaq i lirë. Normat e interesit të bonove të thesarit 12 mujore të emetuara vitin e kaluar ranë në pak më shumë se 3 për qind vitin e kaluar nga maksimumi prej 9 për qind i shënuar në vitin 2009.

Rënia e interesave të borxhit publik filloi rreth vitit 2010, kur Banka Raiffeisen, në atë kohë, blerësi më i madh i borxhit publik, u detyrua të ulë ekspozimin e saj ndaj bonove të thesarit të Shqipërisë si pasojë e rregullave të reja europiane mbi menaxhimin e rrezikut. Ndonëse tërheqja e kredidhënësit më të madh duhej të kishte shkaktuar rritje të interesave, në fakt ndodhi e kundërta.

Gjatë viteve 2008-2010, Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim mbi pozitën dominuese të bankës Raiffeisen në tregun e bonove të thesarit, në përfundim të së cilit urdhëroi bankën të reduktojë komisionet që ajo zbatonte mbi blerjet e bonove të thesarit nga ana e individëve si dhe informimin e duhur të konsumatorëve.

Si rrjedhojë e rënies së interesit të borxhit të brendshëm, qeveria shqiptare harxhoi në total 40 miliardë lekë për interesa borxhi më 2014, shifra më e ulët që nga viti 2009 pavarësisht se sasia totale e borxhit publik gjatë kësaj periudhe mbi rreth 300 miliardë lekë.

Sa i përket borxhit të jashtëm, interesat e paguara janë të ulëta për shkak se pjesa dërrmuese e këtij borxhi përbëhet nga kredi për zhvillim të dhëna nga institucionet financiare ndëkombëtare, kredi që kanë interesa të ulëta. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria pagoi 8.2 miliardë lekë interesa për borxhin e huaj. Por kostoja e borxhit të huaj besohet se mund të ulet duke filluar nga viti i ardhshëm pasi bondet në euro të qeverisë shqiptare të skadojnë dhe riemetohen. Shqipëria emetoi 300 milionë euro bonde në vitin 2010 me interes shumë të lartë prej 7.5 për qind. Aktualisht interesat e këtyre bondeve në tregun sekondar janë shumë më të ulëta, gjë që sugjeron se pasi qeveria shqiptare të emetojë bondet e reja nga fundi i këtij viti, këto bonde të jenë gjithashtu me kosto shumë më të ulët.

Frika e disa ekspertëve është që interesat e ulëta të bonove të thesarit të përjetuara gjatë viteve të fundit të mos vijojnë gjithmonë të jenë kaq të ulëta, gjë që në kushtet e borxhit publik shumë të lartë mund të kthehet në barrë të papërballueshme për buxhetin e shtetit.4

Etiketa: bondetBorxhiBorxhi publikbuxhetiEuroFMNHetimkostokrediMASPBBQeveriaQeveria shqiptareRaiffeisenraportSHshqipShqipëriashqiptarezhvillim
Tjetri
Kostoja e Grexit

Kostoja e Grexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.