AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dollari shënon rekord shumëvjeçar duke shtrenjtuar kreditë dhe importet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një agjenci këmbimi valutor në Paris fotografuar më 6 mars 2015. Euro ka humbur terren vazhdimisht gjatë ditëve të fundit. (AP Photo/Michel Euler)

Dollari amerikan u kuotua në 130.46 lekë sot, mbi 30 për qind më shtrenjtë se një vit më parë, por ekspozimi i shqiptarëve ndaj dollarit është relativisht i ulët.

Një agjenci këmbimi valutor në Paris fotografuar më 6 mars 2015. Euro ka humbur terren vazhdimisht gjatë ditëve të fundit. (AP Photo/Michel Euler)
Një agjenci këmbimi valutor në Paris fotografuar më 6 mars 2015. Euro ka humbur terren vazhdimisht gjatë ditëve të fundit. (AP Photo/Michel Euler)

Dollari amerikan shënoi një rekord shumëvjeçar përballë euros në tregun ndërkombëtar sot, gjë që u reflektua edhe në shtrenjtim të kësaj monedhe ndaj lekut shqiptar. Dollari shënoi vlerën më të lartë në 12 vjet kundrejt euros pasi tregjet kanë rritur pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga ana e Rezervës Federale nga mesi i këtij viti si pasojë e përmirësimit të ndjeshëm të situatës ekonomike të Amerikës. Ndërkohë, vlera e euros u godit nga diskutimet që bisedimet për shpëtimin e Greqisë nga falimenti nuk po ecin siç duhet. Euro kushtoi sot 1.0762 dollarë, dhe tregtarët po shikojnë nëse mund të zbresë edhe më poshtë se kaq.

Leku shqiptar ka mbetur gjerësisht i pandryshuar në kursin e këmbimit kundrejt euros gjë që ka bërë që dollari amerikan të shtrenjtohet me gati 30 për qind në krahasim me një vit më parë.

Shtrenjtimi i dollarit pritet të sjellë rritje të kostos së importit të disa mallrave të rëndësishëm si naftë dhe drithëra si dhe në rritjen e kostos së borxhit publik e privat të marrë në dollarë apo në monedha të lidhura me dollarin. Ekspozimi në termat e kredisë private në dollarë është i ulët ndërsa ekspozimi në tregtinë e jashtme dhe veçanërisht në termat e borxhit publik të huaj është në nivele të konsiderueshme.

Rreth 20 për qind e tregtisë së jashtme të Shqipërisë kryhet në dollarë. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka një portofol në dollarë në ekujvalentin 290 milionë eurove sipas raportit të borxhit publik, ose 10 për qind të totalit të borxhit të jashtëm. Kjo pjesë e borxhit pritet të shtrenjtohet si pasojë e shtrenjtimit të dollarit. Por qeveria shqiptare ka edhe detyrime në SDR, monedhë llogari e institucioneve financiare ndërkombëtare, e cila përbëhet në masë të gjerë në dollarë amerikanë dhe që është forcuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Qeveria e Shqipërisë ka në SDR një porfotol kredish në ekujvalentin e 758 milionë eurove. Sipas raportimit të kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, SDR kushtonte më pak se 160 lekë verën e kaluar ndërsa u shtrenjtua në 181 lekë sot. Ky shtrenjtim pritet të rëndojë edhe koston e borxhit publik.

Portofoli i kredive të dhëna në dollarë, sipas raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë është i ulët. Në janar të këtij viti, kreditë për kompanitë në dollarë qenë rreth 35 milionë dollarë, ndërsa kreditë në dollarë për individët qenë rreth 15 milionë dollarë.

Etiketa: DollariEuroImportetMASQeveriaQeveria shqiptareSHshqipshqiptare
Tjetri
Hegjemoni amerikane apo primat amerikan?

Hegjemoni amerikane apo primat amerikan?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.