AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia heton përplasjen e helikopterit me foshnjën në bord

Gordana AndricngaGordana Andric
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtarët serb ruajnë zonën ku u përplas helikopteri pranë Beogradit, Serbi. 14 mars 2015. Foto: AP

Ministri serb i shëndetësisë mbrojti vendimin për ta transportuar në Beograd foshnjën e sëmurë, pasi helikopteri ushtarak i përdorur për misionin u përplas prej mjegullës së dendur me shtatë persona në bord.

Ushtarët serb ruajnë zonën ku u përplas helikopteri pranë Beogradit, Serbi. 14 mars 2015. Foto: AP
Ushtarët serb ruajnë zonën ku u përplas helikopteri pranë Beogradit, Serbi. 14 mars 2015. Foto: AP

Teksa hetimet vazhdojnë për shkakun e përplasjes vdekjeprurëse, ministri i shëndetësisë Zlatibor Loncar, tha të hënën se ishte e nevojshme të transportohej foshnja në Beograd pasi kishte nevojë të trajtohej në një qendër shëndetësore më të madhe dhe të pajisur më mirë.

Deklarata e tij erdhi pasi publiku dhe media serbe ngritën pyetje rreth arsyes së një helikopteri ushtarak që evakuonte fëmijën nga rajoni jugor i Raskës nuk e çoi fëmijën në një spital në qytetin më të afërt, kur kushtet e motit mund të kishin qenë më të mira për ulje.

“Vlerësimi i doktorëve ishte se fëmija, pesë-ditësh dhe me peshë tre kilogramë, ishte në rrezik vdekje dhe se ndihma duhej t’i ofrohej në një qendër më të madhe ku ishin kushtet e duhura dhe stafi përkatës,” tha Loncar për RTS.

Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë, dy mjekë dhe foshnjën 5-ditëshe vdiqën kur helikopteri ushtarak u përplas në aeroportin civil Nikola Tesla pranë Beogradit rreth orës 10:30 të mbrëmjes së të premtes.

Helikopteri rus Mi-17 po transportonte foshnjën me probleme frymëmarrje në kryeqytet për trajtim pasi një ambulancë që po e çonte fëmijën  në spital u bllokua prej një rrëshqitje dheu.

Raportimet e para sugjeruan se aeroplani u përplas prej mjegullës së dendur, ndërsa ministria e mbrojtjes konfirmoi se ekuipazhi provoi të ulej dy herë përpara se të zhdukej nga radari dhe të humbte kontaktin me kullën e kontrollit.

Ministria lajmëroi se ka formuar dy komisione të pavarura për të hetuar shkaqet e përplasjes dhe pritet që rezultatet e para të merren të mërkurën.

Ndërkohë, ekspertët ushtarakë, publiku dhe media kanë ngritur pyetje të ndryshme rreth aksidentit, përfshirë përse helikopteri ishte urdhëruar të udhëtonte në mot të keq dhe pse ekuipazhi ishte udhëzuar të ulej në aeroportin civil Nikola Tesla në Beograd prej mjegullës, në vend që të ulej ndokund tjetër.

Fillimisht, të nesërmen e përplasjes, Predrag Bandic, komandant i Brigadës 204 të Aviacionit, i tha gazetarëve se një analizë e kushteve të motit kishte treguar se kushtet më të mira për ulje ishin në Nikola Tesla.

Por Bratislav Gasiç, ministri serb i mbrojtjes, tha një ditë më pas se nuk kishte ende përgjigje pse ky aeroport ishte zgjedhur për t’u ulur.

“Vendi i uljes është zgjedhje e kontrollit të fluturimit dhe vetë pilotit. Deri më tani nuk ka arsye përse piloti u përpoq tre herë të ulej në aeroportin Nikola Tesla kur kishte mundësi të tjera,” tha Gasiç të dielën.

Ushtria gjithashtu deklaroi se helikopteri ishte në gjendjen e duhur dhe se anëtarët e ekuipazhit ishin mes pilotëve më me eksperiencë në ushtri.

Etiketa: AeroportBeogradgazetarHetimetMediaMinistria e MbrojtjesMjekParapilotrajonirrezikSerbiSerbiaSHSpitaluljeushtriUshtriavdekjezgjedhje
Tjetri
Shmanget ligji i koncesioneve për rrugën e Arbrit

Shmanget ligji i koncesioneve për rrugën e Arbrit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.